LETRA 15

Dhu’l-Ki’de 1329

 

 

1. Shkrepëtimë e së Vërtetës,

2. Kërkesa për Detaje mbi Autoritetet Shī‘ite tek të Cilët Sunnitë Mbështeten.

 

1) Letra juaj e fundit ishte e përkryer në organizim, e qartë në të shprehur, e ëmbël, e madhe në dobi, e rrokshme me lehtësi, e gjerë në vizion, largpamëse, e mbështetur mirë. E kam shikuar me kënaqësi e nga përmbajtja e saj kanë vezulluar treguesit e suksesit tuaj, kurse shenjat e ngadhënjimit tuaj kanë ndriçuar fort.  

 

2) Mirëpo, kur pohuat se sunnitë mbështeten mbi shī‘itët, ishit shumë të përmbledhur. Ju nuk e shkoqitët këtë pohim tuajin. Do të kish qenë më mirë sikur t’i kishit përmendur ata burra me emra dhe cituar tekstet sunnite që tregojnë se ata ishin shī‘itë e që megjithatë ata u mbështetën në ta. A do mundnit, ju lutem, të na i ofronit ato, që flamujt e së vërtetës të mund të shihen mirë e dritat e sigurisë të shndrisin qartë? Paqja qoftë me ju.

 

Sinqerisht,

S

 


LETRA 16

Dhu’l-Ki’de 1329

 

 

100 Autoritete Shī‘ite mbi të Cilët Sunnitë Mbështeten

 

Po. Unë po jua siguroj me nxitim atë që kërkuat, duke u kufizuar vetëm në ato personalitete që janë vizituar prej njerëzve nga gjërë e gjatë, me kusht që të mos më kërkohet të shkoqis mbi ta, ngase për këtë s’ka vend në paraqitjen e këtushme të shkurtër. Ja ku janë emrat e tyre dhe baballarëve të tyre në rend alfabetik:1

 

1. Abān ibn Taghlib

 

Ai ishte recitues i Kur’anit. Dhehebīu ia ka regjistruar biografinë në Mīzān duke thënë: “Abān ibn Taghlib (MET) i Kūfes, është një shī‘a i vendosur. Megjithkëtë, ai është i besuar; prandaj, ne do të mbështetemi në besueshmërinë e tij dhe do e lëmë të dënohet për risinë e tij.” Ai po ashtu thotë se Ahmed ibn Hanbeli, Ibn Ma‘īni dhe Ebū Hatimi e kanë vendosur besimin e tyre në të. Ibn ‘Adīu merr prej tij e thotë se është “ekstremist në shī‘izmin e tij.” Ibn Sa‘di e përshkruan si “devijues të hapët.” Dhehebīu vazhdon në përshkrimin e meritave të tij, duke e përfshirë si autoritet tek i cili mbështetet Muslimi dhe autorët e katër Sunen-eve: Ebū Dā‘ūdi, Tirmidhīu, Nesā‘īu e Ibn Māxhe, duke ia shënuar emrin me inicialet e tyre. Referojuni transmetimit të tij të hadīthit në Sahīh Muslim, në katër Sunen-et përmes el-Hakamit dhe el-A’meshit, krahas Fudejl ibn ‘Umerit. Sufjān ibn ‘Ajīne, Shu‘beh dhe Idrīs el-Awdīu e citojnë atë, siç shënon Muslimi. Ai, Allahu e mëshiroftë, vdiq më 141 H.

 

2. Ibrāhīm ibn Jezīd

 

Ai quhet Ibrāhīm ibn Jezīd ibn ‘Umer ibn ul-Eswed el-Nekha‘ī el-Kūfī, el-fekīh. E ëma është Malīka bija e Jezīd ibn Kejs el-Nekha‘īut dhe motra e el-Eswedit, Ibrāhīmit dhe ‘Adbur-Rahmānit, bijve të Jezīd ibn Kejsit. Ashtu si xhaxhallarët e tyre ‘Alkame dhe ‘Ubej, bijtë e Kejsit, ata ishin ndër më të besueshmit dhe autoritarët në tërë muslimanët. Autorët e gjashtë sahīh-ëve, si dhe të tjerët, janë mbështetur të gjithë mbi autoritetin e tyre, pa harruar se ishin shī‘ī.

       Sa për heroin tonë Ibrāhīm ibn Jezīd, ai është përfshirë me dinjitarët shī‘itë nga Ibn Kutejbe në f. 206 të veprës el-Ma’ārif ku ai radhit disa dinjitarë shī‘i, duke e marrë besueshmërinë e tij për të mirëqenë. Drejtojuni hadītheve të tij në Sahīh ul-Bukhārī e Muslim cituar nga nëna e dajës së tij ‘Alkame ibn Kejs, dhe nga Humām ibn el-Hārithi, Ebū ‘Ubejde ibn ‘Abdullāh ibn Mes’ūdi, ‘Ubejde, el-Eswed ibn Jezīdi, xhaxhai i tij. Referojuni po ashtu hadītheve të tij në Sahīh Muslim nëpërmjet dajës së tij ‘Abdur-Rahmān ibn Jezīdit, dhe Sehm ibn Munxhebit, Ebū Mu’ammerit, ‘Ubejd ibn Nedles, e ‘Ābisit. Në dy sahīh-ët, ai citohet nga Fudejl ibn ‘Umeri, Mughīre, Zijad ibn Kulejbi, Wāsili, el-Hasan ibn ‘Ubejdullāhi, Hammād ibn Ebū Sulejmāni e Sammāku. Ibrāhīmi u lind më 50 H. dhe vdiq në moshën 95 ose 96-vjeçare, katër muaj pas vdekjes së Haxhxhāxhit.

 

3. Ahmed ibn el-Mufdil

 

Ai është Ahmed ibn el-Mufdil ibn el-Kūfī el-Hafrī. Ebū Zer’e dhe Ebū Hātimi e citojnë dhe e mbështesin atë duke qenë plotësisht të vetëdijshëm për statusin e tij ndër shī‘ī. Në biografinë e Ahmedit, siç pohohet në el-Mīzān, Ebū Hātimi e thekson këtë fakt duke thënë: “Ahmed ibn ul-Mufdili është një nga prijësit shī‘ī dhe është besnik.” Dhehebīu e përmend në librin e tij el-Mīzān, duke i vënë pas inicialet e Ebū Dā‘ūdit dhe Nesā‘īut, si tregues se ata e quajnë autoritet. Referojuni hadītheve të tij në sahīh-ët e tyre përmes Thewrīut. Ai transmetoi përmes Asbāt ibn Nasīrit e Isrā‘īut.

 

4. Ismā‘īl ibn Abbān el-Esdī el-Kūfī el-Warrāk 

 

Mentor i Bukhārīut, siç pohon ky vetë në Sahīh-un e tij. Dhehebīu shkruan në Mīzān se Bukhārīu dhe Tirmidhīu janë mbështetur te ai. Ai gjithashtu pohon se Jahjāi dhe Ahmedi kanë marrë prej tij; se Bukhārīu ka thënë: i besuar (sadūk), dhe se të tjerë kanë pohuar: “ai praktikonte shī‘izmin.” Vdiq më 286, kurse Kejserānīu thotë se kjo ndodhi më 216 H. Bukhārīu ka transmetuar prej tij drejtpërsëdrejti mëse njëherë në Sahīh-un e tij, siç pohon Kejserānīu dhe të tjerë.

 

5. Ismā‘īl ibn Khalīfah el-Mellaī el-Kūfī.

 

Kunijeti i tij është Ebū Isrā‘īl, me të cilin edhe njihet. Dhehebīu e ka përmendur në kreun e nofkave në Mīzān, ku dhe ka pohuar: “ka qenë shī‘a i urryer, nga ekstremistët që demaskonin ‘Uthmānin dhe ka përcjellë për të fjalë të shumta që s’ka nevojë t’i përmendim, e prapëseprapë Tirmidhīu ka përcjellë prej tij në Sahīh e po kështu shumë nga autoritetet e sunen-eve. Ebū Hatīmi ia ka quajtur hadīthin të mirë. Ebū Zarāh ka thënë: i besuar; në mendimin e tij ka ekstremizëm.” Ahmedi ka thënë: “Hadīthi i tij shkruhet.” Ibn Ma‘īni ka pohuar një herë: “Është autentik.” El-Felāsi ka thënë: “Nuk është nga gënjeshtarët.” Drejtojuni hadīthit të tij në Sahīh et-Tirmidhī e gjetkë, nga el-Hakem ibn ‘Utejbeh. ‘Atijje el-‘Aufi ka tansmetuar prej tij. Po ashtu, Ismā‘īl ibn ‘Amr el-Bexhelī dhe një grup nga autoritetet e këtij rangu. Ibn Kutejbeh e ka përfshirë me dinjitarët shī‘itë në librin e tij el-Ma’ārif.

 

6. Ismā’īl ibn Zekerijā el-Esdī el-Khalikān el-Kūfī

 

Dhehebīu ia ka bërë jetëshkrimin në el-Mīzān, duke thënë: “Ismā’īl ibn Zekerijā el-Khalikānī el-Kūfī, sadūk, shī‘a” dhe e ka përfshirë me ata që pranohen nga autorët e sahīh-ëve duke ia shënuar emrin me treguesin e pajtimit të njëzëshëm të tyre për besnikërinë e tij. Drejtojuni hadīthit të tij në Sahīh-un e Bukhārīut i përcjellë nga Muhammed ibn Sawkahi dhe ‘Ubejdullāh ibn ‘Umeri; hadīthit të tij në Sahīh-un e Muslimit, i përcjellë nga Suhejl e Mālik ibn Maghūli, etj. Ndërsa hadīthi i tij i përcjellë nga Āsim el-Ahwali gjendet në të dy Sahīh-ët. Prej tij ka transmetuar Muhammed ibn es-Sabah dhe Ebū Rabijje te të dy Sahīh-ët, e Muhammed ibn Bekkār te Muslimi. Vdiq në Bagdad më 174 H. Të qenurit e tij shī‘a është e hapur dhe e njohur, gjersa i mveshën pohimin se “Ai që thirri robin e Tij nga ana e Turit ishte ‘Alī ibn Ebī Tālibi.” Po ashtu, ai gjoja pohonte: “I Pari e i Fundit, i Jashtmi e i Brendshmi është ‘Alī ibn Ebī Tālibi.” Kjo, pa dyshim është një ndër shpifjet e armiqve të këtij burri për shkak të qenies ndër pasuesit e ‘Alīut dhe preferuesit e këtij mbi të tjerët. Në jetëshkrimin e tij në el-Mīzān, Dhehebīu, pasi i përmend këto mite rreth tij, pohon: “Këto fjalë ndaj Khalikānit nuk kanë bazë; ato janë prej fjalëve të të paudhëve...”

 

7. Ismā‘īl ibn ‘Abbād

 

Emri i tij është Ismā‘īl ibn ‘Abbād ibn ul-‘Abbās et-Talekānī (Ebū el-Kāsim), i njohur më mirë si es-Sāhib ibn ‘Abbād. Dhehebīu e ka përmendur në el-Mīzān, duke i vënë DT pranë emrit, për të treguar se si Dā‘ūdi ashtu edhe Tirmidhīu mbështeten tek ai në sahīh-ët e tyre.2 Pastaj ai vazhdon duke e përshkruar si “një shī‘a i talentuar, njeri i letrave”. Të qenit e tij shī‘a është fakt që s’mund të dyshohet prej askujt. Ja përse ai dhe babai i tij fituan nota të larta prestigji e madhështie në shtetin bujid. Ai qe i pari vezir që u quajt sāhib (shok), ngase që në adoleshencë ishte shok i Mu’ajjed el-Dawle ibn Buwejhit. Ky llagap e ndoqi gjersa u rrit dhe filloi të njihej me atë emër. Më pas, ai u përdor për cilindo që mbante të njëjtën përgjegjësi në qeveri. Fillimisht, ai qe vezir i Mu’ajjed el-Dawle Ebū Mansūr ibn Rukn el-Dawle ibn Buwejhit. Pas vdekjes së këtij, në Sha’bān 373 H. në Xhurxhān, Ebū’l-Hasan ‘Alīu, i njohur më mirë si Fakhr el-Dawle, vëllai i Mu’ajjedit, mori pushtetin dhe ia ruajti pozitën Sāhibit. Fakhr el-Dawle e nderoi dhe ia plotësoi dëshirat Sāhibit, ashtu siç bëri i ati Ebū ‘Abbād ibn ul-‘Abbāsi, kur i shërbente babait të Fakhr el-Dawlit, Rukn el-Dawlit. 

       Kur, në moshën 59-vjeçare, Sāhibi vdiq mbrëmjen e së enjtes së 24 Seferit 385, në Rej, qyteti mbylli dyqanet në shenjë zie dhe njerëzit u mblodhën para shtëpisë së tij në pritje të arkivolit. Fakhr el-Dawle, i shoqëruar nga ministrat qeveritarë e prijësit ushtarakë, shkoi aty me rroba zie. Kur arkivoli doli nga shtëpia, njerëzit thirrën njëzëri “Allahu Ekber!”, puthën tokën në shenjë madhërimi dhe Fakhr el-Dawle e ndoqi arkivolin në këmbë bashkë me turmën dhe qëndroi me ta gjatë zisë tre-ditore. Poetët recituan elozhe, dijetarët mbajtën ceremoni përkujtimore dhe ai u lavdërua nga ata që s’arritën t’ia ndiqnin xhenazen. Ebū Bekr Khawārizmī tha: “Sāhib ibn ‘Abbādi u rrit në prehrin e ministrisë, mësoi të zvarritej dhe të ecte brenda mureve të saj, u ushqye nga gjinjtë më të shëndetshëm të saj dhe e trashëgoi ministrinë nga paraardhësit e tij.” Ebū Sa‘īd el-Rustemi thuri këto vargje për të: 

 

Ai ministrinë e trashëgoi si hallkë në një zinxhir

           Njeri i madh, ish ai, trashëgimtar i njerëzve të mirë

             Për ministrinë e el-‘Abbāsit, ‘Abbādi po ju tregon

             Dhe nga ‘Abbādi ngjarjet, Ismā‘īli po jua dëfton.

 

       Në biografinë e tij të Sāhibit, Tha‘lebīu thotë: “S’mund të gjej fjalë për ta përshkruar drejt statusin e lartë të Sāhibit në dije dhe arte, apo prestigjin që ai gëzon si mirëdashës e bujar, apo virtytet e tij të rralla dhe zotërimin e meritave të ndryshme. Më e mira fjali që mund të thur për të s’ia jep dot as hakun më të paktë virtyteve e pozitës së tij, dhe përshkrimi im më i arrirë nuk mund të jetë i drejtë ndaj virtyteve e tipareve të tij.” Sāhibi shkroi shumë libra të çmuar, përfshi el-Muhīt në gjuhë, në shtatë vëllime, me kapitujt e renditur alfabetikisht. Ai ngriti një librari që s’e kishte shoqen. Nūh ibn el-Mensūri, një nga mbretërit e Sam’ānit, i shkroi njëherë për ta ftuar të vihej në krye të këshillit të tij të ministrave e të drejtonte çështjet e mbretërisë. Ai i kërkoi ndjesë, duke i thënë se nevojiteshin katërqind deve vetëm për transportin e librarisë së tij. Kaq duhet t’ju mjaftojë për të. 

 

8. Ismā‘īl ibn ‘Abdur-Rahmān ibn Ebū Kerīme el-Kūfī

 

I njohur më mirë si el-Sadi, ai është zbërthyesi i shquar i Kur’anit Famëlartë. Duke treguar biografinë e tij, Dhehebīu e përshkruan si të “akuzuar me shī‘izëm.” Husein ibn Wākid el-Marūzi e diskuton atë duke pretenduar se e kishte dëgjuar njëherë të mallkonte Ebū Bekrin dhe ‘Umerin. Megjithë tërë këto akuza, ai citohet nga el-Thewrīu, Ebū Bekr ibn ‘Ajjāshi dhe shumë të tjerë të atij kalibri. Muslimi dhe autorët e katër sahīh-ëve e mbajnë si autoritet, ndërsa Ahmedi i dhuron atij tërë besimin e vet. Ibn ‘Adī thotë se ai është besnik. Jahjā el-Kattāni thotë se s’ka ndonjë të keqe me hadīthet që ai përcjell. Jahjā ibn Sa‘īdi thotë: “Kurrë s’kam dëgjuar ndonjeri të flasi keq për Sadin; askush s’ka hequr dorë prej tij.” Ibrāhīm el-Nekha‘īu kaloi njëherë pranë Sadit kur ky po komentonte Kur’an. Ibrāhīmi tregoi se Sadi po e komentonte Kur’anin sipas metodave të zakonshme. Nëse lexoni për Sadin në Mīzān ul-I’tidāl, do të gjeni më shumë hollësira për çka pohuam më lart. Drejtojuni hadītheve të Sadit në Sahīh Muslim nga Enes ibn Māliku, Sa‘d ibn ‘Ubejde dhe Jahjā ibn ‘Abbādi. Ebū ‘Awāne, el-Thewrīu, Hasan ibn Salihu, Zā’ide dhe Isrā‘īli e kanë cituar, duke qenë ai mentor i tyre, siç pohojnë katër sahīh-ët. Vdiq më 127 H. 

 

9. Ismā‘īl ibn Mūsa el-Fazārī el-Kūfī

 

Mīzān-i i Dhehebīut citon Ibn ‘Udejin me fjalët: “Njerëzit i urrenin pikëpamjet e tij ekstreme shī‘ite.” Aty po ashtu citohet ‘Abdāni duke thënë: “Hammādi dhe Ibn Ebī Shejbe e kundërshtonin të vizituarit tonë të tij.” Ai e pyeti njëherë se si ia çonte me “atë imoral që mallkon të parët tanë.” Megjithkëtë, si Ibn Khuzejme ashtu dhe Ebū ‘Arūbe e citojnë atë, si mësues i tyre. Ai është në një kategori me Ebū Dā‘ūdin dhe Tirmidhīun që e citojnë dhe mbështeten te autoriteti i tij në sahīh-ët e tyre. Ebū Hātimi e përmend dhe e quan të besuar. Nesā‘īu thotë “ai është në rregull”. Gjithë kjo pohohet në biografinë e këtij burri në Mīzān-in e Dhehebīut.

       Referojuni hadītheve të tij në Sahīh ul-Tirmidhī dhe Sunen Ebū Dā‘ūd transmetuar nga Māliku, Sherīku dhe ‘Umer ibn Shākiri, një mik i Enesit. Vdiq më 245 H. Ai ishte biri i motrës së el-Sadit, ndonëse ai vetë mund ta ketë mohuar këtë, wa‘Llāhu a‘lem. 

 

10. Talīd ibn Sulejmān el-Kūfī el-A’raxhi

 

Ibn Ma‘īni e përmend dhe thotë: “Ai e kishte zakon të mallkonte ‘Uthmānin. Disa nga ‘uthmānītë e dëgjuan këtë. Ata e gjuajtën me gurë dhe ia thyen këmbën, prej nga vjen dhe nofka e tij “el-A’raxh”, çaluesi. Ebū Dā‘ūdi e përmend duke thënë se ai është rāfidī që mallkon Ebū Bekrin e ‘Uthmānin. Mëgjithë tërë këtë, Ahmedi dhe Ibn Nemīri mbështeten në autoritetin e tij edhe pse ia dinë bindjet shī‘ite. Ahmedi ka thënë: “Talīdi është një shī‘a i talentuar, por prapëseprapë ne s’mundëm të gjenim asgjë të gabuar në atë që ai transmetoi.” Dhehebīu e ka përmendur në el-Mīzān, duke cituar pohime rreth tij nga dijetarët, si më lart. Ai vë inicialet e Tirmidhīut pas emrit të tij për të shënuar se ky e konsideron atë autoritet. Drejtojuni hadītheve të tij në Sahīh ul-Tirmidhī përmes ‘Atā ibn el-Sā‘ībit dhe ‘Abdul-Mālik ibn ‘Umejrit. 

 

11. Thābit ibn Dīnār

 

Thābiti njihet më mirë si Ebū Hamza el-Thumālī. Të qenit e tij shī‘a është e qartë si drita e diellit. Autori i el-Mīzān-it e përshkruan duke treguar se emri i ‘Uthmānit u përmend njëherë në praninë e tij. Ebū Hamzai pyeti me sarkazëm: “Kush është ‘Uthmāni?!” Aty po ashtu pohohet se Sulejmāni e përfshin Ebū Hamzain me rāfidī-të. Dhehebīu ia vendos inicialet e Tirmidhīut pas emrit si tregues i të qenit autoritet. Wakī’u e Ebū Na‘īmi e citojnë dhe ia përdorin emrin si autoritet. Shihni hadīthet e tij te Tirmidhīu nga Enesi, el-Sha‘bīu e të tjerë të këtij kalibri. Ai, Allahu e mëshiroftë, vdiq më 150 H. 

 

12. Thuwejr ibn Ebū Fākhita

 

Njihet më mirë si Ebū Xhehm el-Kūfī, rob i liruar i Umm Hāni’, bijës së Ebū Tālibit. Dhehebīu e ka përmendur në Mīzān dhe ka cituar thënien e Jūnus ibn Ebū Ishākut se ai ishte rāfidī. Megjithatë, si Sufjāni, ashtu dhe Shu’be e kanë cituar atë, dhe Tirmidhīu i ka përcjellë disa nga hadīthet e tij në Sahīh, me autoritetin e Ibn ‘Umerit dhe Zejd ibn Arkamit. Gjatë kohës së Imamit el-Bākir, ai i qëndroi besnik Imamit, e u bë i njohur për këtë. Lidhur me këtë, ai bëri dialogje interesante me kadiun ‘Amr ibn Dher, bashkëkohësin e tij Ibn Kejs dhe Selt ibn Bahrāmin të cilët e dëshmojnë këtë fakt.

 

13. Xhābir ibn Jezīd ibn el-Hārith el-Xhu’fī el-Kūfī

 

Dhehebīu ia ka rrëfyer biografinë në el-Mīzān, duke e përshkruar si një nga ‘ulemātë shī‘i. Ai citon Sufjānin duke pohuar se e ka dëgjuar Xhābirin të thotë se dija e Profetit i kaloi ‘Alīut e më pas Hasanit e kështu me rradhë gjersa arriti Imamin Xha‘fer es-Sādik, që ishte bashkëkohës i tij. Muslimi e ka përmendur në një prej krerëve të parë të Sahīh-ut të tij, duke cituar el-Xharren i cili e kish dëgjuar Xhābirin të thoshte se ai dinte shtatëdhjetë mijë hadīthe të Profetit të përcjella me autoritetin e babait të Imam Xha‘ferit. Ai gjithashtu ka cituar Zuhejrin duke thënë, “Unë di pesëdhjetë mijë hadīthe, asnjërin prej të cilëve s’i kam transmetuar akoma.” 

       Një ditë, ai citoi një hadīth dhe tha, “Ky është njëri prej pesë-dhjetë mijë hadītheve.” Sipas jetëshkrimit të tij në el-Mīzān-in e Dhehebīut, saherë Xhābiri transmetonte hadīth nga Imam Bākiri, ai thonte: “Wasi-u i wasi-ve të Profetit (s) më ka transmetuar se...” Në biografinë e tij në el-Mīzān, Ibn ‘Udej thotë: “Populli fliste se ai besonte në kthimin.” 

       Duke u mbështetur në autoritetin e Zā’ides, Dhehebīu ia ka përfshirë biografinë në el-Mīzān dhe ka thënë: “Xhābir el-Xhu‘fīu është një rāfidī që mallkon...” Megjithëkëtë, si Nesā‘īu ashtu dhe Ebū Dā‘ūdi mbështeten në autoritetin e tij. Referojuni hadīthit që ai tregon lidhur me sexhdet e papritura në të dy Sahīh-ët. Shihābīu, Ebū ‘Awāne dhe shumë të tjerë të kalibrit të tyre e citojnë atë. Dhehebīu, që e përmend atë në el-Mīzān, ka vënë inicialet e Ebū Dā‘ūdit dhe Tirmidhīut pas emrit të tij për të treguar mbështetjen e tyre në autoritetin e tij. Ai gjithashtu citon Sufjānin duke thënë se Xhābir el-Xhu‘fīu i frigohet Allahut kur përcjell hadīth, dhe se ai kishte pohuar: “Kurrë nuk kam parë ndonjeri më të përzotshëm se Xhābirin.” Ai gjithashtu citon Shu‘ben që thotë se Xhābiri është besnik, dhe “Saherë që Xhābiri transmetonte hadīth, ne dëgjonim, ngase ai ishte më i besuari ndër të gjithë.” Wakī’u thonte: “Nëse dyshimi të kaplon mendjen, mund të dyshosh këdo, përveç Xhābir el-Xhu‘fīt” dhe se Ibn ‘Abd el-Hakami e kishte dëgjuar Shāfi‘īun të tregonte se Sufjān Thewrīu i tha njëherë Shu‘bes: “Nëse e dyshon ndonjëherë Xhābirin, kjo do të shënojë fundin e miqësisë sonë.” Xhābiri, Allahu e mëshiroftë, vdiq ose më 127, ose më 128.

 

14. Xherīr ibn ‘Abdel-Hamīd el-Dabī el-Kūfī

 

Në veprën e tij el-Ma’ārif, Ibn Kutejbe e përfshin me dinjitarët shī‘i ndërsa Dhehebīu e përmend në el-Mīzān, duke ia nënvizuar emrin për të treguar pajtimin e sahīh-ëve në mbështetje të autoritetit të tij. Ai e ka lavdëruar me fjalët: “Ai është dijetari i Rejjit, në autoritetin e të cilit mbështeten shumë autorë”, duke e dëshmuar konsensusin e opinionit lidhur me besueshmërinë e tij. Drejtojuni hadītheve të tij në Sahīh ul-Bukhārī dhe Muslim nga A’meshi, Mugīre, Mensūri, Ismā‘īl ibn Ebū Khālidi dhe Ebū Is’hāk el-Shejbānīu. Kutejbe ibn Sa‘īd ibn Jahjāi dhe ‘Uthmān ibn Ebū Shejbe ia kanë cituar secili hadīthet, siç tregojnë të dy sahīh-ët. Ai, Allahu ia prehtë shpirtin në paqe, vdiq në Rej më 187 H., në moshën 77-vjeçare. 

 

15. Xha‘fer ibn Zijād el-Ahmar el-Kūfī 

 

Ebū Dā‘ūdi e ka përmendur me fjalët: “Ai është një shī‘a i besuar.” El-Xhuzxhānīu ka thënë: “Ai ka devijuar nga rruga”, në kuptimin: nga rruga e Xhuzxhānīut te ajo e Familjes së Profetit (s). Ibn ‘Adīu e ka përshkruar si një shī‘a i devotshëm. Nipi i tij Husein ibn ‘Alī ibn Xha‘fer ibn Zijādi thotë: “Gjyshi im Xha‘feri qe ndër prijësit shī‘itë të Khurasānīt.” Ebū Xha‘fer Dawanīkīu urdhëroi t’i vinin kollare3 rreth qafës atij dhe një grupi shī‘īsh e t’i tërhiqnin zvarrë si qenër; pastaj i futi në burgje nëndhese për një kohë të gjatë. Ibn ‘Ajīne, Wakīu, Ebū Gasāni, el-Mehdiu, Jahjā ibn Bishr el-Harīri dhe Ibn Mehdiu kanë cituar secili hadīthet e tij, duke qenë ai mentori i tyre. Ibn Ma‘īni e të tjerë e konsiderojnë atë autoritet në hadīthet e Profetit (s). Ahmedi ia përshkruan hadīthet si sahīh. Dhehebīu e ka përmendur në el-Mīzān dhe treguar çka u tha më lart, duke vënë inicialet e Nesā‘īut dhe Tirmidhīut pas emrit të tij, si tregues i mbështetjes së tyre mbi të. Referojuni hadīthit të tij të cituar në sahīh-ët e tyre nga Bejān ibn Bishri dhe ‘Atā’ ibn el-Sā‘ibi. Ai citohet nga burra të tjerë të po këtij kalibri. Ai, Allahu pastë mëshirë mbi shpirtin e tij, vdiq më 167 H.

