LETRA 45

6 Muharrem 1330

 

 

Të Drejtuarit te Interpretimi, duke Pasuar Gjurmët e të Parëve, është i Pashmangshëm.

 

Të mos ishte për khilāfetin e kalīfëve të drejtë që është i saktë përtej çdo dyshimi, ne s’do të kishim patur rrugë tjetër përveç pranimit të pikëpamjes suaj dhe interpretimit të këtij ajeti e të tjerëve sipas gjykimit tuaj, por të hidhet dyshim mbi bazueshmërinë e khilāfetit të tyre, Allahu qoftë i kënaqur me ta, është jashtë diskutimit. Të drejtuarit tek interpretimi atëherë, është i pashmangshëm, pasi ne kemi besuar në ta si dhe ata që u dhanë betimin atyre, Wesselam.

 

Sinqerisht,

S

 

 


LETRA 46

6 Muharrem 1330

 

 

1. Besimi tek të Parët Nuk Kërkon Interpretim,

2. Interpretimi është i Pamundur.

 

Tre khalīfët e drejtë, Allahu qoftë i kënaqur me ta, janë pa dyshim, subjekt studimi e debati; megjithatë, të përdoret një khīlafet i tillë për të rrëzuar argumentet tona bie poshtë tërësisht.

 

1) Të besuarit në khalīfët dhe ata që u dhanë betimin, nuk kërkon interpretim të argumenteve. Në përligjjen e khīlafetit të tyre, vetë ju i drejtoheni interpretimit, siç do ta qartësojmë, po qe nevoja.

 

2) Interpretimi i teksteve që ju pohuam, është i pamundur; i tillë është rasti edhe me atë që ende s’e kemi pohuar, siç është hadīthi i Gadīrit dhe ai i Testamentit, sidomos pasi përkrahen nga tradita të pakundërshtueshme të cilat mbështesin njëra-tjetrën, kur këto të fundit mjaftojnë vetë, që të kërkohet të referuarit teksteve të qarta. Kushdo që njihet me to, do të shohë se ato janë dëshmi të pakundërshtueshme dhe verdikte të paekuivoke, Wesselām.

 

Sinqerisht,

Sh