 

16. Xha‘fer ibn Sulejmān el-Dab’i el-Basrī (Ebū Sulejmān)

 

Në el-Ma’ārif, f. 206, Ibn Kutejbe e përfshin me dinjitarët shī‘itë. Ibn Sa‘di thekson se është shī‘a dhe transmetues besnik hadīthesh. Ahmed ibn el-Mikdāmi e akuzon si rāfidī. Ibn ‘Adīu e përmend me fjalët: “Ai është shī‘a. S’ka asgjë të keqe në transmetimet e tij, që nuk mohohen kurrsesi dhe unë e konsideroj person që i pranohet hadīthi.” Ebū Tālibi ka treguar: “E kam dëgjuar Ahmedin të thotë se s’ka asgjë të keqe me hadīthet e Xha‘fer ibn Sulejmān Dab’iut.” Kur i thanë: “Po Sulejmān ibn Harbi thotë se ai s’i ka shkruar hadithet e Dab’iut”, Ahmedi u përgjigj se Ibn Harbi nuk kishte ndonjë vërejtje që ndokush duhet t’i shkruante hadīthet e Dab’iut dhe se [paragjykimi i Ibn Harbit ishte thjesht ngaqë] Dab’iu ishte një shī‘a që citonte hadīthe për ‘Alīun.” Ibn Ma‘īni ka thënë: “Kam dëgjuar ca fjalë nga ‘Abdur-Rezāku, të cilat dëshmojnë për ‘bindjet e tij medhhebore.’ Unë e pyeta: ‘Mentorët e tu si Mu‘ammeri, Ibn Xhurejhi, el-Awzā’i, Māliku dhe Sufjāni janë të gjithë sunni. Nga e mësove ti këtë medhheb?’ Ai m’u përgjigj: ‘Një ditë, Xha‘fer ibn Sulejmān Dab’iu na bëri vizitë dhe pashë se ishte i virtytshëm e i devotshëm; prej tij e mësova këtë medhheb.’” Me sa shoh, Muhammed ibn Ebū Bekr el-Mukaddemīut iu duk ndryshe. Ai e thoshte haptas se Xha‘feri e mësoi “rāfidīzmin” nga ‘Abdur-Rezāku; prandaj ai e kishte zakon ta mallkonte këtë të fundit e të thonte: “Askush s’i prishi bindjet e Xha‘ferit veç ‘Abdur-Rezākut.”

       Duke cituar Sehl ibn Ebū Khaduthen, el-Akīli ka thënë: “I thashë Xha‘fer ibn Sulejmānit: ‘Kam dëgjuar se ti mallkon Ebū Bekrin dhe ‘Umerin.’ Ai u përgjigj: ‘Unë mallkim nuk bëj; e sa për mëri, mund të thuash ç’të ka ënda’.” 

       Duke u mbështetur te Xherīr ibn Jezīd ibn Harūni, Ibn Hibbāni thotë në Thikāt: “Babai më dërgoi njëherë te Ebū Xha‘fer el-Dab’iu. I thashë: ‘Kam dëgjuar se ti mallkon Ebū Bekrin dhe ‘Umerin.’ Ai u përgjigj: ‘Unë s’i mallkoj ata. Por nëse do të thuash se i përçmoj, fol lirshëm’; kështu konkludova se ai ishte rāfidī.”

       Në biografinë e Xha‘ferit në el-Mīzān, Dhehebīu ka përfshirë çfarë u tha më sipër si dhe ka theksuar faktin se ai burrë qe ‘alim i përzotshëm, “ndonëse shī‘a”. Muslimi mbështetet në të dhe citon disa nga hadīthet e tij unike që nuk janë transmetuar askund tjetër, siç e dëshmon vetë Dhehebīu në biografinë e Xha‘ferit. Drejtojuni hadītheve të tij në Sahīh nga Thābit el-Banāni, el-Xha‘d ibn ‘Uthmāni, Ebū ‘Umrān el-Xhawni, Jezīd ibn el-Reshki dhe Sa‘īd el-Xherīri. Katān ibn Nasīri, Jahjā ibn Jahjā, Kutejbe, Muhammed ibn ‘Ubejde ibn Hesābi, Ibn Mehdiu e Musaddidi ia kanë cituar secili hadīthet. Për shembull, ai ka thënë: “I Dërguari i Allahut (s) nisi një divizion të ushtrisë nën komandën e ‘Alīut...” etj. Një tjetër hadīth nga ai pohon: “Ç’keni ndaj ‘Alīut? ‘Alīu është nga unë dhe unë jam nga ‘Alīu. Pas meje, ai është wali-u i çdo besimtari”, siç e citon Nesā‘īu nga Ibn ‘Adīu. Dhehebīu e pohon këtë kur diskuton Xha‘ferin në el-Mīzān. Ai vdiq në Rexheb të vitit 178 H.; Allahu e mëshiroftë. 

 

17. Xhamī’ ibn ‘Umejre ibn Tha‘lebe el-Kūfī et-Tejmī

 

Ebū Hātimi e ka përmendur biografinë e tij në Mīzān, në fund të së cilës ai pohon: “El-Kūfī është një nga fisnikët shī‘itë, hadīthi i të cilit është sahīh.” Ibn Hibbāni e ka përmendur dhe ka pohuar - siç tregohet në Mīzān - se ai është “rāfidī”. Po ju them se el-‘Alā’ ibn Sālihu, Sadeke ibn el-Muhanāi dhe Hākim ibn Xhubejri e kanë marrë dijen prej tij, duke qenë ai mentor i tyre. 

       Librat Sunen e citojnë atë trefish. Tirmidhīu ia ka brohoritur hadīthet, siç dëshmon Mīzān-i i Dhehebīut. Ai ishte tabi‘ī. Hadīthin e mësoi nga Ibn ‘Umeri e ‘Āisha. Një nga hadīthet që ai mësoi prej Ibn ‘Umerit pohon se ky e kish dëgjuar të Dërguarin e Allahut t’i drejtohej kështu ‘Alīut: “Ti je vëllai im në këtë jetë dhe në tjetrën.”

 

18. El-Hārith ibn Hasīre Ebū’l-Nu‘mān el-Esdī el-Kūfī

 

Ebū Hātim er-Rāzīu e përshkruan si një prej fisnikëve shī‘ī. Ebū Ahmed el-Zubejri i ka mveshur atij besimin në kthim. Ibn ‘Adīu e përmend, duke thënë: “Hadīthi i tij shkruhet megjithë të metën që kam vërejtur në të. Ai është një prej kufasve që do të digjen në ferr për shkak të shī‘izmit të tyre.” Thanīxhi ka thënë: “E pyeta njëherë Xherīrin: A je takuar me Hārith ibn Hasīren?’ Ai m’u përgjigj: ‘Po, jam takuar. E kujtoj si një plak që më të shumtën e kohës rrinte i heshtur dhe i cili ngulmonte në diçka tepër shpirtgjerë’.” Jahjā ibn Ma‘īni e ka përmendur dhe ka thënë: “Ai është i besuar, [edhe pse] khashbī*” Nesā‘īu, po ashtu i beson atij. Thewrīu, Mālik ibn Magūli, ‘Abdullāh ibn Nemīri dhe një grup i kalibrit të tyre, e kanë cituar secili, ngase ai ishte mentori i tyre të cilit i besonin. 

       Dhehebīu ia ka rrëfyer biografinë në el-Mīzān duke pohuar të mësipërmen. Drejtojuni hadītheve të tij në Sunen nga Zejd ibn Wehābi, ‘Ikrime dhe një grup i klasit të tyre. Nesā‘īu citon ‘Abbad ibn Jakūb el-Rawāxhnīun që citon një zinxhir transmetuesish i cili përfshin ‘Abdullāh ibn ‘Abdul-Melīk el-Mes’ūdin, që tregon se Hārith ibn Hasīre, sipas Zejd ibn Wehābit, tregoi se ‘Alīu u dëgjua njëherë të thonte: “Unë jam robi i Allahut dhe vëllai i të Dërguarit të Tij (s); askush tjetër s’mund ta thotë këtë, veçse një gënjeshtar.”

       El-Hārith ibn Hasīre transmeton prej Ebū Dā‘ūd el-Subait, nga ‘Umrān ibn Hasīni të ketë thënë: “Isha ulur njëherë në praninë e Profetit (s) dhe ‘Alīu po rrinte bri meje. I Dërguari i Allahut (s) recitoi {E kush tjetër i përgjigjet nevojtarit, ia heq pikëllimin dhe ju bën mëkëmbësa mbi tokë?} (27:62) ‘Alīu u dridh e u prek mjaft, me ç’rast Profeti (s) i ra ‘Alīut mbi sup dhe tha: “S’të do ty veçse mu’mīni dhe s’të urren veçse munāfiku, gjer në Ditën e Gjykimit’.”

       Muhadīthë si Muhammed ibn Kuthejri e të tjerë e kanë cituar hadīthin e mësipërm nga el-Hārith ibn Hasīre. Dhehebīu e ka transmetuar gjatë përshkrimit të biografisë së Nāfi’ ibn el-Hārithit me zinxhir të njëjtë. Kur mbërrin tek el-Hārith ibn Hasīre, ai bën komentin, “I besuar, por edhe rāfidī.”

 

19. El-Hārith ibn ‘Abdullāh el-Hamadānī

 

Ai qe një prej shokëve të Prijësit të Besimtarëve si dhe një ndër tabi’īnët më të mirë. Të qenit e tij një shī‘a s’ka nëvojë për prova. Ai është i pari nga të radhiturit prej Ibn Kutejbes në el-Ma’ārif si një dinjitar shī‘a. Dhehebīu e ka përmendur në Mīzān, duke e pranuar se ai ishte një nga ‘ulematë më të spikatur të tabi’īnëve; ku më pas citon pohimin e Ibn Hibānit se ai ishte ‘ekstremist’ në bindjet e tija shī‘ite. Pastaj, ai tregon mjaft për zemërimin e disa njerëzve me të për shkak të bindjeve të tija shī‘ite. Megjithë tërë këtë, citon dhe pajtimin e tyre se ai burrë është më i dijshmi, më i devotshmi, e më i informuari rreth ibādeteve. Ai gjithashtu pranon se hadīthet e përcjella nga el-Hārithi gjenden në të katër sunen-et. Ai thekson faktin se Nesā‘īu, megjithë paragjykimin e tij, u mbështet fuqishëm në autoritetin e el-Hārithit, duke pranuar se publiku, ndonëse e përçmoi atë burrë, vazhdoi të citonte hadīthet e tij në të gjitha çështjet fetare dhe se Sha‘bīu e quajti gënjeshtar e më pas i ktheu shpinën dhe e citoi!

       Dhehebīu pohon si vijon, në el-Mīzān: “Padyshim, Nesā‘īu ia përgënjeshtron atij fjalën e tonin; po kur ky burrë përcjell hadīth, ai nuk e dyshon.” Ai citon Muhammed ibn Sirīnin që thotë: “Ishin pesë shokë të shquar të Ibn Mes’ūdit. Arrita të njoh katër prej tyre, por jo Hārithin të cilin s’e takova kurrë. Ai ishte më i miri ndër ta.”

       Ka mjaft pasiguri mbi atë se cili prej tre të tjerëve, pra Alkame, Mesrūki, apo ‘Ubejde është më i miri. Them se Allahu u ka mundësuar muhadīthëve t’ia japin hakun Sha‘bīut e ta provojnë se gënjeshtari është ai. Kjo është theksuar nga Ibn ‘Abd el-Berri në librin Xhāmi’ Bejanul ‘Ilm që citon pohimin e sinqertë të Ibrāhīm el-Nekha’īut i cili e përgënjeshtron el-Sha‘bīun, duke shtuar verbatim: “Mendoj se el-Sha‘bīu ka marrë dënimin e merituar pse tha për el-Hārith el-Hamadānīun se: ‘El-Hārithi, një nga gënjeshtarët, më tha se..., etj’.”4 Ibn ‘Abd el-Berri ka thënë: “El-Hārithi s’ka dhënë asnjë shenjë se është gënjeshtar; disa njerëz kanë pasur keqdashje ndaj tij thjesht pse ai e deshi aq shumë ‘Alīun saqë e preferoi atë përmbi të tjerët. Ja pse Sha‘bīu e quan gënjeshtar, ngaqë ai vetë preferon Ebū Bekrin, duke pretenduar se ky e pranoi i pari Islamin dhe ai gjithashtu parapëlqen ‘Umerin.” 

      Mes atyre që bartnin urrejtje ndaj el-Hārithit ishte Muhammed ibn Sa‘di i cili e përfshiu biografinë e el-Hārithit në vëllimin e VI të Tabakāt-it të tij, duke thënë se el-Hārithi flet ‘dashakeqasi’. Ai nuk i bën el-Hārithit, e as kujtdo fisniku shī‘ī, kurrfarë drejtësie madje as kur flitet për dijen apo veprat. Të folurit “keqdashës” të cilit Ibn Sa’di i referohet s’është tjetër veçse besnikëria ndaj pasardhësve të Muhammedit dhe të marrit e tyre nga ai për udhërrëfyesa në të gjitha çështjet, siç e pranon Ibn ‘Abd el-Berri në pohimin e cituar mësipër. Vdekja e el-Hārithit ndodhi më 65; Allahu e mëshiroftë. 

 

20. Habīb ibn Ebū Thābit el-Esedī el-Kāhilī el-Kūfī

 

Ai ishte prej tabi’īnëve. Ibn Kutejbe në Ma’ārif, dhe Shehristānīu në el-Milel we’n-Nihel, e kanë përfshirë mes dinjitarëve shī’i. Dhehebīu e ka përmendur në Mīzān, duke ia nënvizuar emrin me shënimin se autorët e gjashtë sahīh-ëve mbështeten pa kurrfarë ngurrimi mbi autoritetin e tij. Jahjā ibn Ma‘īni dhe një grup tjetër dijetarësh i kanë besuar të gjithë atij. 

       Megjithatë, Dawalībīu e ka përgojuar dhe ia ka quajtur hadīthet “të dobëta” thjesht pse ishte shī‘a. Ajo që vërtet më mahnit mua është qëndrimi i Ibn ‘Awnit i cili s’mund të gjente dot asnjë pretekst për të hedhur dyshim mbi hadīthet e Habībit, me gjithë dëshirën e zjarrtë për ta bërë këtë; prandaj iu desh ta ofendonte e ta quante a‘war (me një sy). E meta e vërtetë e dikujt është bërja e mëkateve dhe përgojimi, e jo humbja e një syri. 

       Drejtojuni hadītheve të Habībit në Sahīh ul-Bukhārī e Muslim të transmetuara nga Sa‘īd ibn Xhubejri dhe Ebū Wā’ili. Hadīthi i tij i përcjellë nga Zejd ibn Wehabi ndodhet vetëm në Sahīh ul-Bukhārī. Në Sahīh Muslim, hadīthi i tij përcillet nga Muhammed ibn ‘Alī ibn ‘Abbāsi, e nga Tawūsi, el-Dahhāk ul-Meshriki, Ebū ‘Abbās ibn ul-Shā’iri, Ebū’l-Minhel ‘Abdu-Rahmāni, ‘Atā’ ibn Jāsīni, Ibrāhīm ibn Sa‘d ibn Ebū Wakkāsi, e Muxhāhidi. Në të dy sahīh-ët, Misāri, el-Thewrīu e Shu‘ba ia kanë cituar hadīthet. Në Sahīh-un e Muslimit, hadīthet ia citojnë Sulejmān el-A’meshi, Hasīni, ‘Abdul-‘Azīz ibn Sajāhi dhe Ebū Is‘hāk el-Shejbānī. Ai, Allahu pastë mëshirë mbi shpirtin e tij, vdiq më 119 H.

 

21. El-Hasan ibn Hejj

 

Emri i plotë i Hejjit është Hasan ibn Sālih el-Hamadānī, vëlla i ‘Alī ibn Sālihut. Të dy këta binjakë, kulmojnë listën e fisnikërisë shī‘ite. ‘Alīu kish lindur vetëm një orë përpara. Askush s’e kish dëgjuar të vëllain ta thërriste atë me emër; përkundrazi, ai i drejtohej gjithnjë me Ebū Muhammed. Kjo përmendet në vëll. VI të Tabakāt-it të Ibn Sa‘dit, në kreun mbi el-Hasanin, ku ai pohon: “El-Hasani ishte një prej dinjitarëve, por qe molepsur me shī‘izëm. Ai s’merrte pjesë në xhuma dhe predikonte mallkimin e sundimtarëve të padrejtë.” Ai gjithashtu përmend faktin se ai kurrë nuk iu lut Allahut ta mëshironte ‘Uthmānin.

       Ibn Sa‘di e përmend me tej duke thënë: “Ai është i besuar, përcjell shumë hadīthe dhe është shī‘a.” Imam Ibn Kutejbe ia ka përfshirë emrin me transmetuesit e tjerë të hadīthit në el-Ma’ārif, duke theksuar të qenit e tij shī‘a. Në mbyllje të librit, ai e reshton Hasanin me transmetuesit e tillë. Muslimi dhe autorët e sunen-eve janë mbështetur të gjithë në autoritetin e tij. Drejtojuni hadīthit të tij në Sahīh Muslim nga Sammāk ibn Harbi, Ismā‘īl el-Sa‘di, ‘Āsim el-Ehweli dhe Harūn ibn Sa‘di. ‘Ubejdullāh ibn Mūsa el-‘Abasi, Jahjā ibn Ādemi, Hamīd ibn ‘Abdur-Rahmān er-Rawāsi, ‘Alī ibn el-Xhedi, Ahmed ibn Jūnusi dhe tërë burrat e shquar të atij kalibri intelektual mësuan hadīth prej tij.

       Në biografinë e tij në Mīzān, Dhehebīu tregon se Ibn Ma‘īni dhe të tjerë i kanë besuar hadīthit të tij. Ai shton duke thënë se ‘Abdullāh ibn Ahmedi ka cituar nga i ati se Hasani është më i saktë se Sherīku. Dhehebīu gjithashtu pohon se Ebū Hātimi ka thënë: “Ai është një thesar; ka kujtesë të shëndoshë e të saktë” dhe se Ebū Zer’e ka thënë: “Në të janë ngërthyer arritjet, fikhu, tekwāja, dhe zuhdi” dhe se Nesā‘īu i ka besuar atij. Ai po ashtu citon Ebū Na‘īmin duke thënë: “Kam cituar tetëqind muhadīthë e asnjeri prej tyre s’është si el-Hasan ibn Sālihu”; dhe se ai gjithashtu ka thënë: “S’kam takuar kënd që të mos gabojë, përveç el-Hasan ibn Sālihut. Ai citon ‘Ubejdullāh ibn Sulejmānin që thotë: “Allahu është tepër i turpshëm që ta lëndojë el-Hasan ibn Sālihun.” Ai citon Jahjā ibn ‘Alī Bakīrin duke e pyetur el-Hasan ibn Sālihun: ‘Na trego si kryhet gusli i të vdekurit’ dhe ai s’mundi ta bënte sepse u ngashërye. Ai citon ‘Ubejdullāh ibn Mūsain që tha: “Po këndoja Kur’an në prani të ‘Alī ibn Sālihut. Pasi recitova {Bëj durim! Ne u kemi dhënë atyre pushim vetëm për një kohë të caktuar} (19:84), vëllai i tij u rrëzua duke gulçuar si dem i plagosur; ndaj ‘Alīu e ngriti, ia fshiu dhe ia lau fytyrën, pastaj e mbështeti për mur që të mos rrëzohej prapë”; dhe se el-Wakīu ka thënë: “Hasan e ‘Alī ibn Sālihu dhe nëna e tyre, e ndanin natën trish: ata ndërroheshin duke vigjiluar secili në pjesën e vet, duke e kaluar atë në lutje e adhurim. Kur u vdiq e ëma, ata e ndanë natën në dy pjesë të barabarta. Pastaj vdiq ‘Alīu dhe Hasani e kalonte tërë natën duke adhuruar Zotin.”

       Ebū Sulejmān el-Dārāni ka thënë: “Kurrë s’kam parë ndonjeri më të frikësuar se el-Hasan ibn Sālihun të cilit kur u ngrit një natë të recitonte Suren Nebe’ë, i ra të fikët dhe ai prapëseprapë vazhdoi të recitonte gjer në agim.” Ai, Allahu e mëshiroftë, u lind më 100 dhe vdiq më 169 H.

 

22. El-Hakam ibn ‘Utejbe el-Kūfī

 

Ibn Kutejbe ka theksuar faktin se el-Hakam ibn ‘Utejbe ishte një shī‘a në Ma’ārif dhe e ka përfshirë atë me fisnikët shī‘itë. Si Buhārīu edhe Muslimi mbështeten në autoritetin e tij. Shikojeni hadīthin e tij në sahīh-ë nga Ebū Xhahīfe, Ibrāhīm el-Nekha‘īu, Muxhāhidi e Sa‘īd ibn Xhubejri. Në Sahīh Muslim, ai transmetohet nga ‘Abdur-Rahmān ibn Ebī Lejla, el-Kāsim ibn Muhejmere, Ebū Sālihu, Dher ibn ‘Abdullāhu, Sa‘īd ibn ‘Abdur-Rahmān ibn ‘Abzi, Nāfi’u (rob i ‘Umerit), Jahjā al-Xhezzāri, ‘Atā’ ibn Ebū Rabāh, Hasan el-‘Arni, ‘Imāre ibn ‘Umejri, ‘Arrāk ibn Māliku, el-Sha‘bīu, Mejmūn ibn Mahrāni, Mus’ab ibn Sa‘di dhe ‘Alī ibn el-Huseini.

       Në të dy sahīhët, hadīthet e tij citohen nga Mensūri, Misāri dhe Shu‘be. Në veçanti, tek Sahīh ul-Bukhārī, hadīthet e tij përcillen nga ‘Abdul-Melīk ibn Ebū Ganije. Te Muslimi, hadīthet e tij i përcjellin el-A’meshi, ‘Amr ibn Kejsi, Zejd ibn Ebū Anīsa, Mālik ibn Magūli; Abān ibn Taghlibi, Hamza el-Zejjāti, Muhammed ibn Xhehadai, Mutrefi dhe Ebū ‘Awāne. Ai vdiq më 115, në moshën 65 vjeçare. 

 

23. Hammād ibn ‘Īsa el-Xhehnī

 

Ai u mbyt në Xhuhfe. Ebū ‘Alīu e ka përmendur atë në librin e tij Muntehel Mekāl. El-Hasan ibn ‘Alī ibn Dā‘ūdi e skicoi artikullin e përmendur në përmbledhjen e tij el-Mukhteser, kreu i jetëshkrimeve të njerëzve të shquar, një grup ‘alimësh shī‘itë e autorësh biografish dhe fjalorësh që e nderojnë si më të besuarin, ndjekës të Imamëve, paqe pastë mbi ta. Ai mësoi nga Imami es-Sādik, shtatëdhjetëmijë hadīthe të Profetit, bekime pastë mbi të e pasardhësit e tij, por nuk transmetoi më shumë se njëzet. Ai është autor i disa librave me të cilët ndjekësit e besimit tonë janë të njohur.

       Njëherë, ai shkoi tek Imami Ebū’l-Hasan el-Kādhim, e tha: “Jeta ime u flijoftë për ju! Ju lutem përgjërojuni Allahut të më bekojë me një shtëpi, një grua, një djalë, një shërbyes e një haxh çdo vit.” Imami tha: “O Zot! Të përgjërohem t’i dërgosh bekime Muhammedit dhe pasardhësve të Muhammedit e ta begatosh këtë njeri me një shtëpi, një grua, një bir, një shërbyes si dhe vajtje në haxhxh për pesëdhjetë vjet me rradhë.” Hammādi tha: “Kur u lut që unë të kryeja haxhin pesëdhjetë herë, e kuptova me siguri që nuk do të jetoja kurrë më shumë se aq. E kam kryer haxhin dyzet e tetë herë; ja shtëpia me të cilën më bekoi Allahu; aty kam gruan që po më dëgjon pas perdes; ky është im bir dhe ja është shërbyesi im; jam bekuar me tërë këto gjëra.”

       Dy vjet më vonë, pas kryerjes së pesëdhjettë të haxhit, ai iu bashkua Ebū’l ‘Abbās el-Newfelī el-Kesīrit në haxhin e tij të pesëdhjetë e njëtë. Kur arriti pjesën ku haxhijtë veshin ihrāmin, ai u fut në lumin Xhuhfe për të bërë banjo, por rryma e mori me vete dhe ai u mbyt para se të kryente haxhin e pesëdhjetë e njëtë. Ai, Allahu e mëshiroftë, vdiq më 209 H. Vendlindja e tij ishte Kūfa, por ai banoi në Basra. Jetoi mëse shtatëdhjetë vjet. Ne kemi kryer një hulumtim të imtësishëm të jetës së tij në librin tonë Mukhteser ul-Kelām fī Mu‘alifī el-Shī‘a min Sadr ul-Islām.   

       Dhehebīu e ka përmendur dhe ka vënë TK pas emrit të tij, për të treguar autorët e Sunen-eve (Tirmidhī e Dār Kutnī) që e kanë cituar atë dhe ka përmendur faktin se ai u mbyt më 209 dhe se ka përcjellë hadīth nga Imam Sādiku. Autori e tregon keqdashjen e vet ndaj këtij burri, duke ia quajtur hadīthet “daīf” pa asnjë arsye përveç të qenit të tij shī‘a. Për çudi, nga njëra anë Dār Kutnīu i quan hadīthet e tij “të dobëta”, ndërsa nga ana tjetër e përdor atë si autoritet në vetë Sunen-in e tij - {kështu pra sillen disa} (27:34)!

 

24. Hamrān ibn ‘Ajīneh

 

Ai është vëlla i Zurāres. Të dy burrat ishin ndër shī‘itët më të besuar, kujdestarë të Sherī‘atit, oqeane të dijes mbi pasardhësit e Muhammedit. Ata ishin fanarë që ndriçuan në errësirë, shtylla të udhërrëfimit. Frekuentuan Imamët el-Bākir dhe es-Sādik e gëzuan status të lartë në sytë e Imamëve nga familja e Profetit (s). Dhehebīu e përmend Hamrānin në Mīzān, duke ia shënuar emrin me K, për të treguar autorin e sunen-eve (Dār Kutnīun) që mbështetet mbi autoritetin e tij dhe shton: “Ai ka përcjellë hadīth nga Ebū Tufejli e të tjerë. Hamzai i ka recituar Kur’an atij dhe ai vetë e recitonte me saktësi të përkryer.” Ibn Ma‘īni i quan hadīthet e tij të “mospërfillshme”, ndërsa Ebū Hātimi e lëvdon si mentor të tijin. Megjithatë, Ebū Dā‘ūdi e damkos si “rāfidī”.

 

25. Khālid ibn Mukhlid el-Katwānī

 

I njohur edhe si Ebū Hejthem el-Kūfī, ai është një nga mentorët e Bukhārīut, siç pohon ky vetë në Sahīh. Ibn Sa‘di e përmend në f. 283, vëll. VI në Tabakāt, ku thotë: “Ai ishte një shī‘a i vendosur. Vdiq në Kūfa në mesin e Muharremit të 213 H., gjatë sundimit të el-Ma’mūnit. Ai ishte ekstremist në bindjet shī‘ite dhe shkruesit e kanë dokumentuar këtë fakt.”

       Ebū Dā‘ūdi e përmend me fjalët: “Ai është i besuar, por ndjek shī‘izmin.” El-Xhuzxhānīu thotë për të se: “Ai s’resht kurrë së demaskuari, duke përhapur publikisht medhhebin e tij të prishur.” Dhehebīu ia rrëfen biografinë në el-Mīzān, duke cituar qëndrimet e lartpërmendura të Ebū Dā‘ūdit dhe Xhuzxhānīut. Megjithkëtë, si Bukhārīu, ashtu dhe Muslimi janë mbështetur në autoritetin e tij në mjaft krerë të sahīh-ëve të tyre. Drejtojuni hadīthit të tij në Sahīh ul-Bukhārī, transmetuar nga el-Mughīre ibn ‘Abdur-Rahmāni, dhe në Sahīh Muslim nga Muhammed ibn Xha‘fer ibn Ebū Kethīri, Mālik ibn Enesi dhe Muhammed ibn Mūsai. Të dy sahīh-ët citojnë Mīzān-in e tij nga Sulejmān ibn Bilāli e ‘Alī ibn Mushīri. Bukhārīu ia citon hadīthet në mjaft vende, pa iu referuar asnjë zinxhiri, duke përcjellë dy nga hadīthet e tij prej Muhammed ibn ‘Uthmān ibn Kerāmes. Muslimi përcjell hadīthet e tij siç transmetohen nga Ebū Kerībi, Ahmed ibn ‘Uthmān el-‘Awdī, el-Kāsim ibn Zekerijjai, ‘Abd ibn Hamīdi, Ibn Ebū Shejbe dhe Muhammed ibn ‘Abdullāh ibn Nemīri. Tërë autorët e sunen-eve u mbështetën në autoritetin e hadītheve të tij, duke qenë të ndërgjegjshëm për medhhebin e tij.

 

26. Dā‘ūd ibn Ebū ‘Auf (Ebū’l-Hixhāb)

 

Ibn ‘Adīu e ka përmendur me fjalët: “Unë s’mund të mbështetem në autoritetin e tij, sepse ai është një shī‘a. Shumica e hadītheve që ai transmeton lidhen me virtytet e Ehl ul-Bejtit.”

       Shqyrtojeni me mahnitje një pohim të tillë! Vërtet, kurrfarë dëmi s’mund t’i vijë Dā‘ūdit nga këta nāsibīj, sepse të dy Sufjānët ia citojnë hadīthet, krahas ‘Alī ibn ‘Ābisit dhe të tjerëve në rangun e tyre. Si Ebū Dā‘ūdi dhe Nesā‘īu janë mbështetur mbi autoritetin e tij e po kështu Ahmedi dhe Jahjāi. Nesā‘īu ka thënë se: “Nuk ka asgjë të keqe në hadīthet e tij.” Ebū Hātimi ka pohuar: “Hadīthi i tij është i shëndoshë.” Dhehebīu i ka cituar këto dëshmi në Sahīh-un e tij. Referojuni hadītheve të tij te Sunen-i i Ebū Dā‘ūdit dhe te ai i Nesā‘īut përmes Ebū Hāzim el-Ashxha’it, Ikrimes etj.

 

27. Zubejd ibn el-Hārith ibn ‘Abdul-Kerīm el-Jāmī el-Kūfī

 

I njohur edhe si Ebū ‘Abdur-Rahmān, ai përmendet në Mīzān-in e Dhehebīut, ku autori thotë: “Ai është një tabi’ī besnik, që anon nga shī‘izmi.” Pastaj ai citon pohime për të vërtetuar se hadīthi i Zubejdit është verifikuar nga Kattānī dhe se ka kritikë e verifikues të tjerë të shquar që e konsiderojnë atë të besuar. Ebū Is’hāk el-Xhuzxhānīu ka përfshirë një pohim të vrazhdë ndaj tij, që është tipik për qëndrimin e tij dhe të nāsibīve të tjerë, e që thotë:

 

“Mes banuesve të Kūfes, ekziston një fraksion, besimi i të cilit është i padëshiruar; megjithatë, ndodh që ata të jenë mjeshtra të hadīthit. Mes tyre janë: Ebū Is‘hāku, Mensūri, Zubejd el-Jāmīu, el-A’meshi dhe rangu i tyre. Njerëzit i kanë toleruar për arsyen e vetme të besnikërisë së tyre në përcjellje hadīthi, e transmetimet e tyre dëshmojnë për vërtetësinë e njëri tjetrit...”

 

...gjer në mbyllje të pohimit të tij që e vërteta e detyroi ta shpallte. Shpesh, e vërteta pohohet nga të ndershmit mu ashtu siç pohohet nga kundërshtuesit dhe kryeneçët. Ç’dëm mund t’u vijë këtyre shtyllave të dijes dhe mjeshtrave të hadīthit në Islam, nëse një kritik i tillë nuk e çmon të nderuarit e tyre të lartë të familjes së Profetit (s) që janë portat e pendimit, mbrojtësit e tërë njerëzve mbi tokë pas vetë Profetit, barka e shpëtimit të ummetit të tij? Ç’e keqe mund t’i arrijë ata nga kritiku që s’ka rrugëzgjidhje tjetër përveçse ta vazhdojë kërkimin e tij gjer te pragu i tyre dhe asnjë alternativë tjetër porse t’u lutet atyre për ndere?

 

                  Nëse prijësat e fisit tim janë të kënaqur me mua,

                  Atëherë le të plasin të paudhët e të rrinë zemëruar.  

 

Këto autoritete nuk i japin kurrfarë rëndësie as Xhuzxhānīut e as të tjerëve si ai, duke u konsideruar të besuar nga autorët e sahīh-ëve si dhe nga ata të sunen-eve. Drejtojuni hadīthit të Zubejdit në Sahīh-ët Bukhārī e Muslim nga Ebū Wa’ili, el-Sha‘bīu, Ibrāhīm el-Nekha‘ī e Sa‘d ibn ‘Ubejdullāhi. Vetëm Bukhārīu ia citon hadīthin përmes Muxhāhidit. Te Sahīh Muslim, hadīthi i tij përcillet nga Murrah el-Hamādanīu, Muhārib ibn Dithāri, Ammāre ibn ‘Umejri e Ibrāhīm et-Tejmīu. Hadīthi i tij citohet në të dy sahīh-ët nga Shu‘beh, el-Thewrīu dhe Muhammed ibn Talhai. Aty, hadīthi i tij përcillet nga Zubejr ibn Mu‘āvija, Fadīl ibn Gazwāni e Husein ibn el-Nekha‘īu. Ai, Allahu e mëshiroftë, vdiq më 124 H. 

 

28. Zejd ibn ul-Hebe, Ebū’l-Hasan el-Kūfī et-Temīmī

 

Ibn Kutejbe ia ka përfshirë biografinë me ato të dinjitarëve shī‘itë në el-Ma’ārif. Dhehebīu e përmend në el-Mīzān, duke e përshkruar si “të përzotshëm, besnik, të besuar.” Ai thekson garantimin e Ibn Ma‘īnit dhe Ibn el-Medenīut për besueshmërinë e tij. Ai citon Ebū Hātimin dhe Ahmedin që e përshkruajnë si të besuar, duke shtuar se ‘Adīu ka thënë: “Ai është një prej muhadīthëve të besuar kufas, besueshmëria e të cilëve nuk është dyshuar kurrë.” Muslimi mbështetet në autoritetin e tij. Drejtojuni Sahīh-ut të tij që përmban hadīthe të përcjella nga Mu‘āvije ibn Sālihu, el-Dahhāk ibn ‘Uthmāni, Kurre ibn Khālidi, Ibrāhīm ibn Nāfi’u, Saif ibn Sulejmāni, Jahjā ibn Ejjūbi, Hasan ibn Wākidīu, ‘Ikrime ibn ‘Ammāri, ‘Abdul-‘Azīz ibn Ebū Selme e ‘Afleh ibn Sa‘īdi. Hadīthi i tij citohet nga Ibn Ebī Shejbe, Muhammed ibn Hātimi, Hasan Hulwāni, Ahmed ibn el-Mundhiri, Ibn Namīri, Muhammed ibn Rāfi’u, Ibn Kerībi, Zuhejr ibn Harbi e Muhammed ibn el-Faraxhi.

 

29. Sālim ibn Ebū’l-Xhe‘d el-Ashxha’ī el-Kūfī

 

Ai është vëlla i ‘Ubejdit, Zijādit, ‘Umrānit dhe Muslimit, bijve të Ebū’l Xhe‘dit.

       Në vëll. VI të Tabakāt-it, Ibn Sa‘di i përmend të gjithë në f. 230 e më tej. Kur mbërrin te Muslimi, ai thotë: “Ebū’l Xhe‘di pati gjashtë djem. Dy prej tyre ndoqën shī‘izmin: Sālimi e ‘Ubejdi. Dy të tjerë qenë murxhi’ī, ndërsa dy të mbeturit harixhī. I ati u thoshte: ‘Ç’është kështu me ju? Përse ju bëri vallë Allahu, të dalloni kaq shumë në pikëpamje’?” Ibn Kutejbe i ka diskutuar në f. 156 të Ma’ārif-it, në kreun mbi tabi’īnët shī‘itë dhe pasuesit e tyre.

       Një grup dijetarësh të shquar i dëshmuan pikëpamjet shī‘ite të Sālim ibn Ebū’l-Xhe‘dit. Ibn Kutejbe e përfshin me dinjitarët shī‘itë në el-Ma’ārif, f. 206, e po kështu dhe Shehristānīu në el-Milel we’n-Nihel, f. 27, vëll. II, në sqarimin e kreut mbi Ibn Hazmin. Dhehebīu e përmend në el-Mīzān, duke e quajtur tabi’ī të besuar. Ai gjithashtu pohon se hadīthi i tij nga Nu’mān ibn Bashīri e Xhābiri përfshihet në të dy sahīh-ët. Në fakt, hadīthi i tij nga Enes ibn Māliku dhe Kerībi, është përfshirë në të dy sahīh-ët, siç dihet mirë nga muhadīthët. Dhehebīu thotë se hadīthi i tij nga ‘Abdullāh ibn ‘Amri e Ibn ‘Umeri gjendet në Sahīh ul-Bukhārī. Aty ndodhet edhe hadīthi i tij nga Ma’dān ibn Ebū Talhai dhe i ati. Hadīthi i tij citohet në të dy sahīh-ët nga el-A’meshi, Katāde, ‘Amr ibn Murre, Mensūri, e Hasīn ibn ‘Abdur-Rahmāni. Ai po ashtu njeh hadīthe të cituara nga Nesā‘īu dhe Ebū Dā’ūdi në Sunen-e. Ai vdiq më 87 ose 97, gjatë sundimit të Sulejmān ibn ‘Abdul-Melikut, ose - siç pohojnë disa - atij të ‘Umer ibn ‘Abdul-‘Azīzit, wa‘Llāhu a‘lem. 

 

30. Sālim ibn Ebū Hafseh el-‘Ixhlī el-Kūfī

 

Shehristānī e përfshin atë mes dinjitarëve shī‘ī në librin e tij el-Milel we’n-Nihel. El-Felāsi thotë: “Ai është muhadīth i dobët, me bindje ekstremiste shī‘ite.” Ibn ‘Adīu thotë: “Njerëzit e qortojnë ekstremizmin e tij; por unë shpresoj se hadīthi i tij nuk ka asgjë të keqe.” Muhammed ibn Bashīr el-‘Abdīu thotë: “E pashë Sālim ibn Ebū Hafsen, si një i marrë me mjekër të gjatë - çfarë mjekre! Ai thoshte: ‘Sikur të isha shok i ‘Alīut në gjithçka që ai zotëronte’!” 

      Husein ibn ‘Alī el-Xhu‘fī ka thënë: “Kam parë Sālim ibn Ebū Hafsen - si një i çmendur me mjekër të gjatë, të thonte shpesh: “Ja ku po vij, o vrasës i Na‘dhalit, shfarosës i Beni Umejjes’!” ‘Amr ibn es-Sālim ibn Ebū Hafse e pyeti njëherë: “A e vrave ti ‘Uthmānin?” Ai iu përgjigj: ‘A thua?!’ ‘Amri ia ktheu: “Po. Ti s’e dënove vrasjen e tij.” Ebū ibn el-Medenīu tha: “E kam dëgjuar Xherīrin të thotë: ‘E kam prishur miqësinë time me Sālim ibn Ebū Hafsen, sepse ai mbron gjithmonë shī‘itët.’” Dhehebīu ia ka përshkruar hollësisht biografinë, duke përmendur ç’thamë më sipër. Në f. 234, vëll. VI i Tabakāt-it, Ibn Sa‘di e përmend atë dhe thotë: “Ai ishte shumë i patundur në bindjet e tij shī‘ite. Ai hyri në Mekë gjatë sundimit të ‘Abbāsive duke bërtitur: “Ja ku jam, ja ku jam, o vrasës i emevive!’ Zërin e kishte aq të lartë, saqë thirrja e tij u dëgjua nga Dā‘ūd ibn ‘Alīu, që pyeti: “Kush është ky?’ Njerëzit i treguan se ishte Sālim ibn Ebū Hafse e ia shpjeguan historinë dhe pikëpamjet që kishte.” 

       Dhehebīu ia përfshin jetëshkrimin në Mīzān duke komentuar: “Ai ishte prijësi i atyre që përçmonin Ebū Bekrin dhe ‘Umerin.” Prapëseprapë, megjithkëtë, të dy Sufjānët ia citojnë hadīthet e po kështu Muhammed ibn Fudejli, ndërsa Tirmidhīu mbështetet tërësisht mbi autoritetin e tij dhe Ibn Ma‘īni e konsideronte të besuar. Vdiq më 137 H.

 

31. Sa‘d ibn Tarīf el-Iskāfī el-Henzelī el-Kūfī

 

Dhehebīu e përmend, duke ia shënuar emrin me “TK”, për të treguar autorët e sunen-eve që e citojnë atë. Ai gjithashtu citon el-Fallāsin duke thënë se Sa‘di është “i dobët, ekstremist në bindjet e tij shī‘ite.” Megjithëse një “shī‘a ekstremist”, Tirmidhīu e të tjerët e citojnë. Drejtojuni hadītheve të tij në Sahīh Tirmidhī, nga ‘Ikrime dhe Ebū’l-Wā’ili. Po ashtu, ai përcjell hadīth nga el-Asbag ibn Nebete, ‘Umān ibn Talha e ‘Umejr ibn Ma‘mūni. Isrā’īli, Habāni dhe Ebū Mu‘āvija e citojnë atë. 

 

32. Sa‘īd ibn Ashwa’

 

Ai përmendet në Mīzān-in e Dhehebīut ku autori shkruan: “Sa‘īd ibn Ashwa’i është një gjyqtar i famshëm e i besuar kufas. Nesā‘iu thotë se nuk ka asgjë të keqe në hadīthet e tij dhe se ai është mik i el-Sha‘bīut. El-Xhuzxhānīu e përshkruan si ekstremist, heretik dhe një shī‘a i zellshëm.”

       Si Bukhārīu, ashtu dhe Muslimi mbështeten në autoritetin e tij te Sahīh-ët e tyre. Hadīthi i tij nga el-Sha‘bīu mbahet i vërtetë nga autorët e të dy sahīh-ëve. Si te Bukhārīu, edhe te Muslimi hadīthet e tij citohen nga Zekerijā ibn Ebū Zā‘ide dhe Khālid el-Haththā’i. Ai vdiq gjatë sundimit të Khālid ibn ‘Abdullāhit.

 

33. Sa‘īd ibn Khejthem el-Hilālī

 

Ibrāhīm ibn ‘Abdullāh ibn al-Xhunejdin e pyetën njëherë: “Sa‘īd ibn Khejthemi është një shī‘a. Ç’mendim ke për të?” Ai u përgjigj: “Le të themi se është një shī‘a, por është edhe i besuar, ama!”

       Dhehebīu e përmend në Mīzān, duke cituar Ibn Ma‘īnin, i cili në thelb përcjell atë që u pohua më lart. Ai gjithashtu ia ka shënuar emrin me inicialet e Tirmidhīut e Nesā‘īut, për të treguar se ata ia citojnë hadīthet në sahīh-ët e tyre. Ai gjithashtu përmend faktin se Sa‘īdi përcjell hadīth nga Jezīd ibn Ebū Zijādi e Muslim el-Mellā’i. Nipi i tij, Ahmed ibn Rāshidi, gjithashtu, ia transmeton hadīthet.

 

34. Selāme ibn el-Fudejl el-Abrash

 

Ai ishte gjyqtar i Rejjit dhe raportues hadīthesh mbi luftërat në të cilat mori pjesë Profeti (s), siç transmeton Ibn Is‘hāku. Llagapi i tij është Ebū ‘Abdullāh. Në biografinë e tij në el-Mīzān, Ibn Ma‘īni thotë: “Selāme el-Abrash el-Rāzīu beson në shī‘izëm dhe është një burrë hadīthi i të cilit citohet, në çka nuk ka asgjë të gabuar.” Ebū Zer’e ka thënë gjithashtu në Mīzān se banorët e Rejjit s’e pëlqejnë atë falë bindjeve të tija. Në fakt, ky qëndrim i tyri është për shkak të pikëpamjeve të tyre ndaj tërë pasuesve të familjes së Profetit (s). 

       Dhehebīu e ka përmendur në el-Mīzān, duke ia shënuar emrin me inicialet e Ebū Dā‘ūdit dhe Tirmidhīut, e duke shtuar: “Ai kujtohet me zemër për namazin e du‘ātë e tija.” Vdiq më 191. Ibn Ma‘īni dëshmon faktin se hadīthet e tij mbi fushatat ushtarake të Profetit që transmetohen nga Selāme janë më të sigurta se të kujtdo tjetri. Zanīhu citohet të ketë thënë se ai e ka dëgjuar Selāme el-Abrashin të thoshte se ai kishte dëgjuar hadīthe rreth ekspeditave nga Is‘hāku dy herë, dhe se gjithashtu i kishte shkruar hadīthet e tij siç kishte bërë me ato të ekspeditave.

 

35. Selāme ibn Kāhil ibn Hasīn ibn Kādih ibn Esed el-Hedramī, Ebū Jahjā

 

Një grup dijetarësh të shumicës, si Ibn Kutejbe në Ma’ārif, i cili në f. 206 përmend meritat e tij, dhe el-Shehristānīu në el-Milel we’n-Nihel, f. 27, vëll II, e kanë përfshirë atë me fisnikët shī‘i. Autorët e gjashtë sahīh-ëve janë mbështetur të gjithë në autoritetin e tij, e po kështu edhe të tjerët. Ai e ka mësuar hadīthin nga burra si Ebū Xhahīfe, Suwejd ibn Gaflai, el-Sha‘bīu, ‘Atā’ ibn Ebū Rabai, cituar secili në Bukhārī e Muslim. Te Muslimi, ai citon hadīth nga Kerībi, Dher ibn ‘Abdullāhi, Bākir ibn el-Ashaxhi, Zejd ibn Ka’bi, Sa‘īd ibn Xhubejri, Muxhāhidi, ‘Abdullāh ibn ‘Abdur-Rahmān ibn Jezīdi, Ebū Selāme ibn ‘Abdur-Rahmāni, Mu‘āvije ibn el-Suwejdi, Habīb ibn ‘Abdullāhi e Muslim ibn Batīni. El-Thewrīu dhe Shu’be i kanë cituar që të dy hadīthet e tij në këto dy vepra, sakaq që te Bukhārīu, hadīthet e tij citohen nga Ismā‘īl ibn Ebū Khālidi. Te Muslimi, ai citohet nga Sa‘īd ibn Mesrūki, Akīl ibn Khālidi, ‘Abdul-Melik ibn Ebū Sulejmāni, ‘Alī ibn Sālihu, Zejd ibn ‘Ebū Anīse, Hammād ibn Selāme dhe el-Wālid ibn Harbi.

       Selāme ibn Kāhili vdiq në ‘Ashūra të 121 H.

 

36. Sulejmān ibn Sa‘īd el-Khuzā’i el-Kūfī

 

Ai ishte kryetari suprem i shī‘itëve të Irakut, gjykuesi ndër ta, kujdestari dhe këshilltari i tyre. Ata e kishin takuar të gjithë në shtëpinë e tij kur i dhanë betimin Imam Huseinit. Ai qe lajmëtari i tawwabīn-ëve (pendestarëve) mes shī‘ive që u ngritën të hakmerrnin vrasjen e Imam Huseinit. Ata ishin katër mijë vetë të cilët fushuan në Nākhīle herët në Rebī‘ ul-Thāni 65 H., e pastaj marshuan drejt ‘Ubejdullāh ibn Zijādit e iu vërsulën ushtrisë së tij në Xhezīre. Luftuan trimërisht gjersa u vra edhe i fundit prej tyre. Sulejmāni ra shehīd në vendin e quajtur ‘Ajn ul-Warde pasi Hasīni e qëlloi me një shigjetë vdekjeprurëse. Ai ishte 93 vjeç atëherë. Koka e tij dhe e el-Musajjebit iu dërguan si trofe Merwān ibn el-Hakamit. 

       Biografia e tij është dokumentuar në vëll. 6, Pjesa I e Tabakāt-it të Ibn Sa‘dit dhe në el-Istī‘āb të ‘Abd el-Berrit. Të gjithë shkruesit e kronikave mbi të parët ia kanë dokumentuar jetën dhe lavdëruar virtytet, imanin e përzotshmërinë. Ai gëzonte status të lartë, pozitë nderi e dinjiteti ndër njerëz, dhe fjala e tij peshonte rëndë. Ai është një prej vrasësve të Heushebit, armikut të njohur të Prijësit të Besimtarëve, në një duel në Siffīn. Sulejmāni pati mprehtësinë të shikonte se armiqtë e Ehl ul-Bejtit kishin devijuar. Muhadīthët i kanë kërkuar vazhdimisht audiencë atij. Hadīthet që ai përcjell mbi Profetin (s), të cilat ai i transmetoi direkt ose përmes Xhubejr ibn Mu‘timit, ndodhen në Sahīh ul-Bukhārī e Muslim. Te ky i fundit, ai citohet nga Ebū Is‘hāk Subej’i dhe ‘Adī ibn Thābiti. Sulejmāni ka përcjellë hadīthe që nuk ndodhen në sahīh-ët. Këto përfshijnë hadīthe nga Prijësi i Besimtarëve, i biri Imam Hasan el-Muxhtebe dhe Abiji. Në punimet e tjera, hadīthet e tij përcillen nga Jahjā ibn Ja‘muri, ‘Abdullāh ibn Jasāri dhe të tjerë. 

 

37. Sulejmān ibn Tarkhān et-Tejmī el-Basrī

 

Rob i Kejs imamit, ai është një nga autoritetet më të besuara në hadīth. Ibn Kutejbe e ka përfshirë mes dinjitarëve shī’i në librin e tij el-Ma’ārif. Autorët e gjashtë sahīh-ëve, si dhe të tjerët, janë mbështetur të gjithë në autoritetin e tij. Drejtojuni hadīthit të tij në të dy sahīh-ët nga Enes ibn Māliku, Ebū Mexhāzi, Bekr ibn ‘Abdullāhi, Katāde dhe Ebū ‘Uthmān el-Nehdīu. Sahīh Muslim ia citon hadīthin nëpërmjet të tjerëve. Në të dy sahīh-ët, hadīthi i tij citohet nga i biri Mu‘temiri, nga Shu‘be dhe el-Thewrīu. Një palë tjetër ia citon hadīthin në Sahīh ul-Muslim. Ai vdiq më 143 H.

 

38. Sulejmān ibn Kerm ibn Mu‘ādh

 

Njihet gjithashtu si Ebū Dā‘ūd el-Dab’i el-Kūfī. Ibn Hibbāni e përmend atë në tekstin e biografisë së Sulejmānit në el-Mīzān. Ibn Hibbāni ka thënë: “Ai është rāfidī - mu ashtu.” Megjithatë, Ahmed ibn Hanbeli i ka besuar atij. Në mbyllje të biografisë së Sulejmānit në Mīzān, Ibn ‘Adīu thotë: “Hadīthet e përcjella nga Sulejmān ibn Kermi janë sahīh. Për më tepër, ato janë shumë më të besueshme se ato të Sulejmān ibn Arkamit.”

       Muslimi, Nesā‘īu, Tirmidhīu e Ebū Dā‘ūdi i kanë cituar secili hadīthet e tij. Kur Dhehebīu e përmend, ai vendos inicialet e tyre pas emrit të tij. Drejtojuni Sahīh Muslim-it, ku hadīthi i Ebū Xhevābit transmetohet nga Sulejmān ibn Kermi prej el-A’meshit, gjer te Profeti (s). Hadīthi në fjalë pohon se Profeti kishte thënë se njeriu ringjallet me ata që ai i do. Në sunen-e hadīthet e tij citojnë Thābitin përmes Enesit, pa ndërprerje, duke treguar se Profeti ka thënë: “Kërkimi i diturisë është obligim fetar për çdo musliman.” Ai citon el-A’meshin nga ‘Amr ibn Murreh, nga ‘Abdullāh ibn ‘Umeri i cili thotë se Hakam ibn Ebū el-‘Āsi rrinte me Profetin (s) dhe pastaj ua përcillte të shtrembëruara fjalët e tij kurejshëve; ndaj, Profeti e mallkoi atë dhe pasardhësit e tij gjer në Ditën e Gjykimit. 

 

39. Sulejmān ibn Mehrān el-Kāhilī el-Kūfī el-Esle’ el-A’mesh

 

Ai është një prej fisnikëve shī‘itë dhe muhadīth i mirëbesuar. Shumë gjeni mes burrave sunni të dijes, si Ibn Kutejbe në el-Ma’ārif dhe Shehristānīu në el-Milel we’n-Nihel, si dhe shumë të tjerë, e kanë përfshirë atë mes dinjitarëve shī‘itë.

       Në biografinë e tij të Zubejdit, Xhuzxhānīu thotë në el-Mīzān: “Mes kufasve, ka njerëz medhhebi i të cilëve s’pëlqehet, megjithatë ata janë mjeshtër të hadīthit ndër muhadīthët e Kufes. Mes tyre janë: Ebū Is‘hāku, Mensūri, Zubejd el-Jāmīu, el-A’meshi dhe klasi i tyre. Njerëzit i tolerojnë ata vetëm se janë besnikë në rrëfim hadīthesh”, gjer në mbyllje të pohimit të tij, që tregon qartë sa i trashë dhe i paragjykuar është. E ç’dëm mund t’u vijë këtyre fisnikëve nëse nāsibītë s’ua çmojnë përkushtimin ndaj zbatimit të urdhrit hyjnor të kërkimit të kënaqësisë së Allahut përmes besnikërisë ndaj familjes së Profetit (s)? Këta nāsibī, ç’është e vërteta, i tolerojnë ata burra jo vetëm pse janë besnikë në transmetim hadīthesh, por përkundrazi, sepse janë të domosdoshëm. Sikur t’ua kishin hedhur atyre poshtë hadīthet, shumica e traditës profetike do të ishte braktisur, siç e pranon vetë Dhehebīu në el-Mīzān, kur diskuton biografinë e Abān ibn Taglibit. Mendoj se pohimi i Mugīres: “Ebū Is‘hāku e A’meshi i juaj e shkatërruan Kūfen” u tha veç për shkak të bindjeve shī‘ite të këtyre burrave. Përndryshe, si Ebū Is‘hāku ashtu dhe el-A’meshi janë oqeane të dijes dhe kujdestarë të trashëgimisë profetike.

       El-A’meshi na ka lënë shumë ngjarje interesante të cilat e portretizojnë për së gjalli madhështinë e tij. Njëra prej tyre, për shembull, u përfshi nga Ibn Khalikāni në biografinë e el-A’meshit në Wafijjāt ul-A’jān ku autori pohon: 

 

“Hishām ibn ‘Abdul-Melīku i shkroi njëherë el-A’meshit: ‘Më trego virtytet e ‘Uthmānit dhe veset e ‘Alīut.’ El-A’meshi e mori letrën dhe ia shtiu në gojën e devesë. Pastaj, iu kthye korrierit e i tha: ‘Ja përgjigjja ime!’ Korrieri, megjithatë, iu lut el-A’meshit duke i thënë se pronari i tij ishte betuar se do ta vriste nëse ai kthehej pa një përgjigje. Ai gjithashtu iu lut vëllezërve të el-A’meshit ta bindnin vëllain e tyre të shkruante diçka. Më në fund, ai shkroi: ‘Bismilāhi Rahmāni Rahīm. Sikur ‘Uthmāni të kishte të gjitha virtytet e njerëzve të botës, ato s’do t’ju vlenin asgjë, dhe sikur ‘Alīu të kishte tërë veset e njerëzve të botës, ato nuk do ju bënin asnjë të keqe; ndaj, shihni veten tuaj, weselam’.”

 

Një tjetër anekdotë tregohet nga Ibn ‘Abd el-Berri në kreun e tij mbi pohimet e ‘ulemāve në të vlerësuarit e punës së njëri tjetrit në veprën e tij Xhāmi’ Bejan ul-‘Ilm we Fadā’ilih.5 Autori citon ‘Alī ibn Khashramin me fjalët: “E kam dëgjuar Ebū’l-Fadl ibn Mūsain të thotë, ‘Njëherë, hyra në shtëpinë e A’meshit, i shoqëruar nga Ebū Hanīfe, për t’i bërë vizitë gjatë sëmundjes. Ebū Hanīfe tha: ‘O Ebū Muhammed! Sikur të mos druhesha se vizitat e mija janë mërzi për ty, do të vija të të shihja më shpesh’. El-A’meshi u përgjigj: ‘Ti je mërzi për mua edhe në shtëpinë tënde, merre me mend atëherë si ndjehem kur më duhet të ta shoh fytyrën’.” Ebū’l-Fadli vazhdon e tregon se kur ikën, Ebū Hanīfe tha: ‘El-A’meshi s’e ka agjëruar asnjëherë Ramazanin’. Atëherë, Ibn el-Khashrami pyeti Fadlin se ç’kish dashur të thonte me këtë Ebū Hanīfe. Fadli u përgjigj: ‘El-A’meshi mbante suhūr gjatë Ramazanit sipas hadīthit të Profetit (s) nga Hudheife el-Jemānīu’.” Vërtet, ai zbatonte vargun e shenjtë kur’anor: {Prandaj, hani e pini gjersa të dallohet peri i bardhë nga i ziu, dhe agjëroni deri në mbrëmje} (2:187).

       Autorët e el-Waxhīze dhe Bihār ul-Enwār kanë cituar që të dy Hasan ibn Sa‘īd el-Nekh‘īun i cili citon kadiun Sherīk ibn Abdullāh që thotë: “I bëra vizitë el-A’meshit kur u sëmur, para se të vdiste. Tek po rrija atje, Ibn Shereme, Ibn Lejlā e Ebū Hanīfe hynë dhe e pyetën për shëndetin. Ai u tha se vuante nga një debulesë e fortë, se i frikësohej Allahut për gjynahet e tija dhe ai gati shpërtheu në lotë. Atëherë Ebū Hanīfe iu drejtua: ‘O Ebū Muhammed! Kij frikë Allahun! Kujdesu për veten tani. Ti ke transmetuar ca hadīthe për ‘Alīun, nga të cilat po të hiqje dorë do të ishte më mirë për ty.’ El-A’meshi u përgjigj: ‘A guxon t’ia thuash këtë një njeriu si unë?’ Ai madje e mallkoi dhe këtu s’ka nevojë t’i hyjmë kësaj. Ai, Allahu e mëshiroftë, qe siç e përshkruan Dhehebīu në el-Mīzān, një Imam i besuar. Ai qe tamam siç e përshkruan Ibn Khalikāni kur ia rrëfen jetëshkrimin në Wafijjāt ul-E’jān: burrë besnik dhe i virtytshëm i dijes. Dijetarët e kanë shpallur të gjithë besueshmërinë, paanësinë dhe përzotshmërinë e tij. Autorët e gjashtë sahīh-ëve dhe shumë të tjerë krahas tyre janë mbështetur të gjithë në autoritetin e tij. Drejtojuni hadīthit të tij te Sahīh-u i Bukhārīut dhe ai i Muslimit nga Zejd ibn Wehābi, Sa‘īd ibn Xhubejri, Muslim el-Batīni, Sha’bīu, Muxhāhidi, Ebū Wā’ili, Ibrāhīm el-Nekh’īu dhe Ebū Sālih Thekwāni. Atje ai citohet nga Shu’be, el-Thewrīu, Ibn ‘Ajīne, Ebū ‘Awāne, Ebū Mu‘āvije Muhammedi, Xherīri e Hafs ibn Gijāthi. El-A’meshi u lind më 61 dhe vdiq më 148 H, Allahu e mëshiroftë.

 

40. Sherīk ibn ‘Abdullāh ibn Sinān el-Nekhī el-Kūfī kadiu

 

Imam Ebū Kutejbe, në Ma’ārif, e ka përfshirë atë pa ngurrim ndër fisnikët shī‘itë. Në mbyllje të biografisë së Sherīkut në el-Mīzān, ‘Abdullāh ibn Idrīsi betohet se Sherīku është një shī‘a. Ebū Dā‘ūd el-Rahāwīu gjithashtu citohet në el-Mīzān, ta ketë dëgjuar Sherīkun duke thënë: “‘Alīu është më i miri i krijesave; kushdo që e mohon këtë fakt është kafir.”6 Ajo që ai desh të thonte, natyrisht, ishte se ‘Alīu ishte më i miri ndër njerëz pas Profetit (s), siç besojnë tërë shī‘itët. Prandaj, el-Xhuzxhānīu, siç citohet në Mīzān, e përshkruan atë si “të anuar”, d.m.th. të anuar nga Ehl ul-Bejti, duke i pëlqyer ata mbi medhhebin e Xhuzxhānīut. Në el-Mīzān përcillen edhe hadīthet e përcjella nga Sherīku mbi Emīr ul-Mu’minīnin. Ai citon Ebū Rabī’en, nga Ibn Burejde, nga i ati, gjer te Profeti (s) i cili tha: “Për çdo Profet ka një mëkëmbës dhe trashëgues...” 

       Ai qe një përhapës i zellshëm i dijes mbi virtytet e Prijësit të Besimtarëve dhe ushtroi trysni ndaj umejjadëve për t’ia njohur dhe shpallur ato virtyte. Në veprën e tij Durret ul-Gawwās, ashtu sikurse Ibn Khalikāni në jetëshkrimin e Sherīkut në Wafijjāt ul-A’jān, el-Harīri thotë: “Sherīku kishte një mik umejjad. Një ditë, Sherīku radhiti virtytet e ‘Alīut. Miku i tij umejjad tha se ‘Alīu ishte ‘njeri i mirë’. Kjo e zemëroi Sherīkun i cili tha: ‘A veç kaq mund të thuhet për ‘Alīun, se ai ishte njeri i mirë, e jo më shumë?’”7

       Në mbyllje të biografisë së Sherīkut në Mīzān, Ibn Ebī Shejbe citon ‘Alī ibn Hākim ibn Kādimin, që citon ‘Alīun duke thënë se njëherë dikush iu ankua Sherīkut se: “Gjindja mendojnë se mendja jote është e dyshimtë.” Sherīku u përgjigj: “O i pacipë! Si mund të jem unë i dyshimtë?! Sa do të doja të kisha qenë bashkë me ‘Alīun për ta njomur shpatën time me gjakun e armiqve të tij.”

       Kushdo që studion mënyrën e jetesës së Sherīkut do të bindet se ai burrë ishte një pasues shumë besnik i udhës së Ehl ul-Bejtit. Ai përcolli shumë hadīthe të transmetuara nga ndjekësit më të ditur të Ehl ul-Bejtit. Djali i tij ‘Abdur-Rahmāni ka thënë: “Im atë i mësoi pyetjet nga Xhābir el-Xhu‘fī, krahas dhjetë mijë hadītheve të rralla.” ‘Abdullāh ibn el-Mubāraku citohet në Mīzān duke thënë: “Sherīku ishte më i dijshëm rreth hadīthit të kufasve se Sufjāni. Ai qe një armik i betuar i kundërshtarëve të ‘Alīut, dhe fliste keq për ta.” ‘Abdus-Selām ibn Harbi e pyeti njëherë atë: “Përse nuk i bën vizitë një vëllai tënd të sëmurë?” Ai pyeti: “E kush është ai?” Burri iu përgjigj: “Mālik ibn Magūli.” Sherīku, siç pohon dhe biografia e tij në Mīzān, iu përgjigj: ‘Kushdo që flet keq për ‘Alīun dhe ‘Ammarin mesiguri nuk është vëlla me mua.”

       Njëherë emri i Mu‘āvijes u përmend në prani të tij si “i mëshirshëm”. Sherīku, siç pohon biografia e tij në Mīzān si dhe në Wafijjāt ul-A’jān të Ibn Khalikānit, tha: “Kushdo që braktis të drejtën dhe lufton ‘Alīun, s’mund të jetë kurrë i mëshirshëm.” Ai përcolli një hadīth mutewātir nga Āsimi, Dheri e ‘Abdullāh ibn Mes’ūdi që tregonte se Profeti (s) tha: “Nëse shihni Mu‘āvijen në minberin tim, vriteni.” Kjo citohet nga Taberīu, i cili nga ana e tij citohet nga Dhehebīu te jetëshkrimi i Abbād ibn Ja‘kūbit.

       Wafijjāt-i i Ibn Khalikānit përfshin një biografi të Sherīkut ku autori citon një dialog midis Sherīkut dhe Mis’ab ibn ‘Abdullāh el-Zubeirit, në prani të sunduesit abbasī el-Mehdī. Mis’abi e pyeti: ‘A vërtet e nënçmon Ebū Bekrin e ‘Umerin?’ gjer në fund të ngjarjes.

       Megjithë tërë këto, Dhehebīu e ka përshkruar atë si “imam të besueshëm.” Ai citon po ashtu Ibn Ma‘īnin duke thënë se Sherīku është “i besuar dhe besnik.” Në mbyllje të biografisë, autori thotë: “Sherīku ishte një bastion dijeje. Is‘hāk el-Ezreku mësoi prej tij nëntë mijë hadīthe.” Ai gjithashtu citon Tewbe ibn Halebīun që thotë: “Ishim në Ramla njëherë dhe dikush pyeti se kush ishte burri i ummetit. Disa thanë se ai ishte Lahī’a, e të tjerë përmendën Mālikun. Ne pyetëm ‘Īsa ibn Jūnusin të jepte mendimin e tij. Ai tha: ‘Burri i ummetit është Sherīku’, i cili atëherë ishte ende gjallë.”

       Muslimi dhe autorët e katër sunen-eve janë mbështetur të gjithë në autoritetin e Sherīkut. Drejtojuni hadīthit të tij që ata e transmetojnë nga Zijād ibn Alaki, ‘Ammār el-Thihnīu, Hishām ibn ‘Urwe, Ja’li ibn ‘Atāi, ‘Abdul-Melik ibn ‘Umejri, ‘Ammāre ibn ul-Ka’kā’i dhe ‘Abdullāh ibn Shabrame. Këta transmetues ia citojnë hadīthin Sherīkut nga Ibn Shejbe e ‘Alī ibn Hākimi, Jūnus ibn Muhammedi, Fadl ibn Mūsai, Muhammed ibn ul-Sabāi e ‘Alī ibn Haxheri. Ai u lind ose në Khurasān, ose në Bukhārā më 95 H. dhe vdiq në Kūfa të shtunën në fillim të Dhu’l-Ki’deh 177 ose 178 H.

 

41. Shu‘be ibn ul-Haxhxhaxh Ebū’l-Ward el-‘Atkī el-Wāsitī (Ebū Bestāmī)

 

Lindur në Wāsit por që jetoi në Basra, Ebū Bestāmīu qe i pari që u interesua në Irak për muhadīthët dhe ai çmohet për ndihmën ndaj të skamurve e të braktisurve. Ai konsiderohet ndër fisnikët shī‘itë nga shumë dijetarë tepër të shquar sunni si Ibn Kutejbe në Ma’ārif dhe Shehristānīu në el-Milel we’n-Nihel. Autorët e gjashtë sahīh-ëve e të tjerë janë mbështetur të gjithë mbi autoritetin e tij. Hadīthi i tij është verifikuar në Sahīh ul-Bukhārī e Muslim siç e përcjell Ebū Is‘hāk el-Subai’i, Ismā‘īl ibn Ebū Khālidi, Mensūri, el-A’meshi etj. Në të dy Sahīh-ët, hadīthi i tij citohet nga Muhammed ibn Xha‘feri, Jahjā ibn Sa‘īd el-Kattāni, ‘Uthmān ibn Xhebele e të tjerë. Ai u lind më 83 dhe vdiq më 160, Allahu e mëshiroftë.

 

42. Sa’sā’ ibn Sawhān ibn Haxher ibn el-Hārith el-‘Abdī

 

Imam Ibn Kutejbe e përshkruan në f. 206 të Ma’ārif-it të tij si një nga dinjitarët e famshëm shī‘itë. Ibn Sa‘di pohon në f. 154, vëll. VI i Tabakāt-it: “Sa’sā’i është i mirënjohur në tërë Kūfen si orator dhe shok i ‘Alīut me të cilin ai dëshmoi Betejën e Devesë bashkë me vëllezërit e tij Zejd dhe Sīhān, bijtë e Sawhānit. Sīhāni njihet si gojtar përpara Sa’sā’it dhe ishte mbajtësi i flamurit gjatë Betejës së Devesë.8 Pasi u vra, Sīhānin e pasoi Sa’sā’i në mbajtje flamuri. Sa’sā’i ka transmetuar hadīth nga Imam ‘Alīu dhe Ibn ‘Abbāsi. Ai është muhadīth i besuar, ndonëse hadīthet që ka përcjellë s’janë aq të shumta.” Ibn ‘Abd el-Berri e përmend në el-Istī‘āb duke thënë: “Ai e pranoi Islamin gjatë kohës së Profetit (s) ndonëse nuk e pat takuar asnjëherë, ngaqë asokohe ishte shumë i ri.”

       Ai ishte kryetar fisi i njerëzve të tij, pasardhësve të ‘Abd ul-Kejsit. Ai ishte një orator mjaft elokuent, njeri i urtisë, i cili kishte arritur një mjeshtërim të plotë të gjuhës. Ai ishte vërtet një njeri i përzotshmërisë, virtytit e mençurisë. Radhitet me shokët e ‘Alīut. Jahjā ibn Ma‘īni citohet duke thënë se Sa’sā’i, Zejd e Sīhān ibn Sawhāni janë të gjithë oratorë dhe se Zejdi e Sīhāni u vranë në Betejën e Devesë. Ai po ashtu citon një problem kritik që ‘Umeri, asokohe khalīf, nuk e zgjidhi dot; ndaj, ai mbajti një fjalim në të cilin u kërkoi njerëzve sugjerimet e tyre. Sa’sā’i, atëherë i ri, u ngrit dhe ia qartësoi vështirësinë duke dhënë një sugjerim që u pranua njëzëri. Kjo s’duhet ta habisë lexuesin, pasi pasardhësit e Sawhānit ishin ndër mjeshtrit më të spikatur të Arabisë, shtylla të virtytit dhe fisnikërisë. Ibn Kutejbe i përmend në f. 138, te kreu mbi fisnikët e shquar e njerëzit me pozitë, në Ma’ārif. Autori pohon: “Pasardhësit e Sawhānit ishin Zejd ibn Sawhāni, Sa’sā’e ibn Sawhāni dhe Sejs ibn Sawhāni të Benī Abd ul-Kejsit.” Ai shton: “Zejdi ishte ndër burrat më të shquar. Ai tregon se Profeti (s) ka thënë: ‘Zejdi është vërtet një njeri i mirë, dhe Xhendebi - ç’burrë që është!’ Njerëzit pyetën: ‘Përse po i përmend vetëm ata?’ Profeti u përgjigj: ‘Krahu i njërit prej tyre do i paraprijë trupit në të hyrit në Parajsë, ndërsa tjetri do të japë një goditje të fuqishme që e drejta të dallohet nga e shtrembra.’ I pari, vërtet, mori pjesë në Betejën e Xhelawlā’së, ku iu pre krahu. Ai luftoi po ashtu në Betejën e Devesë, me ‘Alīun. Ai e pyeti Imamin: ‘O Prijës i Besimtarëve! Me sa duket po takohem me fatin tim.’ Imami e pyeti, ‘Nga e di ti këtë, o Ebū Sulejmān?’ Ai iu përgjigj: ‘E pashë dorën time në një vegim të zgjatej nga xheneti për të më tërhequr nga kjo botë.’ Ai u vra nga ‘Amr ibn Jethrībi, ndërsa vëllai i tij Sīhāni u vra gjatë Betejës së Devesë.”

       Nuk përbën sekret fakti se profecia e të Dërguarit mbi hyrjen e krahut të Zejdit në Xhennet përpara trupit të tij mbahet nga muslimanët si dëshmi e profetësisë së tij, tregues i vërtetësisë së Islamit dhe famë për njerëzit e besës. Të gjitha jetëshkrimet e tij e përmendin këtë. Drejtojuni jetëshkrimit të tij në el-Istī‘āb, el-Isābeh, etj. Muhadīthët i kanë regjistruar faktet e mësipërme me fjalët e tyre, duke shtuar që [ndonëse shī’a] ai u premtua me Xhennet, we’l-hamdu li’l-Lāhi Rabb’il-‘alemīn.

       ‘Askalānīu e përmend Sa’sā’e ibn Sawhānin tek Pjesa III në el-Isābeh: “Ai përcjell hadīthe për ‘Uthmānin dhe ‘Alīun. Ai ka marrë pjesë në Luftën e Siffīnit në anën e ‘Alīut. Ai është një orator elokuent i cili u ndesh me Mu‘āvijen.” El-Sha‘bīu ka thënë: “Unë mësova nga ai si mbahet ligjëratë.”9 Ebū Is’hāk el-Subai’ī, Minhal ibn ‘Amr ibn Barīde dhe të tjerë kanë cituar nga ai. El-‘Alā’i, duke rrëfyer përleshjet e Zijādit, thotë se njëherë, duke zbatuar urdhrin nga Mu‘āvija, Mugīre e degdisi Sa’sā’in, nga Kūfa në Xhezīre, ose në Bahrein (disa historianë thonë te ishulli i Ibn Fakkānit), ku ai vdiq i syrgjynosur sikurse Ebū Dher el-Gifārīu para tij në shkretëtirën Rabza (Iraku Jugor). Dhehebīu e përshkruan Sa’sā’in si ‘muhadīth të mirënjohur e të besuar’, duke cituar dëshmi të besueshmërisë së tij nga Ibn Sa‘di e Nesā‘īu dhe duke i vënë N pas emrit, si tregues që Nesā‘īu mbështetet tek ai. Kushdo që s’i beson autorietit të tij në të vërtetë s’dëmton kënd veç vetes, siç dëshmon Kur’ani Fisnik: {Allahu nuk u bëri atyre padrejtësi, por ata ishin të padrejtë ndaj vetes së tyre} [3:117; 10:44; 11:101; 16:118; 29:40; 30:9; 43:76].

 

43. Tawūs ibn Kīsān el-Khawlānī el-Hamadānī el-Jemānī

 

Ai është babai i ‘Abdur-Rahmānit. Nëna e tij ishte perse, dhe i ati ishte Ibn Kāsiti, një rob nemrias i Bexhīr ibn Rejsān el-Himejrit. Dijetarët sunni e konsiderojnë atë një shī‘a pa diskutim. Nga të shquarit mes tyre, Shehristānīu e përmend atë në el-Milel we’l-Nihel, dhe Ibn Kutejbe në Ma’ārif. Autorët e gjashtë sahīh-ëve, si dhe të tjerë, janë mbështetur të gjithë mbi autoritetin e tij. Drejtojuni hadīthit të tij në të dy librat sahīh ku ai citon Ibn ‘Abbāsin, Ibn ‘Umerin dhe Ebū Hureiren, e në Sahīh Muslim ku ai citon ‘Āishen, Zejd ibn Thābitin, e ‘Abdullāh ibn ‘Umerin. Hadīthi i tij i përcjellë nga el-Zuhrīu ndodhet vetëm te Bukhārīu, si dhe nga muhadīthë të shquar te Muslimi. Ai vdiq në Mekë duke kryer haxhin në ditën e Terwije-së (7 Dhu’l-Hixhe), ose më 104, ose më 106. Xhenazja e tij ishte një ngjarje më vete. Arkivoli i tij u mbajt nga ‘Abdullāh ibn el-Hasan ibn ‘Emīr el-Mu’minīni. Ai po rrekej me të tjerët për ta mbajtur, saqë i ra turbani dhe iu grisën rrobat nga turma siç tregon Ibn Khalikāni në biografinë e tij të Tawūsit në Wafijjāt ul-A’jān. 

 

44. Zālim ibn ‘Amr ibn Sufjān, Ebū’l-Eswed el-Du‘alī

 

Të qenit e tij shī‘a dhe pasues besnik i wilājet-it të Imamëve ‘Alī, Hasan e Husein, si dhe pjesëtarëve të tjerë të Ehl-i Bejtit, është më e dukshme se vetë dielli e nuk kërkon shpjegim.10 Ne jemi marrë hollësisht me këtë, në punimin tonë Mukhteser ul-Kelām fī Mu‘alifī el-Shī‘a min Sadr ul-Islām. Të qenit e tij shī‘a është një fakt që nuk e diskuton kush. Megjithkëtë, autorët e sihāh us-sitte mbështeten të gjithë mbi autoritetin e tij. Drejtojuni hadīthit të tij mbi ‘Umer ibn el-Khattābin në Sahīh ul-Bukhārī. Te Muslimi, hadīthi i tij citohet nga Ebū Mūsai e ‘Imrān ibn Hasīni. Hadīthi i tij citohet në të dy sahīh-ët nga Jahjā ibn Je‘muri. Te Bukhārīu, atë e citon ‘Abdullāh ibn Burejde, ndërsa te Muslimi e citon i biri, Ebū Harbi. Ai, Allahu e mëshiroftë, vdiq në moshën 85 vjeçare në Basra, më 99 H., nga murtaja që pllakosi qytetin. Është ndër themeluesit e gramatikës arabe, sipas rregullave që i mësoi nga Emīr ul-Mu’minīni, siç kemi shpjeguar në el-Mukhteser.

 

45. ‘Āmir ibn Wā’ile ibn ‘Abdullāh ibn ‘Umer el-Laithī el-Mekkī

 

I njohur edhe si Ebū’ Tufejl, ai lindi në të njëjtin vit kur u zhvillua Lufta e Uhudit, pra më 3 H. Ai ishte sahāb i Profetit. Ibn Kutejbe e përfshin me të ashtuquajturit “rāfidī ekstremë”, duke pohuar se ai qe flamurtari i el-Mukhtarit dhe i fundit nga sahābët të vdiste. Ibn ‘Abd el-Berri e ka përmendur në kreun e tij mbi nofkat në el-Istī‘āb me fjalët: “Ai banonte në Kūfa dhe e shoqëroi ‘Alīun në të gjitha betejat. Kur ‘Alīu u vra, ai iku në Mekë.” Ai e mbyll duke thënë: “Ai qe burrë i urtë e i virtytshëm, i shkathët në përgjigje, elokuent dhe një prej shī‘itëve të ‘Alīut.” Ai po ashtu tregon se: “Njëherë, Ebū Tufejli iu afrua Mu‘āvijes dhe ky e pyeti: ‘Për sa kohë e ke qarë vdekjen e mikut tënd Ebū’l-Hasan?’ Ai u përgjigj: ‘Jam pikëlluar aq sa ç’u pikëllua nëna e Mūsait kur u nda me të birin dhe i qahem Allahut për mangësitë e mia.’ Mu‘āvija e pyeti: ‘A ishe ti me ata që e rrethuan ‘Uthmānin në shtëpinë e tij?’ Ai u përgjigj: ‘Jo, por i bëja vizitë.’ Atëherë Mu‘āvija e pyeti: Ç’të pengoi që ta shpëtoje atë? Ai ia ktheu: ‘Po ty? Ç’të pengoi nga kjo, kur atë e kishte rrethuar vdekja e sigurt, ndërkohë që ishe në Siri një epror mes vartësve të tij?’ Mu‘āvija u përgjigj: ‘A nuk e sheh se hakmarrja e vrasjes së tij tregon mbështetjen time ndaj tij?’ ‘Āmiri atëherë i tha Mu‘āvijes se po sillej tamam si personi i përmendur në vargjet e thurura nga vëllai poet i Ju‘fit: ‘Ti tani qan vdekjen time/Po kur isha unë gjallë/nuk më dhe asnjë thërrime’.” 

       El-Zuhrīu, Ebū’l-Zubeiri, Ibn Ebū’l-Hasīni, ‘Abdul-Melīk ibn Abxheri, Katāde, Ma’rūfi, Walīd ibn Xhāmi’u, Mensūr ibn Hajjāni, el-Kāsim ibn Ebū Bardai, ‘Amr ibn Dīnāri, ‘Ikrime ibn Khālidi, Kulthūm ibn Habībi, Furāt el-Kazzāzi dhe ‘Abdul-‘Azīz ibn Rāfi’u ia kanë përcjellë secili hadīthin që ndodhet në Sahīh ul-Bukhārī e Muslim. Vepra e Bukhārīut përmban tradita të Profetit mbi haxhin të transmetuara nga Ebū Tufejli. Ai përshkruan tiparet e Profetit (s), dhe tregon mbi lutjet dhe shenjat e profetësisë nga Mu‘ādh ibn Xhebeli dhe për kadā’në nga ‘Abdullāh ibn Me’sūdi. Ai transmeton nga ‘Alīu, Hudhejfe ibn el-Jemānīu, ‘Abdullāh ibn ‘Abbāsi e ‘Umer ibn el-Khattābi, siç e dinë studiuesit e hadīthit të Muslimit, krahas autorëve të musnedeve. Ebū Tufejli, Allahu e mëshiroftë, vdiq në Mekë më 100 (ca thonë më 102, të tjerë më 120) H, wa‘Llāhu a‘lem. 

 

46. ‘Abbād ibn Ja‘kūb el-Esedī el-Ruwāxhni el-Kūfī

 

Ai përmendet nga Dār Kutnīu që thotë: “Abbād ibn Ja‘kūbi është një shī‘a i besuar”. Ibn Hajjāni e përmend dhe thotë: “Abbād ibn Ja‘kūbi i ftonte njerëzit në rāfidīzëm.” Ibn Khuzejme thotë: “Abbād ibn Ja‘kūbi është një burrë hadīthet e të cilit s’dyshohen kurrë, ndonëse īmāni i tij vihet në dyshim, etj.” ‘Abbādi transmeton nga Fadl ibn el-Kāsimi, Sufjān el-Thewrīu, Zubejdi dhe Murre, se Ibn Mes’ūdi interpretonte ajetin {Allahu ua largoi luftën besimtarëve} (33:25) të nënkuptonte se ata ishin larguar nga lufta kundër ‘Alīut. Ai citon Sherīkun, ‘Āsimin, Dherin, nga ‘Abdullāhi që pohon se i Dërguari i Allahut (s) ka thënë: “Kur ta shihni Mu‘āvijen në minberin tim, vriteni!” Ky hadīth shënohet nga Taberīu dhe të tjerë. ‘Abbādi thotë se kushdo që nuk përmend në faljet e tij ditore se ai distancohet nga armiqtë e familjes së Profetit (s), do ringjallet në shoqërinë e tyre. Ai gjithashtu thotë: “Allahu Fuqiplotë është tepër i Drejtë për t’i lënë Talhain dhe Zubejrin të hyjnë në Parajsë; ata luftuan ‘Alīun pasi iu betuan.” Sālih el-Xhezrai ka thënë: “Abbād ibn Ja’kūbi e kishte zakon të qortonte ‘Uthmānin.” ‘Abbād el-Ahwāzi citon autoritetet e tij të besuara duke thënë se ‘Abbād ibn Ja’kūbi e kishte zakon të qortonte të parët ‘e tyre’. Megjithë tërë këto, imamët sunni si Bukhārīu, Tirmidhīu, Ibn Māxhe, Ibn Ebū Dā’ūdi, Ibn Khuzejme, mbështeten në autoritetin e tij, mentorit të tyre, tek i cili e kanë vendosur të gjithë besimin.       

       Megjithë intolerancën dhe paragjykimin e tij, Ebū Hātimi e ka përmendur dhe ka thënë se ai është një shejh i besuar. Dhehebīu e përmend në Mīzān, e thotë: “Ai është një nga shī‘itët ekstremistë, prijës të risive; megjithatë, ai është besnik kur përcjell hadīth.” Ai vazhdon duke përmendur ç’u tha më lart mbi pikëpamjet e ‘Abbādit. Bukhārīu e citon atë drejtpërdrejt në kaptinën e tewhīd-it në Sahīh. Ai, Allahu pastë mëshirë mbi të, vdiq në Shewwāl 150 H. El-Kāsim ibn Zekerijā el-Muterezīu i ka shtrembëruar me qëllim citimet e ‘Abbādit mbi gërmimin e detit dhe rrjedhjen e ujit të tij, e ne kërkojmë strehim tek Allahu ndaj të gënjyerit për besimtarët; Ai padyshim është shkatërruesi i kurtheve të tyre.

 

47. ‘Abdullāh ibn Dā‘ūd

 

Ai është babai i ‘Abdur-Rahmān el-Hamadānī el-Kūfīt. Banonte në el-Harbijje, një provincë e Basras. Kutejbe e ka përfshirë atë me personalitetet e shquara shī‘ite në el-Ma’ārif dhe Bukhārīu është mbështetur në autoritetin e tij në Sahīh. Drejtojuni hadīthit nga el-A’meshi, Hishām ibn ‘Urwe e Ibn Xhurejhi. Hadīthi i tij përcillet në Sahīh ul-Bukhārī nga Musaddidi, ‘Amri e në disa vende Nasr ibn ‘Alīu. Ai vdiq më 212 H.

 

48. ‘Abdullāh ibn Shaddād ibn el-Hād

 

Emri i plotë i el-Hādit është Usāma ibn ‘Abdullāh ibn Xhābir ibn el-Bashir ibn ‘Atware ibn ‘Āmīr ibn Mālik ibn Laith el-Laithi el-Kūfī Ebū’l-Walīd, shok i Prijësit të Besimtarëve. Nëna e tij është Selme bint ‘Āmis el-Khejth’emi, motra e Esmā’së. Nga nëna, ai është nip i ‘Abdullāh ibn Xha‘ferit dhe Muhammed ibn Ebū Xha‘ferit, vëlla i ‘Amāre bint Hamza ibn ‘Abdul-Muttalibit nga e ëma. Ibn Sa‘di e përfshin me kufasit që shquheshin për fikh-un dhe dijen e tyre, e që u përkisnin tabi’īn-ëve. Në mbyllje të biografisë së tij, autori pohon në faqe 86 të vëllimit VI në Tabakāt se: “Gjatë sundimit të ‘Abdur-Rahmān ibn Muhammed ibn el-Ash’athit, ‘Abdullāh ibn Shaddādi ishte ndër hafizët e Kur’anit që luftuan kundër el-Haxhxhaxhit, dhe u vra gjatë Betejës së Duxheilit.” Ai gjithashtu thotë: “Ai ishte një fekīh i besueshëm i cili përcolli një sasi të madhe hadīthesh dhe ishte një shī‘a.”

       Beteja e përmendur ndodhi më 81 H. Të gjithë autorët e sahīh-ëve mbështeten mbi autoritetin e ‘Abdullāh ibn Shaddādit. Hadīthi i tij citohet nga Is‘hāk el-Shejbāni, Ma’bid ibn Khālidi dhe Sa‘d ibn Ibrāhīmi. Hadīthet e tyre nga ‘Abdullāh ibn Shaddādi gjenden në të dy Sahīh-ët e gjetkë, krahas tërë Musned-eve. Bukhārīu e Muslimi ia citojnë hadīthin e transmetuar nga ‘Alīu, Mejmūna e ‘Āishja.

 

49. ‘Abdullāh ibn ‘Umer ibn Muhammed ibn Abān ibn Sālih ibn ‘Umejr el-Karashī el-Kūfī

 

I njohur si Mishkadāne, ai është mentor i Muslimit, Ebū Dā‘ūdit, Begewīut dhe shumë dijetarëve të tjerë që mësuan hadīth prej tij. Ebū Hātimi e ka përmendur duke ia dëshmuar besnikërinë. Ai ia citon hadīthin dhe pohon se është shī‘a. Sālih ibn Muhammed ibn Xhezre e ka përmendur dhe ka thënë se është “ekstremist” shī‘it. Megjithkëtë, ‘Abdullāh ibn Ahmedi e ka transmetuar hadīthin e tij nga Ahmedi. Ebū Hātimi pohon se Mishkadāne është i besuar. Dhehebīu e përmend në Mīzān duke e përshkruar si “njeri i besuar që ka mësuar gjithë atë hadīth nga Ibn el-Mubāraku, el-Dār Wardī dhe klasi i tyre. Muslimi, Ebū Dā‘ūdi, Begewīu dhe mjaft të tjerë kanë regjistruar shumë nga hadīthet e tij.” Ai ia ka shënuar emrin me inicialet e Muslimit dhe Ebū Dā‘ūdit duke treguar mbështetjen e tyre në hadīthin e tij dhe duke cituar ç’kanë thënë për të dijetarët e shquar, si më lart. Ai gjithashtu ka pohuar se ai vdiq më 239 H. Drejtojuni hadītheve të tij në Sahīh Muslim, të transmetuara nga ‘Abde ibn Sulejmāni, ‘Abdullāh ibn Mubarāku, ‘Abdur-Rahmān ibn Sulejmāni, ‘Alī ibn Hāshimi, Ebū’l-Ahwasi, Husein ibn ‘Alī el-Xhu‘fī dhe Muhammed ibn Fudejli. Në kreun e tij mbi shkaqet e mosmarrëveshjes, Muslimi ia citon drejtpërdrejt hadīthin. Ebūl-‘Abbās el-Sarāxhi ka thënë se ai vdiq ose më 238, ose më 237 H.

 

50. ‘Abdullāh ibn Lahī’e ibn ‘Ukbe el-Hedramī, kadiu dhe shejhu i Egjiptit 

 

Në Ma’ārif-in e tij, Ibn Kutejbe e përfshin me shejhët e famshëm. Në biografinë e tij të ‘Abdullāh ibn Lahī’es në el-Mīzān, Ibn ‘Adīu e përshkruan si “shī‘a ekstremist”. Duke cituar Talhan, Ebū Ja‘līu thotë: “Ebū Lahī’e ka thënë: ‘Hej ibn ‘Abdullāh el-Gafāri tregon, me autoritetin e Ebū ‘Abdu-Rahmān el-Hiblit, nga ‘Abdullāh ibn ‘Umeri se gjatë sëmundjes së tij të fundit, i Dërguari i Allahut (s) na tha t’i sillnim të vëllain. Ne i sollëm Ebū Bekrin, por ai u kthye mënjanë e tha: ‘Kërkova vëllain tim’. Atëherë i sollëm ‘Uthmānin, por Profeti u kthye mënjanë. Atëherë i sollëm ‘Alīun. Ai e mbuloi me mantelin e vet dhe e përkuli kokën mbi shpatullën e tij për njëfarë kohe (sikur po i pëshpëriste diçka). Kur ‘Alīu iku, njerëzit e pyetën: ‘Çfarë të tha Profeti (s)?’ Ai u përgjigj: ‘Ai më hapi njëmijë dyer [diturie], çdonjëra nga të cilat hap njëmijë të tjera’.”

       Dhehebīu e përmend atë në Mīzān, duke ia shënuar emrin me DTK për të treguar se cilët nga autorët e librave sahīh e citojnë atë. Referojuni hadīthit të tij në Sahīh-ët e Tirmidhīut, Ebū Dā‘ūdit dhe tërë musnedet. Ibn Khalikāni e lavdëron shumë në Wafijjāt ul-A’jān. Drejtojuni hadīthit të tij në Sahīh Muslim përcjellë nga Jezīd ibn Ebū Habībi. Në librin Xhāmi’ Bejne Kitābej Ebū Nasr el-Kalabāthī we Ebū Bekr el-Asbahānī, el-Kejsarānī e përfshin atë mes autoriteteve të besuara të Bukhārīut dhe Muslimit. Ibn Lahī’e vdiq të dielën, në mesin e Rebī’ul Ākhirit, 174 H.

 

51. ‘Abdullāh ibn Mejmūn el-Kaddāh el-Mekkī

 

Mik i Imamit Xha‘fer ibn Muhammed es-Sādik; mbi të mbështetet Tirmidhīu. Dhehebīu e përmend e ia shënon emrin me inicialet e Tirmidhīut, si tregues i faktit që ky ia citon hadīthet. Ai shton se ai përcjell hadīth me autoritetin e Imam Xha‘fer ibn Muhammed es-Sādikut, si dhe të Talha ibn ‘Umerit. 

 

52. ‘Abdur-Rahmān ibn Sālih el-Esdī

 

Ai quhet Ebū Muhammed el-Kūfī. Miku dhe studenti i tij ‘Abbās el-Dūrī thotë se ai ishte një shī‘a. Ibn ‘Adīu e përmend dhe thotë: “Ai digjet në zjarrin e shī‘izmit.” Sālih Xhezre thotë se ‘Abdur-Rahmāni i kundërvihej ‘Uthmānit. Ebū Dā‘ūdi thotë se ‘Abdur-Rahmāni ka përpiluar një libër që përmban veset e disa shokëve të Profetit (s), dhe se ai është një person i keq. Megjithë tërë këto, si ‘Abbās ed-Dūrī, si Imam Begewīu ia përcjellin hadīthin. Nesā‘īu e ka cituar. Dhehebīu e përmend në Mīzān dhe ia shënon emrin me inicialet e Nesā‘īut si tregues se ky mbështetet mbi atë. Ai citon ç’kanë thënë Imamët sunni për të, siç u pohua më lart. Ai thekson se Ma‘īni i beson atij dhe se ai vdiq më 235 H. Drejtojuni hadīthit të tij në Sunen-e, transmetuar nga Sherīku dhe një grup i klasit të tij. 

 

53. ‘Abdur-Rezzāk ibn Humām ibn Nāfi’ el-Himjeri el-San’ānī

 

Një prej fisnikëve shī‘itë paraardhësish të nderuar, Ibn Kutejbe e përfshin me shī‘itët e shquar në Ma’ārif. Në f. 137 të vëll. VI të el-Kāmil, Ibn ul-Athīri e përmend vdekjen e ‘Abdur-Rezzākut në fundin e ngjarjeve të vitit 211 H., duke thënë: “Në atë vit, vdiq muhadīthi ‘Abdur-Rezzāk ibn Humām el-San’āni, një nga mentorët shī‘itë të Ahmedit.” El-Muttekī el-Hindī e përmend kur diskuton hadīthin 5994 në Kenz ul-‘Ummāl, në f. 391, vëll. VI, duke pohuar se ai është shī‘a. Dhehebīu thotë në el-Mīzān se: “‘Abdur-Rezzāk ibn Humām ibn Nāfi’, mentori i Ebū Bekr el-Himjerit, një dinjitar shī‘a i San’āsë, ishte ndër muhadīthët më të besuar të të gjithë dijetarëve. Ai ia rrëfen jetën dhe shton: “Ai shkroi mjaft, duke veçuar këtu Xhāmi’ ul-Kebīr. Ai qe një rojtar i dijes, e cila iu kërkua nga shumë syresh si: Ahmedi, Is‘hāku, Jahjāi, Dhehebīu, Ramādīu dhe ‘Abdi.” Ai diskuton karakterin e tij dhe citon ‘Abbās ibn ‘Abdul-‘Azīmin, që e akuzon si gënjeshtar. Ai pohon se Dhehebīu e ka rrëzuar një akuzë të tillë dhe thotë: “Jo vetëm Muslimi, por të gjithë ata që kanë memorizuar hadīth pajtohen njëzëri me ‘Abdur-Rezzākun, ndërsa Imamët e diturisë i besojnë autoritetit të tij.” Ai vazhdon jetëshkrimin dhe citon et-Tejālisīun, që thotë: “E dëgjova Ibn Ma‘īnin të thoshte diçka nga e cila u binda se ‘Abdur-Rezzāku qe shī‘a. Ibn Ma‘īni e pyeti: ‘Mësuesit e tu, si Mu’ammeri, Māliku, Ibn Xhurejhi, Sufjāni, el-Awzā’i, janë të gjithë sunni. Nga e mësove ti medhhebin shī‘it?’ Ai u përgjigj: ‘Xha‘fer ibn Sulejmān el-Da’bīu na bëri njëherë vizitë dhe e pashë të ishte i virtytshëm e i udhëzuar në rrugë të drejtë, ndaj e mësova shī‘izmin prej tij’.” 

       Ky pohim i ‘Abdur-Rezzākut tregon se ai e mësoi shī‘izmin nga Xha‘fer el-Dab’ī, po Muhammed ibn Ebū Bekr el-Mukaddimi mendon se vetë Xha‘fer el-ZaD’īu e mësoi shī‘izmin nga ‘Abdur-Rezzāku. Ai madje e fajëson ‘Abdur-Rezzākun për këtë. Në Mīzān, ai citohet të ketë thënë: “Ah, sikur ta kisha shmangur ‘Abdur-Rezzākun përgjithmonë! Asnjeri s’ia prishi bindjet Xha‘ferit përveç tij.” “Prishja” së cilës ai i referohet është shī‘izmi!

       Ibn Ma‘īni është mbështetur gjerësisht mbi autoritetin e ‘Abdur-Rezzākut, megjithë “pranimin” e tij se ai është shī‘a, siç u pohua më lart. Ahmed ibn Ebū Khejth’eme, siç pohon biografia e ‘Abdur-Rezzākut në el-Mīzān, ka thënë: “I treguan Ibn Ma‘īnit se Ahmedi thotë që ‘Ubejdullāh ibn Mūsai e hedh poshtë hadīthin e ‘Abdur-Rezzākut, për shkak të bindjeve të tija shī‘ite. Ibn Ma‘īni iu përgjigj: ‘Betohem në Allahun, që është Një, se ‘Abdur-Rezzāku është njëqind herë më i epërm se ‘Ubejdullāhi dhe [se] e kam dëgjuar hadīthin e ‘Abdur-Rezzākut dhe e kam parë të jetë shumë herë më voluminoz se i ‘Ubejdullāhit’.” Po ashtu, në biografinë e ‘Abdur-Rezzākut në el-Mīzān, Ebū Sālih Muhammed ibn Ismā‘īl Dirāri citohet me fjalët: “Kur ishim të ftuar te ‘Abdur-Rezzāku në San’ā, dëgjuam se Ahmedi dhe Ibn Ma‘īni, bashkë me të tjerë, e kishin kundërshtuar, apo mospëlqyer, hadīthin e ‘Abdur-Rezzākut, për shkak të qenurit e muhadīthit, shī‘a. Lajmi na tronditi pa masë. Menduam se i kishim harxhuar kuturu tërë burimet tona e i ishim futur kot tërë atij udhëtimi. Pastaj iu bashkangjita haxhinjve për në Mekë, ku takova Jahjāin dhe e pyeta për çështjen në fjalë. Ai, siç pohohet në jetëshkrimin e ‘Abdur-Rezzākut në el-Mīzān, tha: ‘O Ebū Sālih! Edhe nëse ‘Abdur-Rezzāku e braktis krejt Islamin, ne nuk do t’ia hedhim poshtë hadīthin’.”

       Ibn ‘Adīu e ka përmendur me fjalët: “‘Abdur-Rezzāku ka përcjellë hadīthe mbi virtytet, por askush s’i ka mbështetur ato.11 Ai gjithashtu numëron veset e disa njerëzve, pikëpamje të cilat hidhen poshtë nga të tjerët;12 mbi të gjitha, ai besohet të jetë shī‘a.”

       Mëgjithë tërë këtë, Ahmed ibn Hanbelin e pyetën njëherë, siç tregon biografia e ‘Abdur-Rezzākut në Mīzān, nëse ai dinte ndonjë hadīth më të mirë se ai i transmetuar nga ‘Abdur-Rezzāku, dhe përgjigja e tij ishte negative. Ibn el-Kejserānī pohon në mbyllje të biografisë së ‘Abdur-Rezzākut në librin e tij Xhāmi’ Bejne Rixhālul Sahīhejn, duke cituar Imam Ahmed ibn Hanbelin, se: ‘Nëse njerëzit debatojnë hadīthin e Mu‘ammerit, atëherë gjykuesi përfundimtar është ‘Abdur-Rezzāku.’ Mukhlid el-Shu’ejri thotë se njëherë ai ishte me ‘Abdur-Rezzākun, kur u përmend Mu‘āvija. Atëherë, siç tregon biografia e tij në el-Mīzān, ‘Abdur-Rezzāku tha: ‘Mos na e prishni takimin duke përmendur farën e Ebū Sufjānit’.” Zejd ibn Mubāraku tregon: “Ishim njëherë në shoqërinë e ‘Abdur-Rezzākut dhe i treguam hadīthin e Hedthānit. Kur u lexuan fjalët e ‘Umerit drejtuar ‘Abbāsit e ‘Alīut: ‘Ti ke ardhur të kërkosh trashëgiminë e nipit, ndërsa ky ka ardhur të kërkojë trashëgiminë e të vjehrrit’, ‘Abdur-Rezzāku, siç pohohet në jetëshkrimin e tij në el-Mīzān, tha: ‘Shikojeni këtë njeri të paturp dhe të parespekt, tek përdor ‘nip’ e ‘vjehërr’ në vend të ‘i Dërguari i Allahut (s)’!”

       Megjithë tërë këtë, të gjithë përpiluesit e hadīthit ia kanë regjistruar hadīthet e janë mbështetur mbi autoritetin e tij. Madje është thënë, siç pohon Ibn Khalikān në Wafijjāt ul-A’jān, se njerëzit nuk udhëtonin te asnjeri pas vdekjes së Profetit (s) aq shpesh sa ç’bënin te ‘Abdur-Rezzāku. Ai citohet nga Imamët e sunnive bashkëkohës, si Sufjān ibn ‘Ajīne, një nga mentorët e të cilit ishte ‘Abdur-Rezzāku, Ahmed ibn Hanbeli, Jahjā ibn Ma‘īni, e të tjerë. 

       Drejtojuni hadīthit të tij në të gjithë sahīh-ët dhe musned-et, që përmbajnë mjaft hadīthe të tij. Ai, Allahu e mëshiroftë, u lind më 126 dhe qe bashkëkohës i Ebū Abdullāh Imam Xha‘fer es-Sādikut për njëzet e dy vjet.13 Ai vdiq ditëve të para të imametit të Imamit Ebū Xha‘fer el-Xhevād, nëntë vjet para vdekjes së tij;14 Allahu e ringjalltë në shoqërinë e këtyre Imamëve, shërbimit të të cilëve, duke synuar pëlqimin e Allahut ai i kushtoi me sinqeritet tërë jetën.

 

54. ‘Abdul-Melīk ibn ‘Ajān

 

Ai është vëlla i Zarāres, Hamrānit, Bakīrit, ‘Abdur-Rahmānit, Mālikut, Darisit dhe Umm ul-Eswedit, pasardhës të ‘Ajānit e që të gjithë janë shī‘itë të shquar. Ata kanë fituar kupën e lartë për shërbimin e tyre ndaj Sherī‘atit dhe kanë lënë pasardhës të bekuar e të udhëzuar që iu përngjitën medhhebit dhe pikëpamjeve të tyre. 

       Dhehebīu e përmend ‘Abdul-Melīkun në Mīzān, duke cituar Ebū Wā’ilin e të tjerë që citojnë Ebū Hātimin se ai ka raportuar hadīthe të sakta dhe se Ma‘īni ka thënë se nuk ka asgjë të keqe me hadīthin e tij, ndërsa një autoritet tjetër dëshmon: “I besuar, por edhe rāfidī.” Ibn A’jīne thotë: “‘Abdul-Melīk rāfidīu na ka raportuar hadīth.” Ebū Hātimi thotë se ai është ndër të parët që përqafuan Islamin shī‘it dhe se hadīthi i tij është sahīh. Të dy Sufjānët ia përcjellin hadīthin të mirëdokumentuar prej të tjerëve.

       Në librin el-Xhāmi’ Bejne Rixhāl ul-Sahīhejn, Ibn Kejserānīu, siç citohet në të dyja veprat nga Sufjān ibn A’jīne, ka këto për të thënë rreth tij: “Abdul-Melīk ibn ‘Ajāni, vëlla i Hamrān el-Kūfīt, ishte një shī‘a, hadīthi i të cilit mbi tewhīd-in ndodhet te Sahīh ul-Bukhārī i transmetuar nga Ebū Wā’ili, kurse ai mbi īmān-in te Sahīh Muslim-i. 

       Ai vdiq në kohën e Imam Sādikut, që iu lut me zell Allahut ta mëshironte. Ebū Xha‘fer ibn Bābawejhi raporton se Imam Sādiku, i shoqëruar nga nxënësit e tij, vizitoi varrin e ‘Abdul-Melīkut në Medine. Marrtë shpërblimet e mira e jetoftë përgjithmonë në paqe.

 

55. ‘Ubejdullāh ibn Mūsa el-‘Abasi el-Kūfī

 

Ai është mentor i Bukhārīut, siç e pohon ky në f. 177 të Sahīh-ut të vet. Ibn Kutejbe e përfshin me muhadīthët në veprën e tij Ma’ārif, duke thënë se ai burrë ishte shī‘a. Kur radhit një listë të shī‘itëve të shquar në kreun e tij mbi medhhebet, në f. 206 të Ma’ārif-it, ai e përfshin ‘Ubejdullāhin me ta. Në f. 279, vëll. VI i Tabakāt-it të tij, Ibn Sa‘di e rrëfen biografinë e ‘Ubejdullāhit pa harruar të theksojë se ai është një shī‘a dhe se përcjell hadīthe përkrahëse të shī‘izmit, çka, sipas Ibn Sa‘dit, ia dobëson hadīthin në sytë e shumë njerëzve. Ai gjithashtu shton se ‘Ubejdullāhi e njeh shumë mirë Kur’anin. Ai regjistron në f. 139, vëll. VI të veprës së tij el-Kāmil, datën e vdekjes së tij në mbyllje të ngjarjeve të vitit 213, duke thënë: “‘Ubejdullāh ibn Mūsa el-‘Abasi el-fekīh, ishte një shī‘a që e mësoi Bukhārīun siç e pranon ky vetë në Sahīh.” Dhehebīu e përmend në Mīzān me fjalët: “‘Ubejdullah ibn Mūsa el-‘Abasi el-Kūfī, mentor i Bukhārīut, është pa diskutim i besuar, por dhe shī‘a i devijuar.” Prapëseprapë, ai e pranon se, si Ebū Hātimi dhe Ma‘īni i kanë besuar hadīthit të tij: “Ebū Hātimi ka thënë se hadīthi i Ebū Na‘īmit është më i saktë e megjithatë ‘Ubejdullāhi është edhe më i saktë se të gjithë ata kur është çështja për hadīthe nga Isrā‘īli.”

       Ahmed ibn ‘Abdullāh el-Exhlīu thotë: “‘Ubejdullāh ibn Mūsa është shumë i dijshëm për Kur’anin Fisnik, autoritet madhor i asaj fushe. Kurrë s’e kam parë të tregohet arrogant a mendjemadh dhe ai s’është parë kurrë të qeshë me zë të lartë.” Ebū Dā‘ūdi thotë: “‘Ubejdullāh ibn el-‘Abbasi qe një heretik shī‘it.” Në mbyllje të jetëshkrimit të Matar ibn Mejmūnit në el-Mīzān, Dhehebīu thotë: “‘Ubejdullāhi, shī‘a, i besuar.” Ibn Ma‘īni mësonte hadīth nga ‘Ubejdullāh ibn Mūsai dhe ‘Abdur-Rezzāku, duke e ditur se ishin që të dy shī‘itë. Gjatë shkrimit të biografisë së ‘Abdur-Rezzākut në el-Mīzān, Dhehebīu citon Ahmed ibn ‘Alī Khejthemen duke thënë: “E pyeta njëherë Ibn Ma‘īnin lidhur me ç’kisha dëgjuar mbi përgënjeshtrimin nga Ahmedi të hadīthit të Ubejdullāh ibn Mūsait, për shkak të të qenit të tij shī‘a. Ibn Ma‘īni u përgjigj: ‘Betohem në Allahun Një, se ‘Abdur-Rezzāku është njëqind herë më i epërm ndaj ‘Ubejdullāhit dhe se nga ‘Abdur-Rezzāku kam dëgjuar shumë herë më tepër hadīthe se nga ‘Ubejdullāhi’.”

       Sunnitë, si çdokush, mbështeten mbi hadīthet e ‘Ubejdullāhit në sahīh-ët e tyre. Drejtojuni hadīthit të tij në të dy Sahīh-ët, transmetuar nga Shejbān ibn ‘Abdur-Rahmāni. Bukhārīu ia citon hadīthin e përcjellë nga el-A’mesh ibn ‘Urwe dhe Ismā‘īl ibn Ebū Khālidi. Hadīthi i tij në Sahīh Muslim raportohet nga Isrā‘īli, Hasan ibn Sālihu dhe ‘Usāma bin Zejdi. Bukhārīu e citon drejtpërdrejt, ashtu si dhe Is‘hāk ibn Ibrāhīmi, Ebū Bekr ibn Ebī Shejbe, Ahmed ibn Is‘hāk el-Bukhārīu, Mahmūd ibn Gejlāni, Ahmed ibn Ebū Sarīxhi, Muhammed ibn Hasan ibn Ashkābi, Muhammed ibn Khālid el-Dhehebīu, e Jūsuf ibn Mūsa el-Kattāni. Muslimi ia citon hadīthin nga Haxhxhāxh ibn el-Shā‘iri, el-Kāsim ibn Zekerijāi, ‘Abdullāh el-Darmi, Is’hāk ibn el-Mensūri, Ibn Ebī Shejbe, ‘Abd ibn Hamīdi, Ibrāhīm ibn Dīnāri dhe Ibn Nemīri. Dhehebīu pohon në el-Mīzān se ‘Ubejdullāhi vdiq më 213 H., duke shtuar: “Ai ishte i mirënjohur për zuhdin, ‘ibadetet e tekwā-në e tij.” Vdekja e tij ndodhi herët në Dhu’l-Ki’de; Allahu i Lartë ia shenjtëroftë vendprehjen.

 

56. ‘Uthmān ibn ‘Umejr ‘Abdul-Jekzān el-Thekefī el-Kūfī el-Bexhlī  

 

Ai njihet edhe si ‘Uthmān ibn Ebū Zer’e, ‘Uthmān ibn Kejs dhe ‘Uthmān ibn Ebū Hamīd. Ebū Ahmed el-Zubejri tha se ‘Uthmāni beson në kthimin. Ahmed ibn Hanbeli pohon: “Ebū Jakzānit iu përngjit në fitne Ibrāhīm ibn ‘Abdullāh ibn Hasani.” Ibn ‘Adīu thotë: “Ai ka përqafuar medhhebin e keq dhe beson në kthimin, ndonëse autoritetet e besuara e kanë cituar duke e ditur se është i dobët.” E vërteta është se saherë u teket njerëzve të përçmojnë një muhadīth shī‘a e të përbuzin mjeshtërinë e tij diturore, ata e akuzojnë atë me konceptin e kthimit. Kështu bënë dhe me ‘Uthmān ibn ‘Umejrin, aq sa Ibn Ma‘īni tha: “Vërtet, s’ka asgjë të keqe me hadīthin e tij.”

      Megjithë sulmet ndaj tij, el-A’meshi, Sufjāni, Shu‘be, Sherīku e të tjerë të atij rangu nuk ngurruan aspak ta citojnë. Ebū Dā‘ūdi, Tirmidhīu dhe të tjerë e kanë cituar në Sunen-et e tyre dhe janë mbështetur në autoritetin e tij. Drejtojuni hadīthit të tij të përcjellë nga Enesi e të tjerë. Dhehebīu ia ka dokumentuar biografinë dhe ka cituar pohimet e mësipërme të dijetarëve të shquar, duke i vënë DTK pas emrit për të treguar autorët e Sunen-eve që e citojnë atë.

 

 57. ‘Adī ibn Thābit el-Kūfī

 

 Ibn Ma‘īni e përshkruan si “ekstremist shī‘ī”, ndërsa Dār Kutnīu e quan “rāfidī, ekstremist, por edhe i besuar.” Xhuzxhānīu thotë se ai njeri ka “devijuar”. El-Mes’ūdī thotë: “Kurrë s’kemi parë ndonjeri aq të sinqertë në predikimin e shī‘izmit sa ‘Adī ibn Thābiti.” Në Mīzān, Dhehebīu e përshkruan si “dijetari i shquar i shī‘itëve, më i besuari ndër ta, kadiu e imami i xhamive të tyre. Sikur tërë shī‘itët të ishin si ai, e keqja e tyre do të ishte më e pakët.” Pastaj, ai ia dokumenton jetëshkrimin dhe citon qëndrimet e dijetarëve si më sipër. Ai radhit dijetarët që e mbajnë të besuar, si: Dār Kutnīu, Ahmed ibn Hanbeli, Ahmed el-‘Axhlīu, Ahmed el-Nesā‘īu duke i vënë inicialet e autorëve të të gjashtë Sahīh-ëve, që e citojnë atë.  

       Drejtojuni hadīthit të tij te Sahīh ul-Bukhārī e Muslim përcjellë nga el-Berā’ ibn ‘Āzibi, ‘Abdullāh ibn Jezīdi (gjyshi i tij nga nëna), ‘Abdullāh ibn Ebū Aufe, Sulejmān ibn Sardi, e Sa‘īd ibn Xhubejri. Hadīthi i tij i raportuar nga Zer ibn Habeshī dhe Ebū Hāzim el-Ashxhā’i ndodhet në Sahīh Muslim. Hadīthi i tij citohet nga el-A’meshi, Mis‘ari, Sa‘īdi, Jahjā ibn Sa‘īd el-Ensārīu, Zejd ibn Ebū Anīse dhe Fudejl ibn Gazwāni.

 

58. ‘Atijje ibn Sa‘d ibn Xhenāde el-‘Aufī

 

Ai është Ebū Hasan el-Kūfī, tabi’i-u i njohur. Dhehebīu e përmend atë në el-Mīzān, duke cituar Sālim el-Murādin që thotë se ‘Atijje i është përngjitur shī‘izmit. Imam Ibn Kutejbe e ka përfshirë atë me muhadīthët në el-Ma’ārif pas nipit të tij el-Auf, el-Husein ibn ‘Atijje kadiut, duke shtuar: “‘Atijje, ndjekës i shī‘izmit, ka qenë jurist qysh gjatë sundimit të Haxhxhāxhit.” Ibn Kutejbe përmend disa shī‘ī të shquar në kreun e tij mbi medhhebet në el-Ma’ārif, duke e radhitur ‘Atijje el-‘Aufin mes tyre. Ibn Sa‘di e përmend atë në f. 212, vëll VI i Tabakāt-it, duke treguar bindjet e tij të palëkundura shī‘ite. Babai i tij, Sa‘d ibn Xhenāde, ishte shok i ‘Alīut. Njëherë ai i bëri vizitë Imamit në Kūfa e tha: ‘O Emīr ul-Mu’minīn! Jam bekuar me lindjen e një fëmije; a po m’ia zgjedh një emër, të lutem?’ Imami u përgjigj: ‘Kjo është dhuratë nga Allahu; ndaj quaje ‘Atijje.’

       Ibn Sa‘di ka thënë: “‘Atijje ibn el-Ash’athi doli me një ushtri të luftonte Haxhxhāxhin. Kur ushtria e Ash’athit u tërhoq, ai shkoi në Persi. Haxhxhāxhi i shkroi një ferman Muhammed ibn Kāsimit ku i urdhëronte ta thërriste atë të paraqitej e t’i jepte mundësinë të zgjidhte midis mallkimit të ‘Alīut, dhe katër qind kamzhikëve e rruarjes së mjekrës dhe të kokës. Kështu, ai e thirri atë dhe ia lexoi letrën e Haxhxhāxhit, por ‘Atijje refuzoi të bindej, prandaj, ai e goditi me katërqind kamzhikë e ia rruajti kokën dhe mjekrën. Kur Kutejbe u bë vali i Horāsanit, ‘Atijje rebeloi kundër tij dhe qëndroi atje deri sa ‘Umer ibn Habīre u bë sundimtar i Irakut. Atëherë, ai i shkroi, duke i kërkuar leje për të shkuar atje. Pasi iu dha leja, ai erdhi në Kūfe, ku qëndroi gjersa vdiq më 111.” Autori shton: “Ai qe vërtet një autoritet i besuar, që përcolli shumë hadīthe të sakta.”

       Të gjithë pasardhësit e tij ishin pasues të sinqertë të familjes së Muhammedit. Mes tyre kishte fisnikë, personalitete fort të shquara si Husein ibn el-Hasan ibn ‘Atijje, që u caktua guvernator i rajonit el-Sharkijje pas Hafs ibn Gijāthit, siç pohohet në f. 58 të të njëjtit burim, dhe pastaj ai u zhvendos me trupat e Mehdīut. Ai vdiq më 201. Një tjetër është Sa‘d ibn Muhammed ibn el-Hasan ibn ‘Atijje, po ashtu muhadīth, që u bë guvernator i Bagdādit.15 Ai citoi të atin, Sa‘din, nga xhaxhai i tij Husein ibn el-Hasan ibn ‘Atijje.  

       Duke iu rikthyer ‘Atijje ibn Aufit, ai mbahet autoritet i besuar nga Ebū Dā‘ūdi e Tirmidhīu. Drejtojuni hadīthit të tij në sahīh-ët e tyre nga Ibn ‘Abbāsi, Ebū Sa‘īdi dhe Ibn ‘Umeri. Ai gjithashtu ka mësuar hadīth nga ‘Abdullāh ibn el-Hasani i cili citon të atin që përcjell nga gjyshja e tij ez-Zehrā’, Zonja e grave në Xhennet. Biri i tij Hasan ibn ‘Atijje ka mësuar hadīth prej tij, po kështu Haxhxhāxh ibn Arta’i, Mis’ari, el-Hasan ibn Adwāni dhe të tjerë.

 

59. Al’alā’ ibn Sālih et-Tejmī el-Kūfī

 

Në biografinë e Al’alā’së në Mīzān, Ebū Hātimi thotë për të se: “Ai është nga të mëdhenjtë e shī‘itëve.” Megjithatë, Ebū Dā’ūdi dhe Tirmidhīu mbështeten në autoritetin e tij. Ibn Ma‘īni i beson atij. Si Ebū Hātimi, dhe Ebū Zer’e thonë se nuk ka asgjë të keqe me hadīthin e tij. Shihni hadīthin e tij në sahīh-ët e Tirmidhīut e Ebū Dā‘ūdit nga Jezīd ibn Ebū Merjemi dhe Hakam ibn ‘Utejbe, krahas të gjithë Musned-eve të sunnive. Ebū Na‘īmi dhe Jahjā ibn Bakīri e citojnë atë, e po ashtu dhe shumë të atij klasi. Ai duhet dalluar nga Al’alā’ ibn Ebū’l-‘Abbāsi, poeti mekas. Ky është një shejh sufjanī.

       Hadīthi i tij përcillet nga Ebū Tufejli. Ai është i një rangu më të lartë se Ebū’l-‘Alā’ ibn Sālihu; ky i fundit është kufas, ndërsa poeti është mekas. Ata përmenden në el-Mīzān, ku autori citon pasaktësisht një pohim lidhur me të qenit e tyre prijësa shī‘ī. Al’ālā’ poeti ka thurur vargje në lavdërim të Prijësit të Besimtarëve çka shërben si provë e pakundërshtueshme e përkushtimit të tij dhe gjithashtu ndriçon të vërtetën mbi Imamin (‘a). Ai ka shkruar edhe mjaft eulogji, të çmuara nga Allahu, Profeti i Tij dhe besimtarët. 

 

60. ‘Alkame ibn Kejs ibn ‘Abdullāh el-Nekh’ī, Ebū Sibil

 

Ai është xhaxha i Eswedit dhe Ibrāhīmit, bijve të Jezīdit. Ai është gjithashtu pasues i Familjes së Profetit (s). Shehristānīu, në el-Milel we’n-Nihel, e ka përfshirë me fisnikët shī‘itë. Ai është një mjeshtër ndër muhadīthë, i përmendur nga Ebū Is’hāk Xhuzxhānīu që thotë me keqdashje: “Në Kūfe ka disa njerëz, medhhebi i të cilëve nuk pëlqehet; ata janë mjeshtra mes muhadīthëve kufas.” ‘Alkame dhe vëllai i tij ‘Alī qenë shokë të ‘Alīut. Ata ishin në Siffīn ku ‘Alīu ra shehīd. Atë e thërrisnin “Ebū Salāt” për shkak të namazeve të tij të shpeshta. ‘Alkame e njomi shpatën e tij me gjakun e bandës tirane. Atij i rrëshqiti këmba, por vazhdoi xhihadin në rrugën e Allahut, duke qëndruar armik i Mu‘āvijes gjer në vdekje. Ebū Bardai ia përfshiu emrin ndër emisarët e Mu‘āvijes gjatë sundimit të këtij, por ‘Alkame kundërshtoi dhe madje i shkroi Ebū Bardait: “Të lutem hiqe emrin tim; të lutem hiqe.” Këtë e ka dokumentuar Ibn Sa‘di në jetëshkrimin e ‘Alkames, f. 57, vëll. VI i Tabakāt-it.

       Ndershmëria e ‘Alkames dhe prestigji i tij ndër sunnitë është i padiskutueshëm, megjithë njohjen e tyre të bindjeve të tija shī‘ite. Autorët e sihāh us-sitte si dhe të tjerët, janë mbështetur të gjithë mbi autoritetin e tij. Shihni hadīthin e tij te Muslimi e Bukhārīu nga Ibn Mes’ūdi, Ebū Dardā’i dhe cĀ’ishja. Hadīthi i tij për ‘Uthmānin dhe Ebū Mes’ūdin ndodhet në Sahīh Muslim. Në të dy sahīh-ët, hadīthi i tij përcillet nga ‘Abdur-Rahmān ibn Jezīdi, Ibrāhīm ibn Jezīdi dhe Sha’bīu. Ai, Allahu ia mëshiroftë shpirtin, vdiq më 62 H. në Kūfe. 

 

61. ‘Alī ibn Bedīme

 

Dhehebīu e përmend në el-Mīzān duke cituar Ahmed ibn Hanbelin që thotë: “Ai përcjell hadīthe të sakta”, se është pionier i shī‘izmit, se Ibn Ma‘īni i ka besuar, se përcjell hadīth nga Mekrime e të tjerë, dhe se Shu’be e Mu‘ammeri kanë mësuar hadīth prej tij. Ai ia shënon emrin si tregues që të gjithë autorët e sunen-eve ia kanë cituar hadīthin. 

 

62. ‘Alī ibn el-Xhe’d

 

Ai është Ebū’l-Hasan el-Xheuherī el-Bagdādī, rob i Beni Hashīmit. Si një nga mentorët e Bukhārīut ai përfshihet nga Ibn Kutejbe mes shī’itëve të shquar në librin e tij el-Ma’ārif. Jetëshkrimi i tij në el-Mīzān tregon se për gjashtëdhjetë vjet me rradhë, ‘Alīu agjëronte një në çdo dy ditë. El-Kejserānī e përmend në librin e tij el-Xhāmi’ Bejne Rixhālu’l-Sahīhejn, duke pohuar se vetëm Bukhārīu përcolli dymbëdhjetë mijë hadithe të transmetuara nga ‘Alī ibn el-Xhe’di. Ai vdiq më 203 H., kur ishte 96 vjeç.

 

63. ‘Alī ibn Zeid

 

Emri i tij i plotë është ‘Alī ibn Zeid ibn ‘Abdullāh ibn Zubejr ibn Ebū Malīke ibn Xha’dān Ebū’l-Hasan el-Karashī et-Tejmī el-Basrī. Ahmed el-‘Exhlīu e ka përmendur duke thënë se ai burrë ndjek medhhebin shī‘it. Jezīd ibn Zerī’u thotë se ‘Alī ibn Zejdi qe rāfidī. Megjithë tërë këtë, dijetarët e shquar tabi’īn-ë, si Shu‘be, ‘Abdul-Wārithi e shumë të tjerë të rangut të tyre, ia kanë cituar hadīthin. Ai është një prej tre juristëve për të cilët Basra mori famë, krahas Katādes dhe ‘Ash’ath el-Hedānit. Ata ishin të gjithë të verbër. Kur Hasan el-Basrīu vdiq, ata i propozuan ‘Alīut t’i zinte vendin, falë arritjeve të tij. Ai kishte aq prestigj, saqë shoqërohej vetëm me dinjitarët, diçka që jo shumë shī‘itë mund ta shijonin asokohe. 

       Dhehebīu e ka përmendur në el-Mīzān duke i pohuar faktet e mësipërme mbi të. Në librin e tij el-Xhāmi’ Bejne Rixhālu’l-Sahīhejn, el-Kejserānī ia rrëfen biografinë dhe thotë se Muslimi e ka cituar hadīthin e tij nga Thābit el-Benāni, dhe se ai mësoi mbi xhihadin nga Enes ibn Māliku. Ai, Allahu e mëshiroftë, vdiq më 131 H.

 

64. ‘Alī ibn Sālih

 

Ai është vëlla i Hasan ibn Sālihut. I thamë dy fjalë për virtytet e tij kur treguam biografinë e të vëllait. Ai është një prej dijetarëve të hershëm shī‘itë, porsi i vëllai. Në kreun mbi shitblerjet, Muslimi mbështetet mbi autoritetin e tij.

      ‘Alī ibn Sālihu përcjell hadīth nga Seleme ibn Kahīli, ndërsa Wakīu e ka cituar dhe që të dy janë shī‘itë. Ai, si dhe binjaku i tij Hasani, u lind më 100 e vdiq më 151 H. Allahu e mëshiroftë. 

 

65. ‘Alī ibn Gurāb Ebū Jahjā el-Fazāri el-Kūfī

 

Ibn Hejjāni e ka përshkruar si “një shī‘a ekstremist.” Me siguri për këtë arsye Xhuzxhānīu e kundërshton plotësisht. Ebū Dā‘ūdi thotë se hadīthi i ‘Alīut është rrëzuar, ndërkohë që si Ibn Ma‘īni, ashtu dhe Dār Kutnī i besojnë. Ebū Hātimi ka thënë se nuk ka asgjë të keqe me hadīthin e tij. Ebū Zer‘e pohon se e konsideron besnik. Ahmed ibn Hanbeli thotë: “Mua më duket krejt i besueshëm.” Ibn Ma‘īni e përshkruan si “fākir, siddīk”, ndërsa Dhehebīu e përmend në Mīzān duke cituar ‘pro’-të e ‘kundra’-t ndaj hadīthit të tij si më lart, duke i vënë SK pas emrit për të treguar autorët e sunen-eve që mbështeten në autoritetin e tij. Ai përcjell hadīth nga Hishām ibn ‘Urwe dhe ‘Ubejdullāh ibn ‘Umeri. 

       Në f. 273, vëll. VI të Tabakāt-it të tij, Ibn Sa‘di thotë për të se: “Ismā‘īl ibn Rexhā’i citon hadīthin e tij mbi atë që kishte thënë el-A’meshi për ‘Uthmānin.” Ai, Allahu e mëshiroftë, vdiq në Kūfe në fillim të Rebī’ul Ewelit 184 H., gjatë regjimit të Harūnit. 

 

66. ‘Alī ibn Kādim Ebū’l-Hasan el-Khuzā’i el-Kūfī

 

Ai është mentor i Ahmed ibn el-Furātit, Ja‘kūb el-Faswīut, e një grupi të klasit të tyre të cilët kanë mësuar të gjithë hadīth prej tij e janë mbështetur mbi autoritetin e tij. Ibn Sa‘di e përmend në f. 282, vëll. VI, në Tabakāt dhe e përshkruan si një “shī‘a ekstremist”. Kjo me siguri është arsyeja e vetme që Jahjā e konsideron hadīthin e tij “të dobët”. Ebū Hātimi thotë se ai është i besuar. Dhehebīu e përmend në el-Mīzān, duke cituar qëndrimet e mësipërme rreth tij, dhe duke ia shënuar emrin me DT. Hadīthi i tij ndodhet në librat e tyre nga Sa‘īd ibn Ebū ‘Urwe dhe Katarī. Ai, Allahu pastë mëshirë mbi të, vdiq më 213 H. gjatë sundimit të Memūnit. 

 

67. ‘Alī ibn el-Munthir el-Tarāifī

 

Ai qe profesor i Tirmidhīut, Nesā‘īut, Ibn Sa‘dit, ‘Abdur-Rahmān ibn Ebī Hātimit dhe i dijetarëve të tjerë që mësuan hadīth prej tij e që u mbështetën në autoritetin e tij. Dhehebīu e përmend në el-Mīzān, duke ia shënuar emrin me TSK për të treguar autorët e Sunen-eve që mbështeten mbi atë. Ai citon Nesā‘īun me fjalët: “‘Alī ibn Munthiri është një shī‘a i patundur, shumë i besuar.” Ai pohon se Ibn Hātimi ka thënë se ai burrë është besnik e i besuar, dhe se përcjell hadīth nga Fudejli, Ibn ‘Ajīne e Walīd ibn Muslimi. Nesā‘īu dëshmon për faktin se ai është “një shī‘a i patundur”, dhe se ai mbështetet në hadīthin e tij të cituar në të dy sahīh-ët. Kjo vërtet përbën ushqim për mendjen e atyre që hedhin dyshim mbi besueshmërinë e tij. ‘Alīu, Allahu e mëshiroftë, vdiq më 256 H.

 

68. ‘Alī ibn el-Hāshim ibn el-Barīd Ebū’l-Hasan el-Kūfī el-Khazzāzi el-‘Āithī

 

Ai qe një nga mentorët e Imam Ahmedit. Ebū Dā‘ūdi e përmend dhe e përshkruan si një “shī‘a i vërtetuar.” Ibn Hibbāni thotë se ai është “ekstremist shī‘ī.” Xha‘fer ibn Abāni pohon, “Kam dëgjuar nga Nemīri se ‘Alī ibn Hāshimi është ekstremist në bindjet e tij shī‘ite.” Bukhārīu thotë se si ‘Alī ibn Hāshimi ashtu dhe babai i tij janë tepër të zellshëm në bindjet e tyre shī‘ite. Me siguri për këtë arsye ai e ka refuzuar hadīthin e tij, por të pesë autorët e sahīh-ëve janë mbështetur mbi autoritetin e tij. Ibn Ma‘īni dhe të tjerë i kanë besuar, ndërsa Ebū Dā‘ūdi e ka përfshirë me muhadīthët më të besuar. Ebū Zere ka thënë se ai është besnik ndërsa Nesā‘īu ka pohuar se s’ka asgjë të keqe në hadīthin e tij. Dhehebīu e përmend atë në el-Mīzān, duke cituar çfarë thamë mësipër. 

      Hatibi i Bagdādit, në kreun mbi virtytet e ‘Alīut në Tarīkh, vëll XII, f. 116, citon Muhammed ibn Sulejmān el-Bagdādin që thotë se ‘Alī ibn Hāshim ibn el-Bāridi është i besuar dhe ndjek shī‘izmin. Ai citon edhe Muhammed ibn ‘Alī el-Āxhirin që thotë: “Njëherë e pyeta Ebū Dā‘ūdin për ‘Alī ibn Hāshim ibn el-Barīdin. Ai më sugjeroi se duhej të pyesja ‘Īsā ibn Junūsin. Ky tha se: ‘Ai i përket atyre që kërkojnë shī‘izmin’.” E tërë kjo është e vërtetë. Ai po ashtu citon Xhuzxhānīun duke thënë se Hāshim ibn el-Barīdi dhe i biri ‘Alīu janë ekstremistë në “medhhebin e tyre të prishur”. 

       Megjithë tërë këto, autorët e pesë librave sahīh mbështeten mbi ‘Alī ibn Hāshimin. Drejtojuni hadīthit të tij mbi martesën në Sahīh Muslim të përcjellë nga Hishām ibn ‘Urweh dhe në kreun e tij për kërkimin e lejes, nga Talha ibn Jahjāi. Hadīthin e tij në Sahīh Muslim e përcjell Ebū Mu‘ammer Ismā‘īl ibn Ibrāhīmi e ‘Abdullāh ibn Abāni. Imam Ahmedi, gjithashtu, ia ka raportuar atij hadīthin, krahas të dy djemve të Shejbes, e një grupi muhadīthësh të klasit të tyre mentori i të cilëve ishte pikërisht ‘Alī ibn Hāshimi. Dhehebīu thotë: “Ai vdiq më 181 H., Allahu e mëshiroftë”, duke shtuar se: “Vdekja e tij është e para ndër mentorët e Imam Ahmedit.” 

 

69. ‘Ammār ibn Zurejk el-Kūfī

 

El-Sulejmāni e quan “rāfidī”, siç pohon Dhehebīu gjatë diskutimit të ‘Ammārit në el-Mīzān. Megjithë këtë deklaratë, Muslimi, Ebū Dā‘ūdi dhe Nesā‘īu mbështeten në autoritetin e tij. Drejtojuni hadīthit të tij në Sahīh Muslim transmetuar nga el-A’meshi, Ebū Is‘hāk el-Subai, Mensūri e ‘Abdullāh ibn ‘Īsāi. Hadīthin ia përcjell në Sahīh Muslim Ebū’l-Xhevābi, Ebū’l-Hawas Selāmi, Ibn Ahmed el-Zubejri dhe Jahjā ibn Ādemi.

 

70. ‘Ammār ibn Mu‘āvije, ose Ibn Ebū Mu‘āvije

 

Quhet ndryshe Khabāb, ose Ibn Sālih el-Dihnī el-Bexhlī el-Kūfī, Ebū Mu‘āvije. Ai është një nga heronjtë shī‘ī që pësuan aq shumë persekutime duke mbrojtur Familjen e Profetit (s), saqë Bishr ibn Merwāni ia preu lakët e këmbëve vetëm pse ishte shī‘a. Ai është mentor i të dy Sufjānëve, krahas Shu‘bes, Sherīkut e el-‘Abārit, të cilët kanë mësuar të gjithë hadīth prej tij dhe janë mbështetur në autoritetin e tij. Muslimi dhe katër autorët e sunen-eve ia kanë cituar hadīthin. Dhehebīu ia ka përfshirë biografinë në el-Mīzān dhe ka cituar qëndrimet e mësipërme mbi të qenit e tij shī‘a dhe muhadīth i besuar, duke shtuar se askush nuk ka folur keq për të përveç el-‘Akīlit dhe se ai s’kish faj tjetër përveç të qenurit shī‘a. Drejtojuni hadīthit të tij mbi haxhin në Sahīh Muslim nga Ebū Zubejri. Ai vdiq më 133 H., Allahu pastë mëshirë mbi shpirtin e tij.  

 

71. ‘Amr ibn ‘Abdullāh Ebū Is‘hāk el-Subaī el-Hamadānī el-Kūfī

 

Ai është shī‘a sipas Ma’ārif-it të Ibn Kutejbes e el-Milel we’n-Nihel-it të Shehristānīut. Ai ishte ndër mjeshtrat e muhadīthëve medhhebi i të cilit, në rrënjët dhe degët e tij, nuk pëlqehet nga nāsibītë ngase shī‘itët pasojnë gjurmëve të Ehl ul-Bejtit, duke e nxjerrë mënyrën e ‘ibādeteve nga udhëheqja e tyre në të gjitha çështjet fetare. Për këtë arsye, Xhuzxhānīu ka thënë në biografinë e Zubejdit, në el-Mīzān: “Mes kufasve ka një grup medhhebi i të cilit nuk pëlqehet; ata janë prijës ndër muhadīthët e Kufes, si: Ebū Is‘hāku, Mensūri, Zubejd el-Jāmīu, el-A’meshi e të tjerë të atij klasi. Njerëzit i kanë toleruar vetëm pse janë besnikë në hadīth, pa shtuar në të asgjë të tyren.”

       Mes hadītheve të Ebū Is‘hākut që nāsibītë kanë refuzuar është ky: “Siç tregon autori i el-Mīzān-it, ‘Amr ibn Ismā‘īli ka cituar Ebū Is‘hākun që tregon se i Dërguari i Zotit (s) tha: ‘‘Alīu është si një pemë rrënja e së cilës jam unë, degët e së cilës janë ‘Alīu, frytet e së cilës janë Hasani e Huseini, gjethet e së cilës janë shī‘itët e tij’.” 

       Në të vërtetë, pohimi i el-Mugīres “kufasit s’i çoi kush tjetër në shkatërrim përveç Ebū Is‘hākut dhe A’meshit” është i padenjë, përveç faktit se këta burra janë shī‘itë dhe besnikë të Familjes së Profetit (‘a). Ata janë bërë kujdestarë të të gjitha hadītheve mbi veçoritë e këtyre, paqe paste mbi ta. Ata qenë oqeane të dijes dhe ndoqën urdhrat e Allahut. Mbi ta mbështeten autorët e të gjashtë sahīh-ëve e të tjerët. Drejtojuni hadīthit të Ebū Is‘hākut në dy sahīh-ët nga el-Berā’ ibn Āzibi, Jezīd ibn Arkami, Hārithe ibn Wehābi, Sulejmān ibn Sardi, el-Nu’mān ibn Beshīri, ‘Abdullāh ibn Jezīd el-Khadmi dhe ‘Amr ibn Mejmūni. 

       Ai citohet në të dy sahīh-ët nga Shu’be, Zubejri, Thewrīu dhe nga nipi i tij Jūsuf ibn Is’hāk ibn Ebū Is’hāku. Ibn Khalikānī thotë në biografinë e ‘Amrit, në Wafijjāt, se ai lindi tre vjet pas fillimit të sundimit të ‘Uthmānit dhe vdiq ose më 127 ose më 128, ose më 129 H, ndërsa si Jahjā ibn Ma‘īni, ashtu dhe el-Madā‘ini thonë se ai vdiq më 132 H., wa’Llāhu a’lem.    

 

72. ‘Auf ibn Ebū Xhemīle el-Basrī, Ebū Sehl

 

Ai është i mirënjohur si “el-‘A’rābīu” (beduini), ndonëse e vërteta është se origjina e tij s’është nga shkretëtira. Dhehebīu e përmend në el-Mīzān, dhe thotë: “Ai quhet edhe ‘Auf es-Siddīk, ndërkohë që thonë se ndjek shī‘izmin; megjithë këtë, një grup dijetarësh i kanë besuar.” Ai po ashtu citon Xha’fer ibn Sulejmānin që e përshkruan atë si shī‘a dhe citon Benderin që e quan “rāfidī”. Ibn Kutejbe e ka përfshirë në el-Ma’ārif me dinjitarët shī‘itë. Ai i mësoi hadīth Rūhit, Haudit, Shu’bes, ‘Uthmān ibn Hejthemīut, el-Nadr ibn Shamīlit e shumë të tjerëve të atij kalibri. Autorët e gjashtë sahīh-ëve e të tjerë mbështeten në autoritetin e tij. Drejtojuni hadīthit të tij në Sahīh ul-Bukhārī nga Hasani e Sa‘īdi, bijtë e Hasan Basrīut, Muhammed ibn Sirīni dhe Sijār ibn Seleme. Hadīthin e tij në Sahīh Muslim e përcjell el-Nadr ibn Shamīli. Ai, Allahu e mëshiroftë, vdiq më 146. 

 

73. El-Fadl ibn Dakīn

 

Emri i tij i vërtetë është ‘Amr ibn Hammād ibn Zubejr el-Malā’ī el-Kūfī dhe njihet mirë nga Ebū Na’īmi. Ai është mentor i Bukhārīut, siç e pranon ky në Sahīh. Një grup nga elita e dijetarëve, si Ibn Kutejbe në Ma’ārif, e ka përfshirë atë me dinjitarët shī‘ī. Dhehebīu e përmend në el-Mīzān me fjalët: “E kam dëgjuar Ibn Ma‘īnin të thotë: ‘Nëse përmendin dikë në praninë e Ebū Na‘īmit dhe ai e quan njeri të mirë dhe e lavdëron, atëherë me siguri ai person është shī‘a; kurse po ta cilësojë dikë si murxhi’ī, atëherë pa dyshim që ai është një sunni i mirë’.” Dhehebīu thotë që ky pohim vërteton se Jahjā ibn Ma‘īni anon nga besimi në kthimin. Ai gjithashtu konfirmon se ai burrë e konsideron el-Fadlin një shī‘a të patundur.

       Në biografinë e Khālid ibn Mukhlidit në el-Mīzān, Dhehebīu citon el-Xhuzxhānīun që thotë se Ebū Na’īmi ndjek medhhebin kufas, pra shī‘izmin. Si përfundim, fakti se el-Fadl ibn Dakīni është një shī‘a s’është diskutuar kurrë. Megjithë këtë, autorët e të gjashtë sahīh-ëve mbështeten në të. Shihni hadīthin e tij në Sahīh ul-Bukhārī nga Humām ibn Jahjā, ‘Abdul-‘Azīz ibn Ebū Seleme, Zekerijā ibn Ebū Zā’ide, Hishām el-Distwā’i, el-A’meshi, Misāri, Ibn ‘Ajīne, el-Thewrīu, Māliku, Shejbe e Zuhejri. Hadīthi i tij te Muslimi përcillet nga Saif ibn Ebū Sulejmāni, Ismā’īl ibn Muslimi, Ebū ‘Āsim Muhammed ibn Ejjūb el-Thekefī, Ebū Āmisi, Mūsa ibn ‘Alīu, Ebū Shihāb Mūsa ibn Nāfi’u, Sufjāni, Hishām ibn Sa’di, ‘Abdul-Wāhid ibn Ajmani dhe Isrā‘īli. Bukhārīu e citon atë drejtpërsëdrejti, kurse Muslimi përmes Haxhxhāxh ibn el-Shā’irit, ‘Abd ibn Hamīdit, Ibn Ebū Shejbes, Ebū Sa‘d el-Ashaxhxhit, Ibn Nemīrit, ‘Abdullāh el-Darmit, Is’hāk el-Hanzālit, dhe Zuhejr ibn Harbit. 

       Ai u lind më 133 dhe vdiq në Kūfe të enjten e mbrëmjes së fundit në Sha‘bān 210 H, gjatë regjimit të Mu‘tesimit. Ibn Sa‘di e përmend në f. 279, vëll VI i Tabakāt-it të tij, duke e përshkruar si “besnik, i besueshëm, një burrë që ka përcjellë goxha hadīth, dhe një autoritet në këtë fushë.”

 

74. Fadīl ibn Merzūk el-Agar el-Ruwāsī el-Kūfī, Ebū ‘Abdur-Rahmān

 

Dhehebīu e përmend atë në el-Mīzān dhe e përshkruan si shī‘a të mirënjohur, duke cituar Sufjān ibn ‘Ajīnen dhe Ibn Ma‘īnin që e dëshmojnë këtë fakt. Ai citon Ibn ‘Adin që thotë se ai shpreson të mos ketë asgjë të keqe me hadīthin që ai përcjell, e më pas citon Hejthem ibn Xhemīlin që thotë se ky ia përmendi njëherë Fadīl ibn Merzūkun të cilin e përshkroi si “i Imamëve të udhërrëfimit.”

       Në Sahīh-un e tij, Muslimi mbështetet mbi autoritetin e hadītheve të Fadīlit lidhur me namazin siç transmeton Shekīk ibn ‘Ukbe, dhe zekatin nga ‘Adi ibn Thābiti. Hadīthi i tij mbi zekatin te Muslimi përcillet nga Jahjā ibn Ādemi dhe Ebū Usāme. Në librat sunen, hadīthi i tij citohet nga Wakī’u, Jezīdi, Ebū Na‘īmi, ‘Alī ibn el-Xhe’di e të tjerë si ata. Zejd ibn el-Habābi në fakt ka gënjyer mbi çka i mvesh atij prej hadītheve që merren me emërimin e ‘Alīut si Emīr nga Profeti (s). Ai, Allahu e mëshiroftë, vdiq më 158 H. 

 

75. Fitr ibn Khalīfe el-Hannāt el-Kūfī

 

‘Abdullāh ibn Ahmedi e pyeti njëherë të atin mbi Fitr ibn Khalīfen. Ai u përgjigj: “Ai përcjell hadīthe të sakta. Ato pasqyrojnë qëndrimin e një personi të përgjegjshëm, por ai është gjithashtu ndjekës i shī‘izmit.” ‘Abbāsi citon Ibn Ma‘īnin që thotë se Fitr ibn Khalīfe është një shī‘a i besuar. Ahmedi thotë: “Fitr ibn Khalīfe besohet nga Jahjā, por ai është një khashbī ekstremist.” Mesa duket, vetëm për këtë arsye Ebū Bekr ibn ‘Ajjāshi tha: “S’i kam braktisur hadīthet e Fitr ibn Khalīfes, veçse për medhhebin e tij të prishur”, d.m.th. për asnjë faj tjetër të tij veç të qenit shī‘a. 

       El-Xhuzxhānīu thotë: “Fitr ibn Khalīfe ka dalë nga rruga.” Gjatë sëmundjes, ai u dëgjua nga Xha‘fer el-Ahmari tek thoshte: “Asgjë nuk më gëzon më shumë se të di që për çdo qime në trupin tim ka një melek që e madhëron Allahun për mua, falë dashurisë sime ndaj Ehl-i Bejtit, paqe pastë mbi ta.” Fitr ibn Khalīfe përcjell hadīth nga Ebū’l-Tufejli, Ebū Wā’ili dhe Muxhāhidi. Hadīthi i tij citohet nga Usāma, Jahjā ibn Ādemi, Kabīse e të tjerë të atij kalibri. Ahmedi dhe të tjerët i kanë besuar atij. Murre ka thënë për të se: “Ai është transmetues i përgjegjshëm hadīthi, që e di përmendësh atë që transmeton.” Ibn Sa‘di thotë: “Ai është besnik, insha-Allāh.” Dhehebīu e diskuton në Mīzān, duke cituar qëndrimet e dijetarëve të mëdhenj rreth karakterit të tij, të përmendura më lart. Ibn Sa’di ka cituar po ato në f. 253, vëll VI, i Tabakāt-it.

       Kur përmend shī‘itët e shquar në el-Ma’ārif, Kutejbe e përfshin Fitr ibn Khalīfen me ta. Bukhārīu ka cituar hadīthin e Fitrit nga Muxhāhidi. Thewrīu ka cituar hadīthin e Fitrit lidhur me sjelljen, të ndodhur te Bukhārīu. Autorët e katër sunen-eve si dhe të tjerë, kanë cituar secili hadīthet e Fitrit. Ai, Allahu e mëshiroftë, vdiq më 153.

 

76. Mālik ibn Ismā’īl ibn Zijād ibn Dirhem Ebū’l-Hasan el-Kūfī el-Hindī

 

Ai është një nga mentorët e Bukhārīut, siç pohohet në Sahīh. Ibn Sa‘di e përmend në Tabakāt, vëll VI, f. 282. Ai e mbyll duke thënë se “Ebū Gasāni është besnik, i besuar, një shī‘a tejet i vendosur.” Dhehebīu e përmend në el-Mīzān, çka ia vërteton besueshmërinë e prestigjin dhe pohon se ai burrë i ka përvetësuar mësimet e medhhebit shī‘it nga mentori i tij Hasan ibn Sālih, se Ibn Ma‘īni ka thënë se askush nuk është më i saktë në Kūfe në raportim hadīthi se Ebū Gasāni dhe se Ebū Hātimi ka thënë: “Sa herë që e shikoj, ai duket sikur sapo ka dalë nga varri, me dy shenjat e sexhdes të vulosura në ballë.”

       Bukhārīu e ka cituar atë drejtpërdrejt në shumë kaptina të Sahīh-ut. Muslimi ia ka cituar në Sahīh hadīthin mbi dënimet e krimeve, nga Harūn ibn ‘Abdullāhi. Ata që ia përcjellin hadīthin te Bukhārīu janë: Ibn ‘Ajīne, ‘Abdul-Azīz ibn Ebū Seleme dhe Isrā‘īli. Si Bukhārīu dhe Muslimi ia citojnë hadīthin nga Zuhejr ibn Mu‘āvija. Ai, Allahu e mëshiroftë, vdiq në Kūfe më 219 H.

 

77. Muhammed ibn Khāzim

 

Ai njihet më mirë si Ebū Mu‘āvijeh ed-Darīr et-Temīmī el-Kūfī. Dhehebīu e cilëson me fjalët: “Muhammed ibn Khāzim el-Derīri është i konfirmuar, besnik; dhe unë s’e kam parë askund hadīthin e tij të jetë i dobët; do ta shkoqis atë në kreun tim mbi nofkat.” Kur autori e përmend në këtë kre, ai pohon: “Ebū Mu‘āvijeh ed-Darīri është ndër Imamët më të shquar e më të besuar të hadīthit” dhe: “Hākimi ka thënë se të dy shejhët mbështeten mbi autoritetin e tij, dhe ai është i famshëm për të qenit një shī‘a ekstremist.”

       Autorët e sihāh us-sitte janë mbështetur mbi autoritetin e tij. Dhehebīu ia ka shënuar emrin me ‘T’ si tregues se tërë muhadīthët mbështeten mbi autoritetin e tij. Drejtojuni hadīthit të tij në Sahīh ul-Bukhārī dhe Muslim nga el-A’meshi e Hishām ibn ‘Urwe. Sahīh-u i Muslimit përmban të tjera hadīthe, që ai i ka transmetuar përmes raportuesish të tjerë të besuar. Bukhārīu ia përcjell hadīthin nga ‘Alī ibn el-Medenīu, Muhammed ibn Selāmi, Jūsuf ibn ‘Īsai, Kutejbe dhe Musaddedi. Në Sahīh Muslim, ai citohet nga Sa‘d el-Wasiti, Sa‘d ibn Mensūri, ‘Amr el-Nākidi, Ahmed ibn Sināni, Is‘hāk el-Henzeli, Ibn Nemīri, Ebū Bekr ibn Ebī Shejbe, Jahjā ibn Jahjāi, Ebū Kerībi dhe Zuhejri. Mūsa el-Zamāni ia ka raportuar hadīthin në të dy sahīh-ët. Muhammed ibn Khāzimi u lind më 113, dhe vdiq më 195 H; Allahu e pastë mëshirë.

 

78. Muhammed ibn ‘Abdullāh el-Debi el-Tahānī el-Nisabūrī, Ebū ‘Abdullāh el-Hākim

 

Ai është Imam i hafizëve të Kur’anit dhe të hadīthit, autor i mbi njëqind librave. Udhëtoi gjithandej duke kërkuar dije dhe mësuar hadīth prej rreth dymijë mentorëve. Ai mund të krahasohet me dijetarët më në zë të kohës së tij si el-Sa‘lūki. Imam ibn Furku dhe Imamë të tjerë e konsiderojnë statusin e tij të epërm edhe ndaj tyre. Ata e çmojnë atë dhe kontributet e tij; ia mbajnë gjallë emrin dhe famën, pa e dyshuar aspak mjeshtërinë e tij. Tërë dijetarët e shquar sunni të cilët s’arritën dot sa ai, ia kanë zili. Ai është një nga heronjtë shī‘itë, kujdestar i Sherī‘atit islam.

       Autori i el-Mīzān-it ia rrëfen jetën dhe e përshkruan si “Imam i besuar, shī‘a shumë i shquar.” Ai citon Ibn Tahīrin, që thotë: “E pyeta njëherë Ebū Ismā‘īl ‘Abdullāh el-Ensārīun mbi Hākim Ebū ‘Abdullāhin. Ai më tha: ‘Ai është Imam i hadīthit, rāfidī i poshtër’.” Dhehebīu ka treguar disa nga pohimet e tija interesante si p.sh. se i Zgjedhuri i Allahut (s) lindi rrethprerë, i buzëqeshur dhe se ‘Alīu është wasi. Autori shton: “Të qenit e tij i besueshëm dhe i dijshëm për atë që ai raporton është një fakt i pranuar njëzëri.” Ai u lind në Rebī’ul-Ewel të 321 e vdiq në Sefer të 405 H. Allahu e mëshiroftë.

 

79. Muhammed ibn ‘Ubejdullāh ibn Ebū Rāfi’ el-Medenī

 

Ai, Ebū ‘Ubejdullāhi, vëllezërit e tij el-Fadl e ‘Abdullāh, bijtë e ‘Ubejdullāhit, gjyshi i tij Ebū Rāfi’u, xhaxhallarët e tij Rāfi’u, el-Hasani, el-Mugīre, ‘Alīu, si dhe bijtë e nipërit e tyre, janë të gjithë ndër të parët e mirë shī‘itë. Librat që ata kanë shkruar e dëshmojnë thellësinë e bindjeve të tyre shī‘ite, siç e kemi thënë në Pjesën e 2-të, Kreu XII, i librit tonë el-Fusūl ul-Muhimme. 

       Ibn ‘Udej përmend Muhammed ibn ‘Ubejdullāh ibn Ebū Rāfi’ el-Medenīun, duke shtuar në mbyllje të jetëshkrimit të tij në Mīzān, se ai burrë është nga shī‘itët kufas. Kur Dhehebīu ia jep biografinë në el-Mīzān, ai e shënon me TK duke treguar autorët e sunen-eve që ia citojnë hadīthin. Ai po ashtu thotë se ai citon të atin dhe gjyshin, dhe se Mendil ibn ‘Alī ibn Hāshimi ia citon hadīthin. Atë e citon edhe Habān ibn ‘Alīu, Jahjā ibn Ja‘līu, etj. Muhammed ibn ‘Ubejdullāh ibn Ebū Rāfi’ el-Medenīu mund të ketë raportuar gjithashtu hadīth nga vëllai i tij ‘Abdullāh ibn ‘Ubejdullāhi, i cili është i mirënjohur si muhadīth nga studiuesit. Në el-Mu’xhem ul-Kebīr, Taberānīu është mbështetur në autoritetin e Muhammed ibn ‘Ubejdullāh ibn Ebū Rāfi’ Medenīut i cili citon nga i ati dhe gjyshi se i Dërguari i Allahut (s) i tha ‘Alīut: “Të parët që do të hyjnë në Parajsë jemi unë dhe ti, pastaj Hasani e Huseini, me pasardhësit tanë pas nesh dhe shī‘itët e tu në të djathtën e të majtën tonë.”

 

80. Muhammed ibn Fudejl ibn Gazwān Ebū ‘Abdur-Rahmān el-Kūfī

 

Ibn Kutejbe e përfshin me dinjitarët shī‘itë në el-Ma’ārif kurse Ibn Sa‘di e përmend në f. 271, vëll VI, i Tabakāt-it, duke thënë: “Ai është një muhadīth i besuar e besnik që përjell goxha hadīthe; por edhe shī‘a, [ja përse] disa dijetarë nuk mbështeten mbi autoritetin e tij.” Dhehebīu e përmend në kreun mbi ata që njihen për famën e baballarëve, në fund të Mīzān-it, duke e quajtur shī‘a i besuar. Ai e përmend edhe në kreun e tij mbi ata që quhen Muhammed duke e përshkruar si “njeri i së vërtetës e i famës” dhe shtuar se Ahmedi e ka shquar si një shī‘a, hadīthi i të cilit është i saktë, se Ebū Dā‘ūdi e ka përshkruar si “shī‘a nga profesioni”, duke shtuar se ishte njeri i hadīthit e dijes, se e mësoi Kur’anin nga Hamzai, se shkroi libra të shumtë dhe se Ibn Ma‘īni i ka besuar dhe Ahmedi ka folur mirë për të. Nesā‘īu thotë se s’ka asgjë të keqe në hadīthin e tij. 

       Autorët e gjashtë sahīh-ëve, si dhe shumë të tjerë, i kanë besuar autoritetit të tij. Drejtojuni hadīthit të tij tek Bukhārīu, të përcjellë nga Muhammed ibn Nemīri, Is’hāk el-Henzeli, Ibn Ebī Shejbe, Muhammed ibn Selāmi, Kutejbe, ‘Umrān ibn Mejsere dhe ‘Amr ibn ‘Alīu. Hadīthi i tij përcillet te Bukhārīu nga ‘Abdullāh ibn ‘Āmiri, Ebū Kerībi, Muhammed ibn Tarfi, Wāsil ibn ‘Abd el-A’lai, Zuhejri, Ebū Sa‘d el-Ashaxhi, Muhammed ibn Jezīdi, Muhammed ibn el-Muthanai, Ahmed el-Wak’īu e ‘Abdul-‘Azīz ibn ‘Umer ibn Abāni. Ai, Allahu e mëshiroftë, vdiq në Kūfa më 194 ose 195 H.

 

81. Muhammed ibn Muslim ibn el-Tā’ifi

 

Ai ishte një prej shokëve më të spikatur të Imamit Ebū ‘Abdullāh es-Sādik. Shejh et-Tā’ife Ebū Xha‘fer et-Tūsī e përmend në Rixhāl ush-Shī’a dhe Hasan ibn ‘Alī ibn Dā‘ūdi e përfshin në kreun e tij mbi muhadīthët më të besuar, në el-Mukhteser. Dhehebīu ia përfshin biografinë dhe citon Jahjā ibn Ma‘īnin e të tjerë që thonë se ai burrë është i besuar. Ai shton se el-Ka’nabi, Jahjā ibn Jahjā dhe Kutejbe ia kanë përcjellë secili hadīthet dhe se ‘Abdur-Rahmān ibn Mehdīu përmendi njëherë Muhammed ibn Muslim ibn el-Tā’ifin e tha: “Librat e tij [të hadīthit] janë të gjithë të saktë” dhe se Mar’ūf ibn Wāsili tha: “E pashë njëherë Sufjān el-Thewrīun në shoqëri të Muhammed ibn Muslim ibn el-Tā‘ifit i cili po shkruante hadīthet e tija.” Megjithatë, ata që ia kanë vulosur hadīthet si ‘të dobëta’ kanë vepruar kështu vetëm pse ishte shī‘a, ndonëse paragjykimi i tyre s’i ka bërë atij kurrfarë dëmi. Hadīthi i tij nga ‘Amr ibn Dīnari për abdesin ndodhet në Sahīh Muslim. Siç pohohet në Tabakāt nga Ibn Sa‘di, f. 381, vëll V, hadīthi i tij citohet nga Wakī’ ibn ul-Xharre dhe njëqind të tjerë. Atë vit në Medine vdiq edhe Muhammed ibn Muslim ibn Xhummāzi. Ibn Sa‘di ua përfshin biografitë në vëll. V të Tabakāt-it të tij. 

 

82. Muhammed ibn Mūsa ibn ‘Abdullāh el-Katarī el-Medenī

 

Dhehebīu e përfshin në el-Mīzān duke cituar Ebū Hātimin që dëshmon se ai është shī‘a. Ai gjithashtu citon Tirmidhīun që thotë se ai burrë është i besuar, dhe madje ia shënon emrin me inicialet e Muslimit dhe autorëve të Sunen-eve si shenjë e mbështetjes së tyre në autoritetin e tij. Drejtojuni hadīthit të tij mbi ushqimet, në Sahīh Muslim, nga ‘Abdullāh ibn ‘Abdullāh ibn Ebū Talha. Atë e citon edhe el-Mekberi e një grup i rangut të tij. Të tjerë që e kanë cituar janë: Ibn Ebū Fadīku, Ibn Mehdiu, Kutejbe, e të tjerë të kalibrit të tyre intelektual.

 

83. Mu‘āvije ibn ‘Ammār el-Dihni el-Bexhlī el-Kūfī

 

Ai është ndër shī‘itët tanë shumë të respektuar e të nderuar, prestigjioz e i besuar. Babai i tij ‘Ammāri është një shembull i mirë i qëndresës dhe ngulmimit në të përmbajturit parimeve të drejtësisë, një model që Allahu e ka parashtruar për ata që bëjnë durim në vuajtjet për Çështjen e Tij. Disa tiranë ia prenë lakët e këmbëve se ishte shī‘a, siç treguam më lart, pa ia dalë ta përkulnin, gjersa ai e la këtë botë për të marrë shpërblimet e veta. Djali i tij Mu‘āvije u përball me të njëjtin trajtim, dhe babai s’qe tjetër veçse model për të birin. Ai shoqëroi Imam Sādikun e Imam Kādhimin, paqe pastë mbi ta dhe mësoi mjaft prej tyre. Siç treguam më lart, ai shkroi shumë libra dhe citohet nga raportues shī‘a si Ibn Ebū ‘Umejri etj. Muslimi dhe Nesā‘īu janë mbështetur në autoritetin e tij. Hadīthi i tij për haxhin citohet në Sahīh Muslim nga Zubejri. Te Muslimi atë e citon Jahjā ibn Jahjāi dhe Kutejbe. Ai ka përcjellë gjithashtu hadīthe nga i ati ‘Ammāri dhe klasi i vet, që gjenden në Musned-et e sunnive. Ai, Allahu e mëshiroftë, vdiq më 175.

 

84. Ma’rūf ibn Kharbūth el-Karkhī16

 

Dhehebīu e përshkruan në el-Mīzān si “një shī‘a besnik”, duke ia shënuar emrin me inicialet e Bukhārīut, Muslimit dhe Ebū Dā‘ūdit për të treguar se ata ia citojnë hadīthin. Ai citon Ebū Tufejlin që thotë se Ma‘rūfi përcjell ca hadīthe. Hadīthi i tij transmetohet nga Ebū ‘Āsimi, Ebū Dā‘ūdi, ‘Ubejdullāh ibn Mūsai e të tjerë. Ai po ashtu citon Ebū Hātimin që thotë se ky e shkruan hadīthin e tij. 

       Ibn Khalikāni e përmend në Wafijjāt dhe e përshkruan si një nga shërbyesit e Imam Ridāit. Ai vazhdon duke e lavdëruar dhe citon pohimin e tij ku thotë: “Kam ardhur para Allahut Fuqiplotë, duke lënë pas gjithçka, përveç të shërbyerit zotëriut tim ‘Alī ibn Mūsa er-Ridā.” Kur Ibn Kutejbe diskuton disa fisnikë shī‘itë në el-Ma’ārif, ai përfshin Ma‘rūf ibn Kharbūthin. Muslimi mbështetet në autoritetin e tij; lexojeni aty hadīthin e tij mbi haxhxhin nga Ebū Tufejli. Ai vdiq në Bagdād më 200;17 varri i tij është bërë tyrbe tani. Sirrī el-Saktī ishte një prej studentëve të tij. 

 

85. Mensūr ibn el-Mu’temir ibn ‘Abdullāh ibn Rabī’e el-Selemī el-Kūfī

 

Ai është një nga shokët e Imamëve el-Bākir e es-Sādik, dhe prej tyre ka përcjellë hadīth, siç pohon autori i Muntehel Mekāl fi Ahwāl ul-Rixhāl. Ibn Kutejbe e përfshin ndër finsikët shī’i në el-Ma’ārif. El-Xhuzxhānīu e ka përfshirë me transmetuesit “medhhebi i të cilëve s’pëlqehet nga disa” në rrënjët e degët e besimit, falë përmbajturit të tyre mësimeve të familjes së Profetit. Ai thotë: “Mes njerëzve të Kūfas është një grup medhhebi i të cilëve nuk pëlqehet; ata janë prijësat e muhadīthëve të Kūfes si: Mensūri, Ebū Is‘hāku, Zubejd el-Jāmīu, el-A’meshi e të tjerë si ata. Njerëzit i kanë toleruar vetëm se janë besnikë në përcjellje hadīthi.”18 Përse kanë kaq shumë urrejtje ndaj këtyre burrave të besuar? Mos vallë sepse i përmbahen Dy Gjërave me Peshë? Apo se i kanë hipur Barkës së Shpëtimit? Apo pse janë futur në qytetin e dijes së Profetit përmes Portës së tij, Portës së Pendimit? Apo se e kërkojnë strehimin me “Strehën e gjithë botës”? Apo për shkak të bindjes të tyre ndaj dëshirës së Profetit për të qenë të dashur ndaj farefisit të tij? Apo për shkak të nënshtrimit të zemrave të tyre ndaj Allahut dhe të qarit e tyre nga frika e Tij, siç dihet më së miri për ta?

       Gjatë rrëfimit të biografisë së Mensūr ibn el-Mu‘temir ibn ‘Abdullāh ibn Rabī’es, Ibn Sa‘di thotë për Mensūrin, në f. 235 të vëll. VI në Tabakāt, se: “Ai humbi shikimin për shkak të të qarit tej mase nga frika e Allahut. Ai mbante shami për të tharë lotët. Disa thonë se ai agjëroi dhe u lut për gjashtëdhjetë vjet.” A mund të jetë një njeri me cilësi të tilla barrë për të tjerët? Jo, por jemi molepsur me njerëz që nuk dinë ç’është ndershmëria; ndaj, të Allahut jemi e Atij i kthehemi. 

     Në biografinë e tij të Mensūr ibn el-Mu’temir ibn ‘Abdullāh ibn Rabī’es, Ibn Sa‘di po ashtu citon Hammād ibn Zejdin që thotë: “E kam parë Mensūrin në Mekë, më duket se ai i përket khashbīve, prapëseprapë, nuk mendoj se ai thotë gënjeshtra kur citon hadīth.” Shikojeni përçmimin, keqdashjen, urrejtjen dhe armiqësinë e hapët që mban ky pohim. Sa habitem kur e shqyrtoj pohimin e tij: “Nuk mendoj se ai thotë gënjeshtra,” thua se thënia e gënjeshtrave është nga praktikat e atyre që u janë besnikë pasardhësve të Profetit (s). Thua se vetëm Mensūri është i besuar, e jo të gjithë muhadīthët shī‘itë. Denigrimi me lloj-lloj emrash... Thua se nāsibītë s’mund të gjenin një emër me të cilin t’i thërrisnin shī‘itë, përveç nofkave pezhorative si khashbī, turābī, rāfidī etj. Thua se nuk e kanë dëgjuar urdhrin e  Allahut: {Mos shkëmbeni emra fyes; sa gjë e keqe është të përdorni fjalë fyese, pasi keni pranuar besimin} (49:11). Ibn Kutejbe i përmend khashbītë në Ma’ārif, e thotë: “Këta janë rāfidīj. Ibrāhīm el-Eshteri u ndesh me ‘Ubejdullāh ibn Zijādin në mejdan. Shumica e burrave të Ibrāhīmit kishin panele druri, ndaj iu ngjit emri khashbī: njerëzit me panele, si përbuzje.” Ata i thërrisnin kështu vetëm për t’i poshtëruar e për t’i përçmuar ata dhe armët e tyre, me të cilat arritën ta mundnin Ibn Merxhānin, prijësin e nāsibīve, duke i shuajtur ata kafirë, vrasësa të familjes së Profetit. {U shua mbeturina e mizorëve; el-hamdu li’l-Lāhi Rabb’il-‘alemīn} (6:45). S’ka ndonjë të keqe pra, prej këtij emri fisnik e as prej llagapeve si turābī, sipas Ebū Turābit (Imam ‘Alīut); ne jemi krenarë për të. 

       Rrëshqitëm nga tema. Le t’i kthehemi çështjes në fjalë dhe të cilësojmë se është konsensusi i muhadīthëve që të mbështeten mbi Mensūrin. Për këtë arsye, autorët e të gjashtë sahīh-ëve, si dhe të tjerë, mbështeten mbi autoritetin e tij, duke e ditur se është shī‘a. Drejtojuni hadīthit të tij në Sahīh Bukhārī e Muslim nga Ebū Wā’ili, Ebū’l-Duhai, Ibrāhīm el-Nekh’īu e të tjerë si ata. Ai citon Shu‘ben, el-Thewrīun, Ibn ‘Ajīnen, Hammād ibn Zejdin dhe të tjerë që janë më të shquarit në atë kalibër raportuesish të hadīthit. Ibn Sa‘di ka thënë se Mensūri vdiq nga fundi i vitit 132 H., duke shtuar: “Ai është një autoritet i besuar që ka raportuar shumë hadīthe; ai është njeri i një prestigji sublim, Allahu e mëshiroftë.”

 

86. El-Minhāl ibn ‘Amr el-Kūfī, et-tābi’ī

 

Ai është një nga shī‘itët e shquar të Kūfes. Prandaj, el-Xhuzxhānīu ia ka kategorizuar hadīthin si të “dobët”, duke e quajtur “ndjekës të medhhebit të keq.” Ibn Hazmi e shan në të njëjtën mënyrë dhe Jahjā ibn Sa‘di gjithashtu, ia përtyp emrin. Ahmed ibn Hanbeli pohon të kundërtën: “Ebū Bishri është më i dashur për mua se burimi i freskët me ujë të ëmbël dhe është më i besuar se të tjerët.”

       Megjithë të qenurit një shī‘a i patundur, duke e pohuar këtë në publik, madje edhe gjatë kohës së el-Mukhtārit, ai nuk vihet në dyshim nga dijetarit mbi saktësinë e hadīthit të tij. Ai citohet nga Shu‘be, el-Mes’ūdi, Haxhxhāxh ibn Arta’i dhe shumë të tjerë të atij kalibri intelektual. Në Mīzān-in e tij, Dhehebīu citon vlerësimet e tyre për këtë burrë, siç u tha më lart, duke ia shënuar emrin me inicialet e Bukhārīut dhe Muslimit, si tregues që ata të dy ia quajnë hadīthin të besueshëm. Drejtojuni hadīthit të tij në Sahīh ul-Bukhārī nga Sa‘īd ibn Xhubejri. Po aty, në kreun e tefsīr-it, hadīthi i tij transmetohet nga Zejd ibn Ebū Anīse. Mensūr ibn el-Mu‘temiri e ka cituar atë në kreun mbi profetët. 

 

87. Mūsa ibn Kejs el-Hedremī, Ebū Muhammed

 

Al-‘Akīli e quan “rāfidī ekstremist”. Njëherë, Sufjāni e pyeti për Ebū Bekrin. Ai iu përgjigj: “‘Alīu është më i dashur për mua.” Mūsa ibn Kejsi përcjell hadīth nga Seleme ibn Kahīl, Ijād ibn Ijādi, gjer te Mālik ibn Xha’nai, që thotë: “E dëgjova Ummi Selemen të pohonte se ‘Alīu është me të vërtetën; kushdo që e ndjek atë është ndjekës i së vërtetës e kushdo që e braktis padyshim ka braktisur të vërtetën; kjo ka marrë fund.” Kjo përcillet nga Ebū Na‘īm el-Fadl ibn Dakīni prej Mūsa ibn Kejsit. Mūsa ibn Kejsi ka cituar me okë hadīthe që lavdërojnë Ehl-i Bejtin çka e zemëroi el-‘Akīlin, i cili i tha atë që i tha. Ibn Ma‘īni i ka besuar dhe është mbështetur te ai. Ebū Dā‘ūdi e Sa‘d ibn Mensūri janë mbështetur te autoriteti i tij në sunen-e. Dhehebīu ia shkruan jetën në el-Mīzān, duke pohuar çfarë thamë më lart. Drejtojuni hadīthit të tij në Sunen-e nga Seleme ibn Kahīli dhe Haxhr ibn ‘Anbesei. Hadīthi i tij përcillet nga Dakīni, ‘Ubejdullāh ibn Mūsai e të tjera autoritete të besuara. Ai, Allahu e mëshiroftë, vdiq gjatë sundimit të el-Mensūrit.

 

88. Nafī’ ibn el-Hārith Ebū Dā‘ūd el-Nekha‘ī el-Kūfī el-Hamadānī el-Subej’i

 

El-‘Akīli e quan “rāfidī ekstremist”. Bukhārīu thotë: “Njerëzit flasin keq për të.” Sufjāni, Hamāmi, Sherīku e një grup dijetarësh të shquar të atij kalibri e kanë cituar të gjithë. Tirmidhīu mbështetet mbi të në Sahīh. Tërë autorët e Musned-eve ia kanë regjistruar atij hadīthin. Drejtojuni hadīthit të tij te Tirmidhīu e të tjerë, nga Enes ibn Māliku, Ibn ‘Abbāsi, ‘Umrān ibn Hasīni e Zejd ibn Arkami. Dhehebīu ia ka bërë jetëshkrimin duke pohuar ç’thamë më lart.

 

89. Nūh ibn Kejs ibn Rabāh el-Hedānī

 

Ai njihet edhe si et-Tāhī el-Basrīu. Dhehebīu e përmend atë në Mīzān, duke ia quajtur hadīthin të saktë dhe shtuar se Ahmedi e Ibn Ma‘īni i besojnë. Ai gjithashtu citon Ebū Dā‘ūdin duke thënë se ai burrë është shī‘a. Nesā‘īu thotë se s’ka asgjë të keqe me hadīthin e tij, duke vendosur pas emrit të tij inicialet e Muslimit dhe autorëve të sunen-eve, si tregues që ata ia citojnë hadīthin. Në Sahīh Muslim, hadīthi i tij mbi pijet citohet nga Ibn ‘Auni. Hadīthi i tij mbi estetikën e veshjes ndodhet në Sahīh Muslim, i transmetuar nga i vëllai i tij Khālid ibn Kejsi. Te Muslimi, ai citohet nga Nasr ibn ‘Alīu. Në veprat e tjera, hadīthet e tij citohen nga el-Ash’athi e shumë të tjerë të kalibrit të tij. Nūhi i përcjell ato nga Ejjūbi, ‘Amr ibn Māliku e një sërë burrash të tjerë. 

 

90. Harūn ibn Sa‘d el-‘Ixhlī el-Kūfī

 

Dhehebīu e përmend dhe ia vendos inicialet e Muslimit pas emrit, si tregues që ky e citon, pastaj e cilëson “të besuar në hakun e vet”, por gjithashtu e quan “rāfidī i urryer” që përcjell nga ‘Abbāsi prej Ibn Ma‘īnit se ai është një shī‘a ekstremist. Ai ka mësuar hadīth nga ‘Abdur-Rahmān ibn Ebū Sa‘īd el-Khudrī që nga ana e tij citon Muhammed ibn Ebū Hafs el-‘Attārin, el-Mes’ūdin dhe Hasan ibn Hajjin. Ebū Hātimi thotë se nuk ka asgjë të keqe me hadīthin e tij. M’u kujtua një hadīth i tij që përshkruan xhehenemin, i regjistruar në Sahīh Muslim, nga Hasan ibn Sālihu prej Harūn ibn Sa‘d el-‘Ixhlīut, prej Selmānit.

 

91. Hāshim ibn el-Barīd ibn Zejd Ebū ‘Alī el-Kūfī

 

Dhehebīu e përmend dhe vendos inicialet e Ebū Dā‘ūdit dhe Nesā‘īut pas emrit të tij për të treguar se ai është nga autoritetet e tyre, duke cituar Ibn Ma‘īnin e të tjerë që dëshmojnë besnikërinë e tij, krahas vetë pranimit të tij se është “rāfidī”. Ai citon Ahmedin që thotë se nuk ka asgjë të keqe me hadīthin e tij. Hāshimi përcjell hadīth nga el-Kerībi e i biri ‘Alī ibn Hāshimi, të cilëve iu referuam më lart, krahas një sërë dijetarësh të tjerë të shquar. Hāshimi iu përngjit shī‘izmit, çka u shkoqit kur diskutuam ‘Alī ibn Hāshimin.

 

92. Hubejre ibn Merjem el-Himejrī

 

Ai është një nga shokët e Imam ‘Alīut, i barabartë vetëm me el-Hārithin për nga sinqeriteti e shoqëria. Dhehebīu e përmend dhe vendos inicialet e autorëve të Sunen-eve si tregues që ai është autoritet i musned-eve të tyre, pastaj citon Ahmedin duke thënë: “Nuk ka asgjë të keqe me hadīthin e tij, dhe ai është më i dashur për ne se el-Hārithi.” Dhehebīu citon Ibn Kharāshin që e quan Hubejren “i dobët, sulmonte të plagosurit në Siffīn.” Xhuzxhānīu thotë për të se: “Ai ndjek el-Mukhtarin që vriste të plagosurit në Betejën e Khāzirit.”

       Shehristānīu, në librin e tij el-Milel we’n-Nihel, e përfshin atë me shī‘itët e shquar, çka merret si e mirëqenë nga të gjithë. Hadīthi i tij nga ‘Alīu është i padiskutueshëm në Sunen-e dhe ai citohet nga Ebū Is‘hāku e Ebū Fākhita.”

 

93. Hishām ibn Zijād Ebū Mikdām el-Basrī

 

Shehristānīu e përfshin në el-Milel we’n-Nihel me shī‘itët e shquar. Dhehebīu e përmend atë dy herë: në rendin alfabetik dhe në kreun mbi nofkat, duke vënë K pas emrit të tij, si tregues që Dār Kutnīu mbështetet tek ai. Drejtojuni hadīthit të tij në Sahīh Tirmidhī e vepra të tjera, të përcjellë nga Hasan el-Kerdīu. Ai citohet nga Shejbān ibn Farūkhu, el-Kawarīrī e të tjerë. 

 

94. Hishām ibn ‘Ammār ibn Nasr ibn Mejsere, Ebū el-Walīd 

 

Atë e quajnë edhe el-Zafrī el-Dimeshkī. Ai është një nga mentorët e Bukhārīut siç e pohon ky vetë në Sahīh. Ibn Kutejbe e përfshin atë me shī‘itët e shquar kur përmend disa prej tyre në kreun e tij mbi medhhebet në el-Ma’ārif. Dhehebīu e përmend në Mīzān, duke e përshkruar si “Imami, oratori dhe recituesi i Kur’anit Fisnik nga Damasku, muhadīthi e dijetari i tij, një burrë haku që ka përcjellë goxha hadīth, edhe pse ka disa të meta [ideologjike], etj.”

       Bukhārīu e citon drejtpërsëdrejti në kreun e tij mbi “ata që ofrojnë zgjatje të borxhit me dëshirë” në librin e tij mbi blerjet në Sahīh, dhe në krerë të tjerë me të cilët studiuesit janë të njohur. Disa nga ato janë Kitāb ul-Magāzi, libri i pijeve dhe kreu i vetive të shokëve të Profetit. Hishām ibn ‘Ammāri përcjell hadīth nga Jahjā ibn Hamzai, Sadaka ibn Khālidi, ‘Abdul-Hamīd ibn Ebū’l-Ishrīni e të tjerë. Autori i Mīzān-it thotë: “Të shumtë janë ata që ia citojnë hadīthin; ata udhëtojnë tek ai për të mësuar prej tij si të recitojnë Kur’an e të transmetojnë hadīth. Hadīthi i tij citohet nga el-Walīd ibn Muslimi, njëri prej mentorëve të tij, ndërsa ai vetë përcjell nga Ebū Lahī’e. ‘Abdāni ka thënë se nuk ka muhadīth si ai në botë, kurse një tjetër ka thënë se Hishāmi është i çiltër, i urtë, i lehtë për t’u kuptuar dhe ka arritur dije të madhe.

       Si dhe shī‘itët e tjerë, Hishām ibn ‘Ammāri beson se diksioni kur’anor është i krijuar nga Allahu Fuqiplotë. Kur Ahmedi e dëgjoi këtë, siç pohon autori i Mīzān-it, ai u përgjigj duke thënë: “E dija për të mbrapshtë, Allahu e shoftë.” Ahmedit gjithashtu i ra në dorë një libër i shkruar nga Hishāmi, ku në njërin prej fjalimeve të tij, thotë: “Falënderimi i takon Allahut, i Cili ia ka shpalosur Veten krijesave të Tij përmes asaj që ka krijuar.” Kjo e tërboi Ahmedin gjer në atë shkallë sa ai u kërkoi atyre që ishin falur pas Hishāmit t’i përsërisnin faljet. Ahmedi s’arriti të vërente dot se pohimi i Hishāmit është fare i qartë në të pohuarit se Allahu qëndron përmbi të qenit i shikuar, i lartmadhëruar përmbi ata që pyesin për të me “si” apo “ku”, vlerësues i lartë i mënyrës së Tij të krijimit. Pohimi i tij mund të krahasohet me atë që thotë: “Ai i ka shpalosur mrekullitë e Tij në çdo gjë që ka krijuar”, ose në mënyrë më të përshtatshme dhe më me vend se kjo, por dijetarët e kalibrit të njëjtë i drejtohen njëri tjetrit nën dritën e të ngjashmëve dhe të ndryshmëve prej vetes, secili sipas shkallës së tij të dijes. Hishām ibn ‘Ammāri u lind më 153 dhe vdiq në fillim të Muharremit të vitit 245 H. Allahu e mëshiroftë. 

 

95. Hashīm ibn Beshīr ibn el-Kāsim ibn Dīnār el-Wāsiti, Ebū Mu’āvije

 

Vendlindja e tij është Belkhi. Gjyshi i tij el-Kāsim ishte vendosur në Wāsit për t’u marrë me tregti. Ibn Kutejbe e përfshin atë në el-Ma’ārif me fisnikët shī‘itë. Ai është mentor i Imam Ahmed ibn Hanbelit dhe i atyre të kalibrit të tij. Dhehebīu e ka përmendur në Mīzān, duke ia shënuar emrin për të treguar se autorët e të gjashtë sahīh-ëve mbështeten mbi autoritetin e tij, dhe pohuar se ai është hafiz: “Ai është një prej dijetarëve më të shquar. Ka mësuar hadīth nga el-Zuhrīu dhe Hasan ibn ‘Abdur-Rahmāni. Hadīthi i tij citohet nga Kattāni, Ahmedi, Ja‘kūb el-Dawraki, e shumë të tjerë.”

       Shiheni hadīthin e tij te Bukhārīu dhe Muslimi, nga Hamīd el-Tewīli, Ismā‘īl ibn Ebū Khālidi, Ebū Is‘hāk el-Shejbānī e të tjerë. Ai citohet në të dy sahīh-ët nga ‘Umeri, el-Nākidi, ‘Amr ibn Zarāre e Sa‘īd ibn Sulejmāni. Tek Sahīh ul-Bukhārī, hadīthi i tij citohet nga ‘Amr ibn ‘Aufi, Sa‘d ibn el-Nadīri, Muhammed ibn Nabahāni, ‘Alī ibn el-Medīni dhe Kutejbe. Te Muslimi, atë e citon Ahmed ibn Hanbeli, Shurejhi, Ja‘kūb el-Dewreki, ‘Abdullāh ibn Mu‘īti, Jahjā ibn Jahjāi, Sa‘īd ibn Mensūri, Ibn Ebī Shejbe, Ismā‘īl ibn Sālimi, Muhammed ibn el-Sabāhi, Dā‘ūd ibn Rashīdi, Ahmed ibn Manī’u, Jahjā ibn Ejjūbi, Zuhejr ibn Harbi, ‘Uthmān ibn Ebī Shejbe, ‘Alī ibn Haxheri dhe Jezīd ibn Harūni. Ai, Allahu e mëshiroftë, vdiq në Bagdād më 183 H., në moshën 79 vjeçare. 

 

96. Wakī ibn el-Xherrāh ibn Melīh ibn ‘Adī

 

Kunijat-i i tij është “Ebū Sufjān”, sipas të birit Sufjān el-Ruwāsi el-Kūfi. Ai i përket fisit të Kejs Gīlānit. Ibn Kutejbe e përfshin atë në Ma’ārif me shī‘itët e shquar. Në librin e tij Tehdhīb, Ibn el-Medenīu thotë se Wakī’u bën pjesë në shī‘izëm. Merwān ibn Ebū Mu‘āvije nuk dyshoi kurrë se Wakī’u ishte “rāfidī”.

       Njëherë, Jahjā ibn Ma‘īni i bëri vizitë Merwānit dhe e gjeti me një shkresë që përmbante pohime për njerëz të ndryshëm. Një prej tyre e quante Wakī’un rāfidī. Ibn Ma‘īni i tha Merwānit: “Wakī’u është më i mirë se ti.” “Më i mirë se unë?!” bërtiti Merwāni. Ibn Ma‘īni u përgjigj: “Po, më i mirë se ti!” Ibn Ma‘īni tregon se Wakī’u mori vesh për këtë dialog dhe u përgjigj duke thënë: “Jahjāi është një mik i yni.” Ahmed ibn Hanbelin e pyetën njëherë: “Nëse ka mospërputhje në hadīth ndërmjet Wakī’ut dhe ‘Abdur-Rahmān ibn Mehdiut, kë duhet të pranojmë?” Ahmedi u përgjigj se ai vetë parapëlqente hadīthin e ‘Abdur-Rahmānit për arsye që ai i pohoi. Ndër to qe: “‘Abdur-Rahmāni nuk flet në mënyrë përçmuese për të parët tanë, ndryshe nga Wakī’ ibn el-Xherrāhu.” Kjo mbështetet nga një pohim i regjistruar nga Dhehebīu në mbyllje të biografisë së Hasan ibn Sālihut ku ai tregon se Wakī’u thonte: “El-Hasan ibn Sālihu, për mendimin tim, është Imam i hadīthit.” Disa njerëz i thanë: “Por ai nuk e lut mëshirën e Allahut mbi ‘Uthmānin.” Ai u përgjigj: “A e lusni ju mëshirën e Allahut mbi el-Haxhxhāxhin?” duke e barazuar kështu ‘Uthmānin me el-Haxhxhāxhin. 

       Dhehebīu e ka përmendur atë në Mīzān duke pohuar ç’u tha më sipër. Autorët e të gjashtë sahīh-ëve dhe të tjerët mbështeten mbi autoritetin e tij. Drejtojuni hadīthit të tij në Sahīh Bukhārī dhe Sahīh Muslim nga el-A’meshi, el-Thewrīu, Shu‘be, Ismā‘īl ibn Ebū Khālidi dhe ‘Alī ibn el-Mubāraku. Ai citohet në të dy librat nga Is‘hāk el-Henzeli dhe Muhammed ibn Nemīri. Bukhārīu ia citon hadīthin, të transmetuar nga ‘Abdullāh el-Hamīdi, Muhammed ibn Salāmi, Jahjā ibn Xha‘fer ibn A’jani, Jahjā ibn Mūsai e Muhammed ibn Mukātili. Te Muslimi, ai citohet nga Zuhejri, Ibn Ebī Shejbe, Ebū Kerībi, Ebū Sa‘d al-Ashajji, Nasr ibn ‘Alīu, Sa‘d ibn Ez‘heri, Ibn Ebū ‘Umeri, ‘Alī ibn Kashrami, ‘Uthmān ibn Ebī Shejbe dhe Kutejbe ibn Sa‘di. Ai, Allahu e mëshiroftë, vdiq në Fīd i shoqëruar me një karvan që kthehej nga haxhxhi, në Muharrem të 197 H., në moshën 68-vjeçare. 

 

97. Jahjā ibn el-Xhezzār el-‘Arni el-Kūfī

 

Ai është një prej shokëve të Prijësit të Besimtarëve. Dhehebīu e përmend në Mīzān dhe ia shënon emrin për të treguar se Muslimi dhe autorët e sunen-eve mbështeten në autoritetin e tij, duke e përshkruar si ‘besnik’ dhe ‘i besuar’, dhe duke cituar el-Hakam ibn Atben që thotë se Jahjā ibn el-Xhezzārī është “ekstremist” në pikëpamjet e tij shī‘ite. Ibn Sa‘di e përmend në f. 206, vëll. VI i Tabakāt-it, me fjalët: “Jahjā ibn el-Xhezzārī i përmbahet shī‘izmit, dhe shkon në ekstreme në këtë; prapëseprapë shumë njerëz kanë thënë se ai është i besuar dhe se përcjell shumë hadīthe.”

       Vura re se Sahīh Muslim-i përmban një hadīth mbi namazin të cilin ai e përcjell nga ‘Alīu, dhe një tjetër mbi īmānin transmetuar nga ‘Abdur-Rahmān ibn Ebī Lejla. Hakam ibn ‘Utejbe dhe Hasan el-‘Urfi ia citojnë hadīthin te Muslimi e gjetkë.

 

98. Jahjā ibn Sa‘īd el-Kattānī

 

Kunijat-i i tij është “Ebū Sa‘īd”. Ai është rob i Beni Temīm el-Basrīut, dhe muhadīthi më i spikatur i kohës. Kutejbe e ka përfshirë në Ma’ārif me shī‘itët e shquar. Autorët e gjashtë sahīh-ëve dhe të tjerë janë mbështetur mbi autoritetin e tij. Hadīthi i tij nga Hishām ibn ‘Urwe, Hamīd el-Tewīli, Jahjā ibn Sa‘īd el-Ensārīu dhe të tjerë, qëndron në truall të fortë te Bukhārīu, Musaddidi, ‘Alī ibn el-Medenīu e Bejān ibn ‘Amri. Te Muslimi, hadīthi i tij përcillet nga Muhammed ibn Hātimi, Muhammed ibn Khalād el-Bāhili, Ebū Kāmil Fadl ibn Husein el-Xhahdari, Muhammed el-Mukaddimīu, ‘Abdullāh ibn Hāshimi, Ebū Bekr ibn Ebī Shejbe, ‘Abdullāh ibn Sa‘di, Ahmed ibn Hanbeli, Ja‘kūb el-Dawrakīu, Ahmed ibn ‘Abde, ‘Amr ibn ‘Alīu dhe ‘Abdur-Rahmān ibn Bishrīu. Ai vdiq më 198, në moshën 78-vjeçare; Allahu e mëshiroftë. 

 

99. Jezīd ibn Zijād el-Kūfī, Ebū ‘Abdullāh

 

Ai është rob i Beni Hāshimit. Dhehebīu e përmend në el-Mīzān, duke i vënë pas emrit inicialet e Muslimit dhe autorëve të katër sunen-eve, për të treguar se ata e citojnë. Ai përcjell nga Ebū Fadli se: “Jezīd ibn Zijādi është një nga Imamët e parë shī‘ī.” Dhehebīu pranon se ai është një prej dijetarëve të shquar kūfas. Megjithë tërë këtë, shumë njerëz e kanë sulmuar, duke sajuar kundër tij të gjitha llojet e përçmimit dhe akuzave për faktin se, sipas Ebū Barzas, apo mbase Ebū Bardas, ai ka transmetuar një hadīth që pohon: “Ishim në shoqërinë e Profetit (s) kur u dëgjua një këngë. Pastaj ‘Amr ibn el-‘Āsi e Mu‘āvija erdhën duke kënduar. Profeti (s) tha: ‘O Zot Fuqiplotë! Futi këta të dy në fitne, e flaki në Skëterrë’.” Drejtojuni hadīthit të tij mbi pijet në Sahīh Muslim nga ‘Abdur-Rahmān ibn Ebī Lejla transmetuar nga Sufjān ibn ‘Ajīneh. Ai, Allahu Te‘alā e mëshiroftë, vdiq më 136, rreth moshës nëntëdhjetë vjeçare. 

 

100. Ebū ‘Abdullāh el-Xhedelī

 

Dhehebīu e përmend në kreun mbi nofkat, duke vënë DT pas emrit të tij si shenjë që ai është nga të besuarit e Ebū Dā‘ūdit dhe Tirmidhīut në sahīh-ët e tyre, pastaj e quan “shī‘a i neveritshëm”. Ai citon el-Xhuzxhānīun që thotë se ai burrë është flamurtari i el-Mukhtārit. Ai po ashtu citon Ahmedin që e quan “të besuar”. Shehristānīu e përfshin me dinjitarët shī‘itë në el-Milel we’n-Nihel. Ibn Kutejbe e përfshin me “rāfidītë” më të zellshëm në el-Ma’ārif. Drejtojuni hadīthit të tij te Ebū Dā‘ūdi dhe Tirmidhīu si dhe tërë musned-et e sunnive.

       Ibn Sa‘di e përmend atë në f. 159, vëll VI i Tabakāt-it të tij, ku thotë se: “Ebū ‘Abdullāh el-Xhedelī është një shī‘i shumë i paepur. Disa thonë se ai udhëhoqi forcat e el-Mukhtārit, dhe se u dërgua për tek ‘Abdullāh ibn Zubejri i shoqëruar me tetëqind burra për t’i asgjësuar ata dhe përkrahur Muhammed ibn el-Hanefijjen kundër komplotit të Ibn el-Zubejrit.” Në të vërtetë, Ibn Zubejri kish rrethuar shtëpitë e Ibn el-Hanefijjes dhe Beni Hāshimit, duke vënë dru zjarri rreth e përqark për t’i djegur të gjallë pse kishin refuzuar t’i jepnin bejatin, por Ebū ‘Abdullāh el-Xhedelī i shpëtoi ata nga vdekja e sigurt; prandaj, Allahu ia shpërbleftë për atë që bëri për familjen e Profetit (s) të tij!

       Kjo e mbyll atë që dëshironim t’ju numëronim në nxitim për njëqind heronj shī‘itë, që janë autoritete mbi të cilët sunnitë mbështeten. Ata janë rojtarë të dijes së ummetit. Përmes tyre, trashëgimia profetike ruhet e ata kërkohen nga autorët e sahīh-ëve dhe musned-eve. Ne i përmendëm ata me emër dhe cituam tekstet sunnite që dëshmojnë se ata janë shī‘i, duke mbetur autoritete, siç kërkuat. Mendoj se ata që ngrenë objeksione do ta shohin gabimin e tyre në të pohuarit se sunnitë nuk mbështeten mbi autoritetin e shī‘itëve. Ata do të shohin se kriteri i tyre është besueshmëria dhe saktësia, pavarësisht nga shkolla e tyre e mendimit, sunnite apo shī‘ite. Nëse hidhet poshtë hadīthi i përcjellë nga shī‘itë, atëherë shumica dërrmuese e trashëgimisë profetike do humbasë, siç e pranon vetë Dhehebīu, kur rrëfen biografinë e Abān ibn Taglibit në el-Mīzān. S’mund të ketë dëshmi më të mirë se kjo. 

       Ju, Allahu e ngadhënjeftë të vërtetën përmes jush, e dini se ka patur goxha paraardhës të shī‘itëve, përveç atyre që radhitëm këtu, numri i të cilëve është shumë herë më i madh se kjo qindëshe, mbi autoritetin e të cilëve sunnitë mbështeten. Këta të tjerë janë të një kalibri edhe më të lartë; transmetues hadīthesh edhe më të sakta, me dije edhe më të madhe. Ata ishin më pranë kohës së Profetit, më me vjetërsi në përqafimin e bindjeve shī‘ite. Ata janë sahābë shī‘itë të Profetit, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë. Ne i kemi shkoqitur emrat e tyre në mbyllje të librit tonë Fusūl ul-Muhimmeh. Ata gjithashtu janë nga tabi’īn-ët me autoritet të saktë. Çdonjëri prej tyre është njeri i besuar, që e ka mësuar Kur’anin përmendësh, argumenti i të cilit është i pakundërshtueshëm. Mes burrave të tillë janë ata që u martirizuan gjatë Betejës së madhe e të vogël të Devesë, Siffīnit, el-Nehrawānit, në Hixhaz e në Jemen, kur Bisr ibn Arta’i i pushtoi, gjatë trazirës së el-Hedramit i cili qe dërguar në Basra nga Mu‘āvija. Aty përfshihen shehidët e Qerbelasë me Prijësin e Rinisë së xhenetit dhe ata që u flijuan me nipin e tij Zejd e shumë të tjerë, të cilëve iu desh të përballonin mjaft padrejtësi e persekutim, në hakmarrje të masakrës së familjes së Profetit. Ndër ta, pati që u vranë vetëm pse ishin shumë të fortë në bindjet e tyre. Të tjerë u përzunë nga shtëpitë dhe u detyruan të strehoheshin në tekijje, nga frika për jetën apo dobësia fizike, si el-Ahnaf ibn Kejsi, al-Asbag ibn Nebateh, Jahjā ibn Ja‘muri - i pari që zbatoi harakatet në alfabetin arab, Khalīl ibn Ahmed el-Farāhīdīu, që themeloi rregullat e gramatikës dhe drejtshkrimit të arabishtes, Mu‘ādh ibn Muslim ibn Harrai, që hodhi themelet e shkencës së zgjedhimit dhe shumë të tjerë, biografitë e plota të të cilëve do të kërkonin vëllime të trasha.

       Kapërcejeni urrejtjen e nāsibīve ndaj këtyre njerëzve, me anë të mjeteve të tyre për t’i sulmuar; ata i quajnë muhadīthë të “dobët” dhe ua përtypin emrat, duke e privuar kështu veten nga dija e tyre. Ka me qindra shī‘itë të besuar që kanë mësuar hadīth përmendësh - e të cilët janë fanarë të udhërrëfimit - që shpërfillen nga sunnitë. Këtyre burrave, shī‘itët u kanë kushtuar indekse dhe bibliografi me jetëshkrimet e historitë përkatëse. Këto punime tregojnë shkallën e shërbesave që i kanë bërë këta njerëz Sherī‘atit tolerant. Kushdo që i studion ato do të zbulojë se ata janë modele të besueshmërisë e besnikërisë, përzotshmërisë, asketizmit, adhurimit e sinqeritetit në të sjellit e njerëzve më pranë Allahut, të Dërguarit (s), Librit të Tij dhe Imamëve të muslimanëve e vegjëlisë. Lusim Allahun të na e mundësojë neve e juve të përfitojmë nga bekimet e tyre; Ai është më i Mëshirshmi. 

 

Sinqerisht,

Sh